Kryeministri i Qeverisë së RM-së, Zoran Zaev, pas Samitit të kryetarëve të qeverive të shteteve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore dha deklaratë për mediat nga Maqedonia dhe rajoni. Në deklaratën e tij, kryeministri Zaev, Samitin e vlerësojë një mundësi të mirë që këto takime ofrojnë për Maqedoninë e të përsëris pritjen e saj për mbështetjen nga vendet mike, për anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian. “Kërkuam mbështetjen nga vendet anëtare për proceset në BE dhe NATO. Maqedonia theksohet në dritë pozitive për ndërtimin e miqësisë, marrëdhëniet e mira fqinjësore, reformat dhe pritjet…
Author: Hamdi Kumanova
Një gjykatë në Shkup i shqiptoi masën e paraburgimit prej tridhjetë ditësh, ish-drejtoritë shërbimit sekret maqedonas, Vladimir Atanasovski. Ai akuzohet për përfshirje në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të vitit 2017 në parlamentin e Maqedonisë. Zoti Atanasovski, siç transmeton Zëri i Amerikës, u arrestua të martën mbrëma pas dëshmisë së dhënë në gjykatë nga dy vëllezërit Mlladenovski, të cilët drejtuan gishtin kah ish-shefi i shërbimit sekret, si organizator i atyre ngjarjeve. Atanasovski ngarkohet për veprën penale “bashkim me qëllim të veprimit armiqësor”, për çka ligjet e vendit parashikojnë dënim me burg së paku prej katër vjetësh. Prokurorja Vilma Ruskovska…
Në seancën e sotme për rastin “Titanik”, gjykata me kërkesë të PPS, të akuzuarit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati, i ka caktuar paraburgim prej 30 ditëve. Ky është paraburgimi i dytë për Gruevskin në mungesë. Para shtatë ditëve gjykata i shqiptoi paraburgim edhe për rastin “Talir”. Gjykimi i sotëm për lëndën “Fortesa”, filloi me vonesë prej 53 minutave, sipas monitoruesvve të shoqatës “Thjerrëza”, për shkak të vonesës së sjelljes së të akuzuarve Mile Janakievski dhe Kiril Bozhinovski nga burgu hetimor.
Pas skandaleve të fundit në Ministrinë e Ekologjisë dhe ajrit të ndotur që ka kapluar Maqedoninë shkaku i keqmenaxhimit nga ministri Duraku, profesoresha universitare Gjyla Çekiku ka kërkuar nga ministri për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor Sadulla Duraku të jep dorëheqje, shkruan TS. “Sadulla Duraku jep dorëheqje se na mbyte bre burri dheut!!! Kumanova yte dhe Shkupi ku jetoj unë janë qytetet më të ndotura në planet dhe ti rri ministër ende Ministri i Ndotjes së Ambientit, me shëndet të qoftë emri! Ju që bëni miliona duke mbytur qytetarët ju uroj kancerin, edhe pse nuk e kam zakon as hasmin…
Republika e Maqedonisë është e gatshme të vazhdojë t’i udhëheq proceset pozitive në rajon që sjellin stabilitet dhe zhvillim ekonomik, porositi Zoran Zaev në fjalimin e tij në samitin e shefave të qeverive të Nismës së Evropës Qendrore (CEI) në Zagreb, nikoqir i të cilit është kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Në fokus të Samitit janë ndërtimi i stabilitetit, prosperitetit dhe avancimit të bashkëpunimit midis shteteve në rajon, Evropë dhe botë. Në samitin, informojnë nga pres shërbimi qeveritar, marrin pjesë përfaqësues të 18 vendeve anëtare, mes të cilave edhe kryeministri i Shqipërisë dhe i Sllovakisë, ndërsa të pranishëm…
Zëvendës-kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska sot në Bruksel mori pjesë në konferencën për marrëdhëniet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor kushtuar zgjerimit të BE-së, integrimit dhe sfidave nga transformimi i vendeve në rajon. Duke folur para të pranishmëve, Sheqerinska tha se në politikë në rajon shumë gjatë është arsyetimi se çështjet janë të komplikuara. “Kështu ishte edhe me marrëdhëniet e Maqedonisë me Greqinë dhe Bullgarinë, por në vend se të arsyetohemi se është e komplikuar, punuam dhe e ndryshuam ‘status quon-në’. Arritëm ta zgjedhim edhe kontestin që zgjati 3 dekada për shkak të lidershipit dhe guximit nga të dyja…
Shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov gjendet në Bruksel ku po merr pjesë në mbledhjen ministrore të NATO-s. Ai do të ketë takim edhe me homologun e tij hungarez Sijatro, që do të jetë takim i parë të nivelit të lartë mes Shkupit dhe Budapestit pasi që Qeveria e Viktor Orban vendosi ti jep azil politik NIkolla Gruveskit, transmeton Zhurnal. “Ne për fat të keq, edhe Jens Stoltenberg sekretari gjeneral i NATO-s, por në përgjithësi, të gjithë përfaqësuesit e shteteve, në sferën e marrdhënieve ndërkombëtare, nuk kemi shumë hapsira. Unë mendoj se ne duhet të vazhdojmë me gjitha mjetet juridike,…
Dragi Zmijanac nga Ambasada e fëmijëve “Megjashi” kërkon të lëshohen fëmijët në pushim dhe të mos lëshohen në çerdhe fëmijët për shkak se për një muaj kemi grimca PM10, mbi 400, 500, 600. “Kemi secilin fëmijë me probleme të frymëmarrjes, me bronkit. Kjo me të vërtetë duhet të ndalohet”, thotë Dragi Zmijanac duke shtuar se Shkupi bëhet dhomë gazi dhe duke bërë apel të ndërmerren masa për problemin e ajrit, njofton Telegrafi Maqedoni. Në shumicën e qyteteve në Maqedoni ajri mbrëmë ishte tejet i ndotur. Ajri vazhdon të jetë i ndotur edhe sot në një pjesë të madhe të qyteteve…
Pas debatit treditor në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë janë konfirmuar Draft-amandamentet, me të cilat do të bëhen ndryshime të Kushtetutës në pajtim me Marrëveshjen nga Prespa. Me këtë përfundoi edhe faza e dytë e ndryshimeve kushtetuese. Pas miratimit të draft-amandamenteve kushtetuese në Kuvend, propozuesi i ndryshimeve kushtetuese, respektivisht Qeveria duhet të organizojë debat publik prej tre ditëve, pas çka do të ketë dy ditë që të përgatisë raport dhe pestën ditën ta parashtrojë deri te Kuvendi. Presidenti i Kuvendit, Talat Xhaferi pastaj është i obliguar që në afat prej 30 ditëve të caktojë seancë për miratimin final të amandamenteve,…
Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, ka realizuar një takim në Tiranë me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. Në këtë takim kryetari Gashi e ka njoftuar kryetarin e PD-së për zhvillimet më të fundit në Maqedoni, si dhe për rolin konstruktiv që luajnë shqiptarët në procesin e integrimit euro-atlantik të Maqedonisë. Kryetari Basha e ka falënderuar kryetarin e Lëvizjes BESA për këtë vizitë dhe e ka përshëndetur angazhimin e Lëvizjes BESA në mbrojtje të interesit shqiptar në Maqedoni. Të dy kryetarët u dakorduan që takimet e këtilla duhet të intensifikohen dhe se Shqipëria duhet të jetë…
Në fjalimin e tij në Samitin për ndryshime klimatike “COP 24”, që organizohet në Poloni, kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov thotë se “Republika e Maqedonisë është merr pjesë në një nga rajonet më të prekura në botë sa i përket ndryshimeve klimatike”. Republika e Maqedonisë, theksoi kryetari Ivanov, në vazhdimësi e harmonizon mënyrën e raportimit me standardet e Bashkimit Evropian. “Por edhe kjo nuk mjafton. Derisa flas këtu, shumë nga qytetarët e mi frymëzojnë ajrin që është një nga më të ndoturit në Evropë”, tha Ivanov. “Kemi nevojë për vendosjen e një besimit mes politikanëve, shkencëtarëve, sipërmarrësve mësuesve dhe aktivistëve,…
“Arsimi parashkollor nuk ofron kushtet e nevojshme dhe mundësi për pranim dhe zhvillim optimal të fëmijëve. Në mungesë të mekanizmave për identifikim sistematik, evidencë dhe ndjekje të fëmijëve me nevoja të veçanta, në masë të madhe ulen mundësitë për stimulim të hershëm, që e rëndon prezencën e fëmijëve me nevoja të veçanta në kopshte”. Kjo thuhet në raportin e Avokatit të Popullit, që është përgatitur në lidhje me përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta në arsimin parashkollor. Në raport janë përpunuar të dhënat e 58 kopshteve për fëmijë, ndërsa në 39 prej tyre ka edhe fëmijë me nevoja të…

