Gjykimi për ngjarjet e 27 prillit dhe “Monstrës” që duhej të mbaheshin në ora 10:00, sot u anuluan për orën 11:00 për shkak të defekteve në objektin e ri të Gjykatës Penale Shkupi 1. Më shumë se gjysmë ore pas terminëve të caktuara për fillim të seancave gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit dhe “Monstrës”, të akuzuarit, avokatët e tyre dhe gazetarët që i ndjekin gjykimet ishin lënë të presin në temeperaturat e iulta jashtë dyerve të objektit të ri të Gjykatës Penale. Deri në ora 10:40 nga gjykata thanë se bëhet fjalë për problem teknik dhe për këtë shkak…
Author: Hamdi Kumanova
Seancë e re për vrasjen e pesëfishte në Liqenin e Smilkovës më 12 prill të vitit 2012 vijon sot me marrjen në pyetje të mjekëve të mjekësisë ligjore. Familjet e viktimave njoftuan se nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme, për shkak se ajo është shumë e rëndë për to dhe nuk do të mund t’i ndjekin dëshmitë e mjekëve ligjorë. Në seancën e kaluar dëshmuan ekspertë nga MPB-ja, që kishin kryer analiza dhe hetime të materialeve të lëndës. Për vrasjen e pesëfishtë te liqeni i Smilkovës, ku u vranë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski…
Hamdi Nuhiju Protestat e studentëve e kanë nxjerr nga shpella kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për të komunikuar me opinionin dhe studentët për gjetjen e një zgjidhje të përhershme për problemet e tyre. Është e habitshme kjo ftesë reflektimi e kryeministrit kur dihet tashmë se ai në momentet e para të njëjtit i quante ngelësa, ose siç dikur UCK-të tona, disa shqiptarë, sllavë dhe perëndimor i quanin ushtri terroriste. Protestave të studentëve i paraprinë protestat e banorëve në Unazën e Re në Tiranë si dhe problemi i një demokracie jo funksionale me mungesën e opozitës në Parlament. Tashmë u bë…
Lideri i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis tha se njohja e gjuhës maqedonase dhe e kombësisë maqedonase është një koncesion kombëtar që nuk ishte bërë nga ndonjë qeveri e mëparshme. Mitsotakis tha se ata kishin paralajmëruar tashmë për “rreziqet e mëdha që fsheh nënshkrimin i marrëveshjes problematike e Prespës”, njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina. “Ne thamë se njohja e gjuhës maqedonase dhe e kombësisë maqedonase është një koncesion kombëtar që nuk ishte bërë nga ndonjë qeveri e mëparshme. Thjesht, Tsipras tha “po”, ku të gjithë më parë thamë “jo”. Aty ku Konstantinos Mitcotakis tha “jo”, ku Kostas Karamanlis tha…
SHKUP -Dy kirurgët shqiptar nga Maqedonia, të dielën më 13 janar, 2019 , do të qëndrojnë në Saraj të Shkupit, për të kryer “Syneti Falas” si vitin e kaluar, njofton portali, AMERIKA-RADIO SHQIPTARE me seli në Shkup. Njoftohën të gjithë familjarët e qytetit të Shkupit, Kumanovës dhe komunës Saraj, Cair, Studenican, Haracinë se më datën 13 janar 2019 (ditën e diel) do të bëhët synetia falas sikurse edhe në vitin e kaluar nga dy kirurgët shqiptar me përvojë 15 vjecare. Synetia do të bëhët tek Ambulanta private duke filluar nga ora 10:00 deri në orët e mbremjës. Të interesuarit mund…
Bullgaria nuk ka kërkuar ndihmë nga autoritetet e Maqedonisë në hetimin për shitjen e pasaportave bullgare, tha kryeministri Zoran Zaev para gazetarëve bullgar në Lisbonë, ku ka marrë pjesë në Kongresin e PES-ë. “E kemi të qartë se shumë maqedonas kanë marr pasaporta bullgare dhe ne kemi bullgarë në Maqedoni. Nuk e kemi problem, por nëse diçka është ilegale, Bullgaria do të reagojë në lidhje me të”, tha Zaev.
Drejtori i Institutit për Historinë Kombëtare, Dragi Gjorgiev tha se kur do të bisedohet për temat më të ndjeshme me palën bullgare do të mund të na dalin probleme. “Si do të përparojë procesi i negociatave dhe kur të arrijmë në ato lëndë më të ndjeshme siç është shekulli i 19-të, kryengritja e Ilindenit, Lufta e Dytë Botërore, do të ketë probleme”, tha Dragi Gjorgiev. Ai shton se janë krijuar komisione të tilla për të kapërcyer probleme të tilla, por thekson se është vetëm për tekstet shkollore, meqë komisioni nuk hyn në historiografinë zyrtare akademike. “Kjo nuk është puna e…
Marrëveshja e Prespës është e vetmja punë e mirë në këtë moment në Evropë, thotë eurodeputeti grek nga radhët e “SYRIZA”, Stoil Kouloglou në një intervistë me agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA, njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina. “Shumica e gjërave që po ndodhin në Evropë janë të këqija: Brexit, protestat në Francë, dobësimi i Merkelit, rritja e së djathtës ekstreme. I vetmi lajm i mirë që ekziston në këtë moment në Evropë është marrëveshja e Prespës, e cila në njëfarë mënyre stabilizon situatën në Ballkan”, thotë Kouloglou. Eurodeputeti grek tha se marrëveshja e Prespës do të ratifikohet në Kuvendin…
Në prani të përfaqësuesve të lartë të institucioneve shtetërore rumune, senatorë, deputet, përfaqësuesve të Shoqatës së maqedonasve në Rumani dhe të ftuarve të tjerë përfaqësuesve të pakicave të tjera kombëtare, së bashku me delegacionin maqedonas të udhëhequr nga ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë përgjegjës për diasporën Edmond Ademi u festua “Dita e gjuhës maqedonase në Rumani”, në ambientet e Klubit Diplomatik në Bukuresht. Në këtë eveniment me fjalim u drejtuan deputetja përfaqësuesve të komunitetit maqedonas në Parlamentin Rumun, Marina Venera Popesku, Ministri Edmond Ademi, ish-Ministri i drejtësisë dhe Punëve të jashtme të Rumanisë dhe Senator aktual, Titus Corlatean,…
Kryeministri Zoran Zaev në Lisbonë, në kuadër të vizitës dyditëshe në Portugali dhe pjesëmarrjes së tij në Kongresin e PES-it, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për disa mediume të huaja shprehu bindje se procesi inkluziv në Parlament dhe debatet publike do të arrijnë të sigurojnë shumicë prej dy të tretave për miratimin e ndryshimeve kushtetuese të cilat janë obligim nga Marrëveshja e Prespës. “Deri më tani siç lëvizin gjërat, përmes një procesi interaktiv në vetë Parlament, besoj se do të mblidhen forca të sigurohet shumicë e dy të tretave siç u sigurua mu në fillim, në mënyrë që…
Sot në Tetovë do të mbahet Konferenca e parë e Asamblesë së Femrës pranë Aleancës për Shqiptarët, për zgjedhjen e kryetares dhe organeve tjera të këtij forumi partiak.ASH vlerëson se ndryshimi i skenës politike do të fillojë nga vetë ndryshimi i organizimit partiak politik, duke sjellur risi në organizimin partiak, duke i dhēnë subjektit një forcë progresive siç eshtë roli i femrës jo kozmetik, por real dhe kyç në hartimin e politikave dhe implementimin e strategjive politike programore, në interes të kombit dhe të organizimit politik.Në këtë organizim partiak do të flas edhe kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, që siç…
Qeveritarët aktual vazhdojnë të shijojnë luksin e pushtetit duke rinovuar zyrat e tyre të punës, por edhe komoditetet e tjera. Një nga ta është edhe drejtori i ri i Drejtorisë për sigurimin e informatave të klasifikuara, Stojan Slaevski. Sipas portalit Infomax, ai pak kohë pasi që është ulur në kolltukun e drejtorit menjëherë ka porositur makinën e re xhip Hundai Tukson me një vlerë prej mbi 20 mijë euro. Tenderi për blerjen e makinës është shpallur edhe në Byronë për furnizime publike, por edhe marrëveshjet e publikuara. Slavevski siç shkruajnë portalet maqedonase është kryetar i këshillit për siguri të Partisë…

