Author: Hamdi Kumanova

Rezultatet nga zbatimi i Planit operativ për punësim dhe pilot programin Garanci për të rinj do të prezantohen sot në një konferencë për shtyp në Qeveri, transmeton Mia. Siç kumtuan nga pres-shërbimi qeveritar, për realizimin e planit operativ dhe pilot programit do të flasin ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Casrovska dhe drejtoresha e Agjencisë për punësim e Republikës së Maqedonisë, Biljana Jovanovska.

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Lubço Georgievski në kolumnën e publikuar në BGNES thekson se kreu politik dhe shtetëror bullgar zhvillon politikë tërësisht joparimore lidhur me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, në lidhje me deklaratën e tij të paradokohshme se Kryengritja e Ilindenit është maqedonase. Thekson se ai personalisht në periudhë prej rreth tre dekada ka tentuar që në Maqedoni të sjellë qasje të re ndaj politikës bullgare, por edhe të iniciojë lexim të ri të historisë së Maqedonisë për marrëdhëniet me popullin bullgar. “Në këto 28 vite kritikat më së shumti i kisha të orientuara drejt mitologjive maqedonase, gënjeshtrave dhe fobive historike. Në…

Lexo më Shumë

VMRO DPMNE-ja opozitare kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe drejtores së Klinikës së hematologjisë, Irina Panovska. Kjo e fundit, sipas VMRO-DPMNE-së, i ka ndarë kompanisë së të atit të saj tender prej 3 milion eurosh. Opozita nuk konteston faktin se kompania familjare “Dr.Panovski” mund të punojë në sferën e vetë, por thekson se në këtë rast ka konflikt të qartë të interesave. Venko Filipçe dhe Irina Stavridis Panovska duhet të ikin nga funksionet. Është e paparamendueshme në institucion publik t’indajë tender me konfliktit të qartë të interesave kompanisë së babait të drejtoreshës aktuale, në të…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, sot ka pritur në takim udhëheqësinë e re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), me të cilët kanë diskutuar për referendumin e 30 shtatorit për marrëveshjen me Greqinë. Zaevi në takim ka thënë se referendumi është detyrim i karakterit shtetëror, duke shtuar se gjitha institucionet janë të detyruara të bashkëpunojnë me KSHZ-në, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Edhe Qeveria do të jetë në dispozicion në nivel parimor, në pajtim me ligjet, që të sigurojë realizim të nevojave ligjore të KSHZ-së dhe atë do ta bëjmë. Gjithë kemi përgjegjësi profesionale që të kryejmë detyrat tona”, tha mes tjerash…

Lexo më Shumë

David Kanin, profesor për Studime Evropiane në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington thotë se historia e Evropës është një histori e ndryshimit të kufijve. Por në këndvështrimin e tij, debati i rihapur për këtë temë është dytësor dhe çështja më e rëndësishme është ajo e sovraniteti të Kosovës, që do të mbetet e hapur përsa kohë nuk njihet nga Serbia dhe nga pesë anëtarët e BE-së që nuk e kanë pranuar pavarësinë e saj. Zëri i Amerikës: Zoti Kanin, ju jeni mes ekspertëve që e njohin rajonin që e kanë ndjekur me vëmendje diskutimin e rihapur për shkëmbim territori, ndryshim kufijsh,…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, sot ka marrë pjesë në festën qendrore të 18 Gushtit – Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë, që u mbajt para Ministrisë së Mbrojtjes. Ai ushtarëve ju tha se mbrojtja e vendit është një nga detyrat më të rënda, më me përgjegjësi, por edhe më krenarja, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nuk ka ushtarë më të mirë se ata të Maqedonisë. Është nderi im të jem komandanti juaj. Ju them si komandant se nga shtetet e huaja kam dëgjuar vetëm lavdërime për ushtrinë tonë. Edhe pse Maqedonia akoma nuk është në NATO, ushtria e saj është…

Lexo më Shumë

Në poligonin për stërvitje në Krivollak nuk përdoret municion me uranium të varfëruar. Fotografitë që janë publikuar në disa prej portaleve janë lajme të rreme tipike, qëllimi i të cilave është përhapin panik dhe të shkaktojnë rezistencë te qytetarët ndaj NATO-s, thonë nga Ministria e Mbrojtjes. Ekspertë nga Ministria thonë e deri tani në poligonin e armatës Krivollak në asnjë rast nuk është përdorur municion me uranium. Për stërvitjen e fundit të kryer me forcat e armatosura të SHBA-së, është përdorur municion për mitraloz me kalibër 12,7 mm. Bëhet fjalë për  plumb të mbështjellë me bakër. Bakri, për shkak ngjyrës…

Lexo më Shumë

Tomi Kepevski nga OBRM-PDUKM sot në konferencë për shtyp tha se pushteti po godet xhepin e të rinjve. Sipas tyre, shfuqizimi i biletave të lira është dëm i drejtpërdrejtë ndaj të rinjve. “LSDM premtoi kushte më të mira për të rinjtë, ndërsa gjithë ajo që bëjnë është të kthejnë shtetin në të kaluarën. Në vend që qeveria të motivojë për destinacione të reja, ajo kërkon mënyra për të ndaluar ato ekzistuese”, tha Kepevski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai shtoi se kompania Wizz Air gjatë një viti ka bartur mbi 1 milionë udhëtar në Maqedoni, me çmime të lira dhe se ndalimi…

Lexo më Shumë

Për një vit Republika Maqedonisë nga shteti i izoluar u bë partner i besimit të NATO-s, fqinjëve dhe aleatëve, kështu deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sekerinska me rastin e shënimit të ditës së Armatës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk. “Para një viti u paraqita para jush me rrethana të tjera – armatë të lënë pas dore, reforma të ngadalësuara, buxhet të përgjysmuar për ARM-në si dhe pjesëtarët e saj të lënë pas dore. Sot përfundimisht mund t’i definojmë reformat mbrojtëse që ta sigurojmë anëtarësimin e merituar në NATO”, tha Shekerinska. Por, sipas saj, edhe pse një vit nuk mjafton që të…

Lexo më Shumë

Gjenerali Vasko Gjurçinovski, sot me dekret të presidentit Gjorge Ivanov, është emëruar shef i ri i Shtapit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë. Emërimi i Gjurçinovskit është bërë në kuadër të festimit qendror të Ditës së ARM-së, ku morën pjesë krerët shtetëror dhe ushtarak. Gjurçinovski vjen në vend të shefit të deritanishëm Metodija Veliçkovski, të cilit i përfundoi mandati trevjeçarë.

Lexo më Shumë

Mbi një mijë shtetas të Maqedonisë të cilët jetojnë jashtë vendit janë paraqitur që të marrin pjesë në referendumin e ardhshëm të vjeshtës. Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) pritet që sot në seancë të zgjedhë anëtarë të këshillave zgjedhorë, të cilët do ta zbatojnë votimin në diasporë. Deri dje në KSHZ kishte gjithsej 990 paraqitje nga qytetarë për votim në përfaqësitë diplomatiko-konsullare të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit. Prej tyre, 965 paraqitje janë pranuar, 23 janë refuzuar, ndërsa të tjerat janë në përpunim. Numri më i madh i paraqitjeve janë dorëzuar për votim Bern – 83, në Londër – 77, në…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale po vazhdon ti lëshojë bisedat e përgjuara mes ish kreut të VMRO DPMNE së gjatë organizmit të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2011, raporton SHENJA. Siç dëgjohet në bisedat e deritanishme, VMRO DPMNE kalkulon se si ta përpilojë listën e kandidatëve dhe si të mobilizojë diasporën për të votuar pasi që ka interes shumë të ulët. Siç dëgjohet në biseda, diaspora ka patur vetëm 200 votues maqedonas dhe 50 shqiptar kështu që ish partia në pushtet duhej të gjejë modalitete për të fituar më shumë vota. Bisedojnë kryesisht ish kryeministri Nikolla Gruevski, dhe ish ministrat Gordana Jankullovska dhe Mile…

Lexo më Shumë