Author: Hamdi Kumanova

“Qeveria për herë të parë në historinë e Maqedonisë si prioritet strategjik ka vendosur ndotjen e ajrit dhe luftën kundër këtij problemi. Në koordinim me gjitha komunat dhe Shkupin në baza ditore merren masa konkrete që të ulet ndotja e ajrit. Në këtë moment masat janë afatshkurta”. Këtë sot e theksoi zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski, i cili tha se paratë që janë ndarë për menaxhimin me ndotjen e ajrit nuk janë për afat të shkurtë, ndërsa masat që merren çdo ditë, vërehen. “Pajtohemi me qytetarët se gjendje është ashtu siç është, por edhe ne e thithim ajrin e njëjtë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari po ushtron mandatin e tij të dytë si kryetar komune, por pas 5 vite në qeverisje për herë të parë vizitohet nga një ministër maqedonas, shkruan Flaka Të enjten, një delegacion nga Ministria e Transportit dhe Lidhje, udhëhequr nga ministri Zoran Sugarevski qëndruan për vizitë dhe takuan Deharin. “Sot prita në takim pune Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve z.Goran Sugareski, qëllimi i takimit ishte informimi për projektet e realizuara, projektet aktuale dhe mundësitë e bashkëpunimt në të ardhmen”, tha pas takimit me ministrin Sugarevski, kreu i Kërçovës, Fatmir Dehari. Mandati i tij i parë…

Lexo më Shumë

Presidenti Gjorge Ivanov ka hedhur pretendimet se ai kishte përgatitur shpalljen e gjendjes së luftës në mbrëmjes e dhunës në Kuvend më 27 prill. Ai ka vlerësuar se ky pretendim është një përpjekje e dëshpëruar për ta kthyer vëmendjen nga përgjegjësit kryesorë për ngjarjen te presidenti i shtetit. Ivanov ka thënë se kjo çështje është duke u shqyrtuar në gjykatë dhe se shpejt do të mësohet se kush e organizoi dhe e udhëhoqi dhunën në Kuvend.

Lexo më Shumë

Në debatin e sotëm publik për ndryshimet kushtetuese, i cili është i treti me radhë, kanë marrë pjesë ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani. Dimitrov në fjalimin e tij tha se dëmin më të madh nga moszgjidhja e kontestit me Greqinë e ka pasur Maqedonia. Sipas tij, shtetet tjera si SHBA, Rusia, Gjermania, por edhe Greqia nuk kanë pasur asnjë dëm nga kontesti i emrit. Dimitrov ka thënë se Maqedonia akoma nuk është anëtare e NATO-s dhe se është interes i saj që çështja e emrit të merr fund dhe të zgjidhet.…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë ka publikuar draftin e propozim-ligjit për Prokurorinë Speciale, me të cilin pritet të ndryshohen kompetencat e prokurorisë për veprat penale. Deri tani Prokuroria Speciale ka qenë kompetente të hetojë dhe ndjek penalisht veprat të cilat kanë dalur nga përmbajtje e përgjimeve ilegale e komunikimeve mes viteve 2008 dhe 2015, të njohura në opinion si “bomba”. Me propozimin e Ministrisë së Drejtësisë parashihet që PSP të mund të hetojë dhe ndjek penalisht veprat nga presidenti i Maqedonisë, ambasadorë dhe përfaqësues tjerë të jashtëm dhe persona të emëruar nga presidenti, të zgjedhur ose emëruar nga Kuvendi, Qeveria, në gjykata,…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, dje ka vizituar anëtarët e partisë së tij në Kisella Vodë, ku edhe ka realizuar takime me qytetarët dhe simpatizantë të partisë. Ai tha se proceset gjyqësore që për momentin janë kundër VMRO-DPMNE-së, bëhen me qëllim që të fshihen politikat e gabuara të LSDM-së. “Ky gjyqësor Kacarska dhe kjo prokurori Ruskovska, me këto dëshmi të inskenuara, të cilat i shohim çdo ditë kanë për qëllim ta realizojnë projektin për ta shkatërruar VMRO-DPMNE-në. Ata janë të vetëdijshëm se derisa partia jonë merr frymë, karriera e tyre politike vendoset në pikëpyetje”, tha Mickoski. Ai foli edhe për…

Lexo më Shumë

Prej 26 nëntor deri më 2 dhjetor në Maqedoni janë regjistruar 90 të prekur nga gripi, që paraqet rritje prej 21.6 për qind në krahasim me një javë paraprake. Siç njofton Instituti për Shëndet Publik, numri më i madh i të sëmurëve nga gripi (63) janë të moshës prej 15 deri 64 vjeçare, ndërsa të tjerët janë fëmijë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Këtë javë numri i të sëmurëve është nga 16 njësi rajonale, ndërsa në tre njësi numri i të prekurve nga gripi ka qenë nën 10 persona. Numri më i madh i të prekurve (18) janë nga Strumica, ndërsa në…

Lexo më Shumë

Paga më të larta për mjekët specialist për 10% nga janari i vitit 2019 dhe një shtesë prej 5% duke filluar me pagesën e pagës së shtatorit në vitin 2019. Në shtator të vitit 2019 do të rriten pagat edhe për të gjithë punëtorët shëndetësor. Kjo është e parashikuar në Propozim-buxhetin për vitin 2019, që është në debat në Komisionin e Kuvendit të Maqedonisë. “Kemi problem real në shëndetësi në mungesën e kuadrove. Për këtë qëllim këtë vit dhe vitin e ardhshëm parashikuam rritjen e pagave të punëtorëve shëndetësorë, me rritje prej 10% të specialistëve. Kur të punësuarit janë mirë…

Lexo më Shumë

Prokurorja Lile Stefanovska në seancën e sotme për rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike për parregullsitë zgjedhore, lexoi rreth 20 sms porosi midis të akuzuarës Gordana Jankulloska dhe ish-ministrit të Financave Zoran Stevreski, në të cilat ata bisedojnë për pagesën e subvencioneve, pensioneve, denacionalizimit dhe pagave, në prag të zgjedhjeve në vitin 2011. Në njërën prej mesazheve, Jankulloska i ankohet Stavreskit “kam një lutje në Kumanovë nuk janë paguar subvencionet dhe nëse do të kishte mundësi më shpejtë të paguhen”, në çka Stavreski është përgjigjur se “dikush duhet të kontrollojë, kam lista me subvencione që nuk kanë marrë, por mi…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, pas takimeve në NATO ka thënë se pret që Maqedonia të jetë anëtare e plotë e Aleancës në verën e vitit 2020 dhe se anëtarësimi do të thotë garanci për kufijtë e saj. “Nga vitit 1993 treguam se dëshirojmë të jemi pjesë e NATO-s, me deklaratën e parë nga Kuvendi i Maqedonisë. Duhej të anëtarësoheshim në vitin 2008, por kanë kaluar 10 vite dhe përfundimisht e kemi larguar problemin dhe dallimet me Greqinë rreth emrit dhe kjo është e rëndësishme për ne si dhe për rajonin”, tha Dimitrov, Ai sot ka marrë pjesë…

Lexo më Shumë

Maqedonia dhe Greqia përfundimisht arritën konsensus për zgjidhje të kontestit për emrin. Nëse marrëveshja është i mirë për njerëzit në dy vendet, kuptohet që do të jetë i mirë edhe për rajonin por edhe për mua, theksoi sot në Tokio, ish-përfaqësuesi i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për ish-Jugosllavi, Jasushi Akashi. Diplomatin japonez, i cili është angazhuar si përfaqësues special i KB-së gjatë luftës në Jugosllavi, në takim me gazetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske të raportuesit të MIA-s nga Tokio, theksoi se shtetet e rajonit përfundimisht duhet ta arrijnë shkallën e…

Lexo më Shumë

Procesi i pajtimit në drejtim të integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë ka marrë mbështetje të fuqishme nga kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian,  Dejvid Mekalister dhe eurodeputeti Knut Flekenshtajn, të cilët sot patën takim me kryetarin e Kuvendit  Talat Xhaferin, nënkryetarët, koordinatorët e grupeve të deputetëve dhe grupin e pavarur të deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Siç deklaroi Emilija Aleksandrova nga grupi i pavarur të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, nga eurodeputetët dhe euroambasadori samuel Zhbogar i cili i ka shoqëruat, kanë marrë  inkurajim dhe drejtime për vazhdimin e drejtimit në të cilin po lëvizin. “Për ne…

Lexo më Shumë