Me një orë e 15 minuta vonesë, ish-drejtori i UBK-së, Saso Mijalkov i soll nga paraburgimi “Shutkë” për në Gjykatën Penale ku gjykohet për lëndën “Titanikut 2”. Sjellja e ish shefit të DSK-së ishte vonuar sepse të shtunën Mijalkovit ju caktuab edhe 30 ditë paraburgim për rastin “Imperia” ndërsa sot në burg është dërguar urdhëri që Mijalkov të sillet në Gjykatë. Mijalkov, si javën e kaluar ashtu dhe sot u sollën me një furgon për të dënuar, të shoqëruar nga tre automjete policore të mbushura me policë nga forcat speciale. Në sallën e gjyqit, megjithatë, sot ai nuk i ka…
Author: Hamdi Kumanova
Liderët e tri partive opozitare në Parlamentin hungarez në një letër të përbashkët e vlerësojnë si “të turpshëm” vendimin e Qeverisë së Viktor Orban t’i ndajë azil ish kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevskit, transmeton Euraktiv. “Është e papranueshme të kuptojmë nga mediat e huaja se Qeveria hungareze i ka dhënë azil kriminelit i cili kërkohet me urdhërarrest ndërkombëtar”, theksojnë në letrën e përbashkët Bert Alan Tot, kryetar i Partisë Socialiste hungareze, Sabo Timea, bashkëkryetar i Partisë Dialog për Hungarinë dhe Ferenc Gurçani, lider i Koalicionit Demokratik. Të tre partitë në fund të letrës së hapur bëjnë thirrje të tërhiqet azili…
Shërbimi i merimangës nuk e ka ngritur veturën e liderit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, pasi u bë e ditur se vetura është e një partneri të lartë qeveritar, transmeton Portalb.mk. Vetura ishte e vendosur në korsinë e parë para Gjykatës Penale, ndërsa Thaçi me siguri ka menduar se seanca gjyqësore për “Titanik 2” do të mbarojë shumë shpejt. Megjithatë, gjykimi vazhdoi me shumë se pritej, sepse i akuzuari Sasho Mijallkov është sjellë më vonë nga burgu i Shutkës. Thaçi dhe Mijallkov në këtë rast akuzohen për ndikim të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Video: Televizioni 21.
Sasho Mijalkov ende nuk ka ardhë në gjykatë në seancat për lëndën “Titanik” për shkak të procedurave të nevojshme që të dërgohet nga burgu “Shkup” pas caktimit të masës paraburgim prej 30 ditëve për lëndën “Perandoria”. Gjykatësit Ognen Stavrev i kanë premtuar se do të dërgohet në gjykatë. Pritet të sillet Mijallkov në ora 11. “Titanik 2” ka të bëjë me parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale në vitin 2013. Krahas Mijakovit, të akuzuar janë edhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, si dhe ish anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev.
Përgjegjësi për politikën e jashtme në partinë më të madhe opozitare greke Demokracia e Re, Jorgos Kumucakos në intervistë për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA edhe një herë e përsërit qëndrimin e partisë se Marrëveshja nga Prespa është e dëmshme dhe nuk u shërben interesave kombëtare greke, ndërsa “ndryshimet kushtetuese e bëjnë edhe më problematike” dhe shton se nevojiten zgjidhje afatgjata “që do t’i durojnë erërat ballkanike”, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina. “Ne vazhdimisht theksojmë se dëshirojmë zgjidhje për këtë çështje. Por, jo çfarëdo zgjidhje. Historia ka treguar, posaçërisht në Ballkan, se zgjidhjet e këqija janë afatshurta, ndërsa pastaj…
Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, Mbrojtje dhe Forca të Armatosura pranë Senatit të Francës, Christian Cambon, vlerëson se Maqedonia ka rol të rëndësishëm për situatën e Ballkanit, prandaj Franca me vëmendje të madhe i ndjek zhvillimet në vend dhe rajon. “Ballkanit është një nga rajonet që ka histori të trazuar, por mua më intereson të shikojmë në të ardhmen. Në Qeverinë aktuale të Maqedonisë shohim se ka vullnet të vërtetë të integrohet në BE, gjegjësisht të pranohen parimet e tyre, metodat e punës dhe të zhvillohen vlerat e tyre”, thotë Cambon. Senatori francez, si shembull e përmend se…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në pajtim me Ligjin për festa në Maqedoni, 8 Dhjetori – Dita e “Shën Klimentit të Ohrit” është ditë jo pune për gjithë qytetarët e vendit. MPPS përmes komunikatës ju uron këtë festë qytetarëve të Maqedonisë. Ndryshe, kjo do të jetë festa e fundit për këtë vit, ndërsa vitin e ardhshëm 1 janari do të jetë ditë jo pune për gjithë qytetarët.
Prej 19 deri 25 nëntor në Maqedoni janë regjistruar 74 persona të sëmurë nga gripi, që paraqet ulje prej 14.9 për qind në krahasim me një javë më parë (12 – 18 nëntor), kur u regjistruan 87 të sëmurë. Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, numri më i madh i të sëmurve (47) janë të moshës prej 15 deri 64 vjeçare, ndërsa të sëmurit tjerë janë fëmijë deri katër vjet. Numri më i madh i të prekurve nga gripi (12) janë paraqitur nga Qendra për Shëndet Publik në Strumicë. Në sezonin 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot nga Kuvendi duke folur në kuadër të debatit për ndryshimet kushtetuese tha se Maqedonia duhet të definohet edhe si shtet multietnik. “Në fjalimet politike gjithandej e përdorim fjalën shoqëri multietnike, sepse realisht ashtu jemi, por pse mos të jemi shtet multietnik sepse ky është realiteti. Atëherë pse kjo mos të figuroj edhe në preambulën e Kushtetutës, pas fjalës Republika e Maqedonisë është shtet i pavarur dhe sovranë të shtohet fjala dhe shtet multietnik”, theksoi Sela. Është hera e parë që një kërkesë e këtillë është hudhur si propozim në diskutimet rreth ndryshimeve…
Projekti “Shkupi 2014” u paralajmërua si aktivitet ndërtimor i cili do t’ia ndryshojë pamjen qytetit. Megjithatë vetëm 4 vite më vonë, ja çfarë ka mbetur nga ekspansioni i madh ndërtimor. Ky është elementi sekret i përmendoreve të projektit “Shkupi 2014”. Me përmbajte nga polietileni dhe një shtresë e vogël e çimentos, që lehtë thyhet. Nuk është e habitshme që pas disa viteve, materialet e këtij aktiviteti ndërtimor, të dëshmojnë për cilësinë e tyre të dobët. Para disa ditëve “Demi”, në Rrugën Maqedonia në Qendrën e Shkupit mbeti pa bisht. Bishti është thyer por askush nuk reagoi për këtë vandalizëm. Nga…
Ende nuk kemi marrë ndonjë përgjigje nga ministria përkatëse e Hungarisë për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski tha sot ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska shtuar se afati për kthimin e përgjimit ende nuk ka kaluar. “Do të presim, nëse nuk marrin një përgjigje brenda afatit, atëher do të lëshojmë urgjencë, ato janë procedurat standarde. Dua të them se deri më tani Hungaria nuk ka refuzuar të ekstradojë asnjë person. Ekstradimin e fundit e kemi pasur tani në shtator dhe nuk kishte vërejtje, as situatën në burgje, as për zhvillimin e procesit gjyqësor, dhe as që ka ndonjë rrezik në Republikën…
Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se pretendimet për ndërrimin e zëvendëskryeministrit Hazbi Lika dhe ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nuk janë të sakta. “Në një qeveri politike është normale që një parti të tërheqë kuadrot e veta, por për atë duhet të më informojnë mua si mandator. Unë nuk jam i informuar për një gjë të tillë, që do të thotë se pretendimet e tilla nuk janë të sakta”, ka deklaruar Zaev në pres konferencën e sotme. Për Likën, për të cilin në media shpesh kritikohet se aspak nuk paraqitet në punë, Zaev u shpreh se ai vjen në punë,…

