Kryeministri Zoran Zaev, sot është takuar me përfaqësuesit e diasporës nga Maqedonia në Itali, Zvicër, Luksemburg, Gjermani, Slloveni, Kroaci, SHBA, të cilët kanë shprehur mbështetje për politikat qeveritare për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE, kumtojnë nga Qeveria, njofton Portalb.mk. Në takim është biseduar për më shumë çështje aktuale, në mesin e të cilave edhe për rëndësinë e referendumit për çështjen e emrit që do të mbahet më 31 shtator të këtij viti. “jam i sigurt që në referendum do të konfirmohet vendimi për ardhmërinë euro-atlantike të Maqedonisë, i cili do të sjellë edhe jetë evropiane në Maqedoni dhe stabilizim…
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria e Bullgarisë miratoi draft programin për bashkëpunim në fushën e kulturës në mes Ministrisë për Kulturë të Republikës së Bullgarisë dhe Ministrisë për Kulturë të Republikës së Maqedonisë për periudhën e viteve 2018-2021, deklarojnë nga konferenca për shtyp e qeverisë. Bashkëpunimi kulturor në mes të dyja vendeve më vetëm se është e rregulluar me marrëveshjen në mes të dyja vendeve, e nënshkruar në Shkup më 15 maj të vitit 2000, si dhe në frymën e marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim në mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë e nënshkruar më 14 shkurt të vitit…
Në prag të referendumit që duhet të mbahet më 30 shtator, Maqedonia prap po ballafaqohet me të njejtin problem sikurse në gjitha ciklet e kaluara zgjedhore, transmeton Zhurnal. Votues fantom dhe persona të vdekur prap ishin në Listën zgjedhore ndërsa lista e papastruar mund të ketë ndikim negativ në referendumin e ardhshëm, thotë Xhabir Deralla nga “Civil” për javoren Fokus. “Numri i fantomëve dhe të vdekurve në listën zgjedhore nuk dihet, me shumë mundësi edhe nuk mund të dihet duke pasur parasysh gjendjen e keqe të këtij dokumenti. Kur do të dihet ai numër, do të jemi në gjysmë të…
Ministri i Punëve të Jashtme (MPJ) Nikolla Dimitrov porositi se nuk mund të bëhet krahasim mes Revolucionit të larmë dhe lëvizjes “Bojkotoj”, pasi thotë ai, “bojkoti i referendumit është thirrje për ikje nga përgjegjësia”. “Revolucioni i larmë është etje për përgjegjësi në situatë të krimit të zbuluar publik. Kur dështuan institucionet, qytetarët morën përgjegjësi, duke kërkuar drejtësi. Bojkotoj është thirrje për papërgjegjësi, ikje nga përgjegjësia, mospasje zë për të ardhmen e vet dhe të Maqedonisë, të korrigjuar para udhëkryqit historik…”, ka shkruar Dimitrov.
Qeveria në seancën e ardhshme do të sjellë plan-program konkret për zhvillimin e gjithë fushatës për referendumin, përfshirë edhe për mjetet që shpenzohen për atë qëllim, deklaroi sot zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha. Qeveria gjatë gjithë fushatës do të jetë transparente, theksoi Hoxha, duke shtuar se Qeveria i ka angazhuar të gjitha ministritë dhe organet tjera të administratës shtetërore, në afat prej tre ditëve deri te Ministria e Financave të parashtrojnë informacion për mjetet që i kanë në dispozicion, e të cilat do të mund të konvertohen për fushatën për referendum. Zëdhënësi qeveritar tha se gjatë përgatitjeve të plan-programit për…
Gjatë ditëve të fundit në Klinikën “Zhan Mitrev” në Shkup kanë ndodhur dy raste jo të hijshme, në të cilat janë djegur palmat e vendosura në oborrin e Klinikës. Në dy rastet e ndara, një grup i personave të rinj në orët e vona të natës kanë ndezur palmat të cilat kanë qenë të mbjellura rreth parkingut dhe në kopsht, përcjell Telegrafi Maqedoni. https://youtu.be/bNDvPphRzhQ Nga Klinika “Zhan Mitrev” informojnë se rasti i parë është regjistruar të shtunën (11/08/2018) në orën 01:30, ndërsa rasti i dytë të mërkurën (15/08/2018) në orën 02:30. “Incidentet janë regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe do…
Sot në arenën për trajnime ushtarake Krivollak, ushtria e SHBA-ve për Evropën ka realizuar trajnime të përbashkëta me Ushtrinë e Maqedonisë. Në këtë trajnim kanë marrë pjesë edhe zv.ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoni, Micaela Schweitzer-Bluhm, e cila tha se SHBA-të dhe Maqedonia kanë bashkëpunim të shkëlqyer në sferën e mbrojtjes. “Është mundësi e mirë të shohim ushtarët e SHBA-ve duke trajnuar së bashku me ushtarët e Maqedonisë. Dua të falënderoj Armatën e Maqedonisë për mbështetjen e ushtrisë sonë. Kemi bashkëpunim të shkëlqyer mes SHBA-ve dhe Maqedonisë. Bashkëpunimi mes NATO-s dhe Maqedonisë është i shkëlqyer dhe ne do të bëhemi më…
Komuna e aerodromit nga ky vit do të fillojë të shpërndajë ndihmë financiare nga 3.500 denarë për nxënësit e klasës së parë të regjistruar në shkollat fillore të territorit të saj. Për këtë qëllim, Komuna ka ndarë rreth 2.800.000 denarë nga buxheti i saj për 800 nxënës së klasës së parë. Formulari i aplikimit për shpërndarjen e ndihmës financiare për familjet që kanë regjistruar fëmijët e klasës së parë të vitit 2018/2019 në rrethinën e komunës së Aerodromit mund t’i ngrenë në Komunë ose merren nga faqja e internetit. Kërkesat mund të dërgohen çdo ditë pune nga ora 9 deri…
Gjenerata e specializantëve privat 2018, janë nënshkruar në letrën e hapur të dërguar deri te kryeministri Zoran Zaev, duke theksuar se Qeveria nuk e ka plotësuar premtimin që t’u japë rrogë nga maji i këtij viti, ashtu sikur që u ndan specializantëve tjerë, njofton Portalb.mk. Ata thonë se janë të diskriminuar dhe janë të obliguar që të mendojnë për ta lëshuar shtetin. “Në panel diskutimin e organizuar nga disa asociacione të specializantëve, ashtu sikur edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria më 11 korrik, ju kryeministër premtuar se “që nga ky muaj do të marrin rrogë edhe ata që janë paraqitur…
Është joserioze që mos të ketë qëndrim për çështjet më të rëndësishme për të ardhmen e vendit dhe qytetarët, vlerësojnë nga partia në pushtet LSDM. “Tani referendumi është para neve, kur është siguruar anëtarësimi në NATO dhe BE me praninimin e identitetit maqedonas, Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk kanë qëndrim të qartë. Është koha që OBRM-PDUKM më në fund të tregojnë se për çka janë dhe të sqarohen për referendumin. Nëse janë për të ardhmen e Maqedonisë në BE dhe NATO duhet t’u bëj thirrje anëtarëve të OBRM-PDUKM-së që të dalin në referendum dhe të zgjedhin të ardhmen”.
Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme ka miratuar vendim që të zbatojë fushatë të interesit publik për referendumit të bazuar në parime të objektivitetit, transparencës dhe llogaridhënies, informojnë nga shërbimi informativ i Qeverisë, njofton Portalb.mk. Këshilltari qeveritar për integrime euro-atlantike, Bojan Mariçiq, ka paralajmëruar se pas mbarimit të pushimeve verore fushata do të jetë e intensifikuar dhe do të shfrytëzohen të gjitha metodat e qasshme, në pajtueshmëri me ligjin për referendum dhe interesin e definuar publik. Fushata, ashtu siç informojnë nga Qeveria, do të udhëhiqet në pajtueshmëri me standardet për komunikime publike të interesit publik dhe relevancës, në mënyrë objektive…
Me rastin e gjashtë vejtorit të vdekjes së ish liderit të Partisë Demokratike Shqiptare, Arbër Xhaferi, Menduh Thaçi ka kryer homazhe te varri i tij, njofton Portalb.mk. “Kyetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, sot në gjashtë vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të PDSH-së Arbën Xhaferri, bëri homazhe tek varri i tij në varrezat e qytetit në Tetovë”, thuhet në kumtesën e PDSH-së.

