Shumica e Këshilltarëve të Komunës së Koçanit e kanë kthyer emrin e njërës ndër rrugëve qendrore, që disa dekada e ka mbajtur emrin e presidentit të Ish Republikës së Jugosllavisë, Josip Broz – Tito, njofton Portalb.mk. Këshilltarët nga koalicioni i LSDM-së e kanë ndërruar emrin e rrugës në “Marshall Tito” me përkrahje të një këshilltari. Grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së në kohën kur është votuar propozimi, e ka lëshuar seancën e Këshillit. Këshilltari nga LSDM, Bllagoj Sitnovski tha se nuk ka diçka kundër që ndonjë rrugë tjetër në Koçan në të ardhmen ta mbajë emrin VMRO, por nuk duhet që të…
Author: Hamdi Kumanova
LSDM-ja vlerëson se tashmë ka dalë në pah lidhja e fortë ndërmjet anti-perëndimorit Hristijan Mickoski dhe krimeve të mentorit të tij Nikolla Gruevski. LSDM-ja thekson e kryesia e kryesia e partisë opozitare është kundër BE-së dhe NATO-s për shkak se i ndjekin politikat shkatërruese të Nikolla Gruevskit. “Opinioni kuptoi se në cilën pjesë ka anti-perëndimori Mickoski ka fituar pajtueshmëri për shfrytëzimin e ujit dhe tokës për ndërtimin e hidrocentraleve nga Qeveria e Gruevskit, në vitin 2015, në kohën kur ishte këshilltari i tij. Lidhja e fortë midis krimeve të Gruevskit zgjerohet edhe me anëtarë tjerë të Komitetit Ekzekutiv të VMRO-së”.…
Sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski u takua me ambasadoren e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë, Natalia Zadorozhyuk. Thellimi i bashkëpunimit të ndërsjellët të deritashëm, posaçërisht në sferat e migrimit, krimit të organizuar dhe korrupsionit, terrorizmit si dhe lufta kundër ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm ishin tema të këtij takimi. Nga Ministria e Punëve të Brendshme theksojnë se bashkëbiseduesit kanë konfirmuar marrëdhëniet miqësore, besimin, mungesën e çështjeve të hapura ose të diskutueshme midis dy vendeve si dhe bashkëpunim në më shumë sfera që janë në interes të përbashkët.
Gjyqtarja Dobrilla Kacarska e anuloi seancën e sotme për ngjarjet e 27 prillit, për shkak të gjendjes së përkeqësuar të të akuzuarit Sashko Markovski. Ajo pas pauzës theksoi se personat mjekësor e kanë kontrolluar të akuzuarin dhe më pastaj kanë njoftuar se është e nevojshme që ai të dërgohet në spital ku do t’i nënshtrohet incizimeve të rentgenit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kacarska gjithashtu tha se për se seanca e sotme dhe e djeshme kanë zgjatur pak, nga nesër seancat do të zgjasin më gjatë me qëllim të plotësohet ajho që nuk është kryer këto ditë. Në seancën e sotme u…
“Seriozisht kemi intensifikuar aktivitet e shërbimeve inspektoriale dhe në shtator janë shqiptuar 132 gjoba gjatë kontrollorë dhe mbikëqyrjes së kapaciteteve që punojnë me B licencë dhe që janë në kompetencë tonë, gjatë kontrolleve të objekteve ndërtimore, si dhe personave që pandërgjegjshëm kanë trajtuar mbeturinën. Aktivitet vazhduan edhe këtë muaj, dhe deri tani janë në tetor janë shqiptuar vërejtje dhe 137 gjoba”. Këtë e deklaroi kryebashkiaku i Shkupit, Petre Shilegov në seancën e sotme të 20-të të Këshillit të Bashkisë së Shkupit, ku u parashtruan pyetjet e këshilltarëve. Një pjesë e pyetjeve kishin të bëjnë me ndotjen e ajrit dhe aktiviteteve…
Definimi i familjes me një prind pritet vitin e ardhshëm, Në vitin 2019 do të hapet Ligji për familje me qëllim që të intervenohet në të dhe të jepet përkufizim i qartë për atë që paraqet ky konstrukt familjar. Megjithatë, përkufizimi do të jetë pjesë e një procesi më të ndërlikuar i definimit të të të gjitha llojeve të familjeve tjera, të cilat ekzistojnë në praktikë, ndërsa nuk njihen me vendime ligjore. Këtë sot e theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska në tryezën e rrumbullakët “Të drejta të barabarta dhe mundësi për nënat beqare”, në të cilën…
Të gjithë ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, që janë qytetarë të Komunës së Sarajit, janë liruar nga taksa komunale e NKP “Saraj”, në Komunën e Sarajit. Një vendim i tillë është sjellë sot nga Këshilli komunal i Sarajit. Një vendim i tillë ka qenë, premtim i kryetarit të Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, ku edhe ishte pjesë në Programin zgjedhor. Komuna e Sarajit, tani do të krijojë Komision adekuatë që të regjistrojë të gjithë ish-ushtarët e UCK-së dhe të ju shpërndaj vendim që lirohen nga taksa komunale e NKP “Saraj”, në Komunën e Sarajit. Vendimi i tillë ku lirohen ish-ushtarët…
Sekretari i përgjithshëm i Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së dhe deputetja Liljana Zaturovska sot dha dorëheqje në këtë funksion. Paradite dorëheqje parashtruan edhe kryetarja e Unionit të Grave dhe deputetja Daniela Rangallova, e cila shprehu mospajtim me udhëheqësinë aktuale të partisë. “Si sekretare e përgjithshme e emëruar nga kryetarja Rangallova dëshiroj që të shpreh falënderim të madh për besimin që ajo më tha dhe kam dhënë maksimumin tim që ta kryej funksionin në mënyrën më të denjë të mundshme”, shkruan Zaturoska në profilin e saj në Facebook. Ajo theksoi, se jep dorëheqjen e saj nga ky funksion me dëshirën për…
Qeveria e Maqedonisë ka propozuar që deri më 30 qershor të vitit 2019 të vazhdojë gjendja e krizës në kufirin verior dhe jugor, me qëllim që të parandalojë hyrjen dhe transportin e emigrantëve në territorin e Maqedonisë. Nga Qeveria thonë se propozimi për vazhdimin e gjendjes së krizës është dorëzuar në Kuvend, ku tani duhet të shqyrtohet nga komisioni amë dhe të votohet në seancë plenare. “Qëllimi i vazhdimit të vendimit është që të sigurohet vazhdimësi në kryerjen e aktiviteteve nga ana e forcave të Ushtrisë së Maqedonisë dhe forcave të sigurisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme, në funksion…
I akuzuari për ngjarjet e 27 prillit, deputeti tanimë i përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja për shkak të nisjes së procedurës për ndryshimet kushtetuese, Luben Arnaudov, nuk dëshiroi sot të tregojë nëse do të votojë për marrjen e imunitetit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, por tha se nuk është i njohur me tërë këtë rast, njofton Portlab.mk. “Sot jam këtu, në gjykim, nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në Kuvend. Kryetari i Komisionit për Çështje të Imunitetit, Pavle Bogoevski, gjithashtu është i përzier në rastin, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Arnaudov. Deputeti Sasho Vasilevski, i cili…
Kryetari i partisë pro ruse “Maqedonia e Vetme”, Janko Baçev është privuar nga liria dhe është dërguar në bisedë informative në polici. “Për momentin kryetari Baçev është arrestuar nga ana e policisë gjatë shkuarjes së tij në shtabin partiak të partisë Maqedonia e Vetme’, para mbajtjes së mbledhjes së zakonshme të “Maqedonia bojkoton”. Nuk e dimë se në cilin stacionin policor gjendet”, shkruajnë nga kjo parti në faqen zyrtare në Facebook.
Nëpërmjet një konference për shtyp, zëdhënësi i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Naum Stoilkovski tha se “Qeveria nëpërmjet disa forumeve, Komisioneve turpeve koordinuese për pajtim nuk bën asgjë tjetër përveç se tërheqjes së vëmendjes të bëj drejtësi selektive, që thellësisht është padrejtësi e madhe”. Sipas tij propozimi i OBRM-PDUKM-së ishte konstruktiv drejt ulje së ndarjeve në shoqëri dhe se aktrimi i Qeverisë se është për shtet të së drejtës është qesharake duke parë parasysh se Qeveria shkeli Kushtetutën, ligjet pozitive, shtëpinë e demokracisë dhe mendimin e qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni. Stoilkovski ceku se OBRM-PDUKM-ja dorëzoi Ligj për amnisti për ngjarjet 27…

