Çdo kandidat për deputet, kryetar komune ose këshilltar i VMRO-DPMNE-së do të duhet që ta deponojë dorëheqjen përpara marrjes së funksionit. Dorëheqja do të aktivizohet nëse largohet në parti tjetër ose do të bëhet i pavarur. Kjo është njëra ndër zgjidhjet e mundshme për mbajtjen e lojalitetit të partisë me Statutin e ri të partisë, në të cilin komitetet komunale kanë më shumë vërejtje. Sipas Statutit të ri, nuk do të lejohet që brenda partisë të krijohen fraksione, njofton Portalb.mk. Burimet partiake brifojnë për “Telma” se për shqiptimin e masave disiplinore do të vendos Gjykata Partiake e Nderit, ndërkaq do të…
Author: Hamdi Kumanova
ODIHR do ta ndjekë referendumin me 270 vëzhgues. Misioni i ODIHR-së për vlerësim të nevojës për vëzhgim të referendumin ka rekomanduar mision vëzhgues, të përbërë prej 20 vëzhguesve afatgjatë dhe 250 afatshkurtër, njofton Portalb.mk. Misioni për vlerësim i ODIHR-së, i cili javën e kaluar ishte në vend, në raport thekson se do t’i kushtojnë kujdes – para se gjithash kornizës ligjore, zbatimit të referendumit dhe ditës së votimit, fushatës, raportit financiar, por edhe mbulimit mediatik. Në raport, në pjesën e kontekstit politik, qëndron se Marrëveshja me Greqinë për emrin ende është lëndë e diskutimit të madh dhe kontroverseve të shumta. Ata…
VMRO-DPMNME dhe Hristijan Mickoski ende nuk kanë qëndrim të qartë për çështjet kyçe për interesat nacionale të shtetit dhe qytetarëve. Atë e tregon marrëdhënia jo-serioze e VMRO-DPMNE-së ndaj qytetarëve dhe ndaj shtetit. Bien në ujë gënjeshtrat dekadëshe të VMRO-DPMNE kur flisnin për referendumin de të drejtën që qytetarët duhet ta japin fjalën e fundit për drejtimin në të cilin lëvizë shteti, thuhet në kumtesën e LSDM-së, njofton Portalb.mk. “Tani kur referendumi pritet që të ndodh, dhe është siguruar anëtarësim në NATO dhe BE me pranim të identetitetit maqedonas, Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk kanë qëndrim. Për çështjet më të rëndësishme për ardhmërinë…
Ministri i diasporës, Edmond Ademi në kuadër të takimit me mërgimtarët që u mbajt në Rostushë ka thënë se një numër i madh i mërgimtarëve në komunën Mavrovë- Rostushë japin kontribut të madh në zhvillimin e kësaj komune rurale. “Në kohën e fundit rritet edhe numri i mërgimtarëve që investojnë në vendlindje. Qeveria e Maqedonisë u jep mbështetje të fuqishme të gjithë mërgimtarëve të cilët do të investojnë në atdheun e tyre”, ka thënë Ademi, transmeton Medial.mk. Ai ka ftuar mërgimtarët të japin kontributin e tyre në pjesëmarrjen në referendum që do të mbahet në 30 shtator. “Ne kemi diasporë të…
Disa pika në lidhje me referendumin janë në rend dite në seancën e katërt që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do ta mbajë sot. Anëtarët e KSHZ-së do të rishikojnë propozim-vendimin për ndryshim të planit vjetor për nevojat e përgjithshme për shpalljet publike në vitin 2018 të KSHZ-së për referendimin, ndarjen e mjeteve për harxhimet e transportit për Komisionit Komunale Zgjedhore, si dhe rishikimin e informacionit për rrjedhën e paraqitjes së qytetarëve për votim nga diaspora, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në rend dite gjithashtu do të jetë edhe kërkesa për mosranim të kryerjes së detyrës së kryetarit, zv.kryetarit, anëtarit dhe zv.anëtarët të…
Edhe pse qyteti i Tetovës me rrethinë ka mbi 100.000 mijë banorë, transporti publik ende mbetet një ndër premtimet e parealizuara për këtë komunë, edhe pse kryetarja Teuta Arifi për dy mandate me radhë premton se kjo çështje do të zgjidhet, shkruan Portalb.mk. Pas refuzimit të Qeverisë për dhënien e autobusëve Komunës së Tetovës dhe pas deklaratës së kryeministrit, Zoran Zaev se nuk mund të japin autobusë se taksistët do të ngelin pa punë, nga Komuna e Tetovës janë duke menduar një zgjidhje alternative, edhe atë duke në premtuar partneritetit publiko-privat të linjës së autobusëve brenda në qytet. “Është një alternativë partneriteti publiko…
Institucionet shtetërore kanë hapur konkurse punësimi për më shumë se 200 persona. 125 të punësuar kërkohen nga Armata e Maqedonisë, Regjistri Qëndror ka hapur konkurs për 34 vende të reja pune, Enti Shtetëror i Statistikës, 22 vende, Arkivi Shtetëror 9 vende, Shërbimet në Qeveri 8 vende, Radio televizioni i Maqedonisë 7 vende, Ministria e Arsimit 3 vende të reja pune. Të gjitha konkurset mund ti gjeni në faqen zyrtare të Agjencisë për Administratë. Por megjithëse konkursi është i hapur, vërehet mungesë e interesimit të të paraqiturve në konkursin për punësime në Radio Televizionin e Maqedonisë. Aktualisht me këtë konkurs, në…
Qeveria e Maqedonisë ka bërë të ditur se fushata për referendumin do të ketë më shumë karakter informativ sesa që do të jetë e orientuar që të binden qytetarët të votojnë pro. Njohësit e çështjeve politike thonë se për të qenë i suksesshëm referendumi, sfidë do të jetë arritja e pragut të daljes në votim prej 50 për qind të votuesve, sasa bindja e qytetarëve për të votuar pro. Në listën zgjedhore të Maqedonisë janë të regjistruar 1 milion e 800 mijë votues. Ndërkohë që ekspertët në vazhdimësi kanë theksuar se ky numër është joreal për një shtet që ka 2 milionë…
Tashmë tre javë banorët e fshatit Bukoviç të komunës së Sarajit kanë mbetur pa pikën e ujit kur temperaturat janë ngritur edhe mbi 35 gradë celsius. Të dëshpëruar nga gjendja e krijuar në fshat ata thonë se janë të detyruar të bëjnë kilometra për tu furnizuar me ujë. Përveç se bartin ujë me makinë, banorët e Bukoviçit janë të detyruar që shishet me ujë ti bartin në dorë ose me karrocë, njofton Alsat M. Sinkron: banor “Kalova një kilometër me mbushë ujë, lart atje në mal, a jetohet kështu, me karrocë me mbush ujë…Pesë herë kam dal me mbush ujë, jam me…
Qeveria punon në atë që të mos ketë dëmtime nga ndalesa për import të pjeshkave nga Maqedonia në Federatën Ruse dhe të kthehet gjendje në normale, theksoi sot ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas shumimit të peshqve të akumulimit Glloboçicë. Përsëriti se vendi nuk ka marrë njoftim zyrtar për masën e përkohshme dhe se në vijim janë kontrolle të përforcuar inspektuese të pikave. Sipas Nikollovskit, përfaqësues të kompanive nga Anglia dhe Kosova tanimë janë në Rosoman që të vlerësojnë se nëse mund të blejnë sasi të caktuara nga tre kamionët që i ktheu Rusia.…
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot ka filluar procedura për furnizim publik të insulinës, glukagonit, gjilpërave për insulinë dhe shiritave për matje të sheqerit dhe pompa të insulinës me material shpenzues për periudhën prej shtator 2018 deri shtator 2020. Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se procedurat janë planifikuar në mënyrë adekuate, në pajtueshmëri të numrit dhe nevojave të pacientëve dhe qytetarëve dhe se para se të shpallej furnizimi publik janë kontaktuar shoqatat e qytetarëve të cilët kanë dhënë mendimet e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Në pajtueshmëri me kërkesat në dokumentacionin e tenderit, për herë të parë pas gjashtë viteve në…
862 shtetas të Maqedonisë që jetojnë përkohësisht në diasporë, deri sot kanë shprehur dëshirën për të votuar në Referendum. Dje ky numër ishte 742 kështu që edhe për një ditë tjetër, janë paraqitur plus 120 persona me kërkesë për votim. Prej paraqitjeve, 836 janë pranuar, 19 janë refuzuar ndërsa të tjerat po shqyrtohen. Më së shumti paraqitje ka nga Berni prej ku ka 72 kërkesa për votim. Pastaj nga Londra 69. Nga Torontoja 57. Nga Lulbljana 48 dhe nga Kanbera janë paraqitur 36 persona, kështu që në këto vende tashmë janë përmbushur kushtet për organizim të votimit pasi kushti ishte…

