Në Burgun e Idrizovës po përgatitet bllok i ri me kushtet të veçanta – vëzhgim dhe punë me psikologë dhe psikiatër, për luftëtarët e të ashtuquajturit Shteti Islamik (ISIS) ose organizatave tjera të cilat cilësohen si terroriste, njofton Portalb.mk. Kjo vjen pasi që institucionet e Maqedonisë i pritëm shtatë luftëtarë nga Maqedonia të cilët janë arrestuar në Siri dhe Irak. Të njëjtit janë dërguar në Burgun në Shutkë ku nuk ka pasur kushte të veçanta dhe programe për risocializim të personave të dyshuar. “Po mendohet që në njëfarë mënyre të vendoset edhe person fetar i cili do të punojë me të…
Author: Hamdi Kumanova
Një skandal i vërtet është duke e tronditur opinionin shqiptarë në Komunën e Likovës. Prej me datën 15 prill të vitit 2018, kur për shkak të një defekti në fshatin Ropalcë, kanë shpërthyer gypat dhe uji po rrjedh midis rrugës, deri më tani nuk kanë reaguar institucionet kompetente si Ndërmarrja Publike Ujësjellësi për të mënjanuar këtë problem. Ky institucion është arsyetuar me atë se për shkak të mospagesës së rregullt të faturës së ujit nga ana e dhjetë shtëpive që e keqpërdorin ujin, ata nuk janë duke ndërmarr asnjë veprim. Banorët e shqetësuar kanë kërkuar ndihmë te organet e komunës…
Shfuqizimi i privatësisë së llogarive bankare qeveria e Zaev do tatojë gjithashtu eksportuesit e punës intelektuale dhe e kërcënojnë privatësinë e qytetarëve, vlerësojnë nga partia opozitare OBRM-PDUKM. “Me një venim të tillë LSDM edhe një herë pandjenja e shkel Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë konkretisht nenin 25 me të cilin thuhet se çdo qytetari i garantohet respektimi dhe mbrojtja e privatësisë në jetën e tij personale dhe familjare, të dinjitetit dhe reputacionit”. Nga OBRM-PDUKM gjithashtu shtojnë se “njëkohësisht, një nga qëllimet kryesore të këtij vendimi të qeverisë është tatimi i atyre që japin punë intelektuale në tërë botën gjegjësisht shërbimet…
LSDM me ligjin e ri të Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) godet në privatësinë e qytetarëve. LSDM do të mund të ketë qasje në çdo llogari bankare të çdo qyteti. LSDM po e shfuqizon të ashtuquajturën “fshehtësi bankare” që është parim bazë e privatësisë të çdo qytetari. Me këtë reagim për media ka dalë sot VMRO-DPMNE duke shtuar se me këtë goditja ndaj privatësisë dëshirohet të merren informacione që më vonë do të përdoren për malverzime politike dhe reket ndaj njerëzve apo firmave të caktuara. “Ndaj të ashtuquajturës transparencë, qytetarët bëhen mjet i kontrollit nga ana e LSDM-së. Me…
43.2% e qytetarëve do të votonin “për” në referendumin e ardhshëm, ndërsa 22% “kundër”, tregon anketa nga Instituti për Kërkime Politike (IKP). Me këtë, IKP parashikon që censusi do të arrihej dhe referendumi do të ishte i suksesshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas një sondazhi të kryer ndërmjet 6 dhe 10 gushtit, vetëm 22% e të anketuarve thanë se do të bojkotonin referendumin, ndërsa 12% thanë se nuk dinin se si do të votonin. Ka një dallim midis përgjigjeve të maqedonasve etnikë dhe shqiptarëve etnikë. Nga të anketuarit të cilët u përgjigjën se do të votonin “për” në referendum, 32.4 për…
Zv. kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani tha se do të ketë dy nivele të fushatës për referendumin dhe ajo do të jetë informative, jo propagandistike. Në fushatë do të përfshihen partitë politike së bashku me partnerët e koalicionit. “Mos informimi i pikave të sakta të marrëveshjes është problemi më i madh. Do të ju tregohet qytetarëve, cilat janë pozitive dhe cilat janë pjesët negative të marrëveshjes. Dhe ngjarjen e sotme e përdorim për të dërguar një mesazh për të ardhmen, për të mos u kthyer në të kaluarën”, tha Osmani gjatë kemtimit të ditës së nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë.…
Sapo autoritetet asgjesojnë një deponi të egër, një tjetër krijohet pak metra më tej. Mbrëmë banorët e Kumanovës u shqetësuan nga tymi i zi dhe era e keqe e një deponie të cilës dikush i vuri flakën. Qytetarët që sot anketuam, thonë se mungon vetëdija qytetare pasi grumbujt e plehrave i bëjnë vetë ata. “Vet qytetarët duhet të vetëdijsohen e mos të hedhin mbeturina ngado, që të kemi një qytet më të pastër, thjesht kjo është për të mirën tonë”. “Punëtorët e ndërmarrjes për pastrim, janë duke kryer detyrën sic duhet, mirëpo kjo nuk do të thotë se është e…
Deri më sot në orën 13:00, gjithsej janë paraqitur 542 kërkesa nga qytetarët për votim në misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit të cilat janë dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve përmes ueb faqes dijaspora.sec.mk., përcjell Telegrafi Maqedoni. Në deklaratën e KSHZ-së thuhet se prej tyre 473 aplikime janë pranuar, nëntë janë refuzuar dhe pjesa tjetër janë në përpunim. Numri më i madh i kërkesave për votim u paraqitën nga Londra 50, në Bernë 44, Toronto 36, Vjenë 31 dhe në Lubjanë 29. Sa i përket të dhënave nga kontrollimi publik të listës së votuesve, ju…
Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, pas 17 vitesh, lë shumë për të dëshiruar edhe pse ky dokument ishte paraparë të përmbyllet në afat prej katër vitesh. Në bazë të dokumentit kornizë të Marrëveshjes së Ohrit i cili i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni gjatë vitit 2001, konfirmohet karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase. Megjithatë, njohësit e çështjeve politike thonë se pikërisht në këtë drejtim është sfiduar Marrëveshja e Ohrit, duke theksuar sfidat e zbatimit të Ligjit të gjuhëve me anë të së cilit mundësohet përdorimi më i zgjeruar i gjuhës shqipe në të gjitha institucionet e vendit. Presidenti i…
Presidenti Hashim Thaçi, në 17 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, ka thënë se kjo marrëveshje mbetet garantuesi më i madh i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. “Marrëveshja e Ohrit, e nënshkruar 17 vjet me parë ndali përfundimisht konfliktin e armatosur dhe krijojë perspektivë për paqe, stabilitet dhe bashkëjetesë ndëretnike në Maqedoni. Edhe pas 17 viteve ajo mbetet garantuesi më i madh i të drejtave të shqiptarëve dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”. “Implementimi i plotë i saj si dhe marrëveshja për emrin me Greqinë, përfundimisht i hap rrugë anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE. Kosova mbetet partner…
Patjetër të kemi kujdes për frymën e Marrëveshjes me Bullgarinë dhe të ndërtojmë ardhmëri. Edhe politikanët edhe ekspertët edhe historianët, të gjithë duhet të kemi kujdes dhe të kontribuojmë për ndërtimin e miqësisë, tha kryeministri Zoran Zaev, në lidhje me deklaratën reagimet e shumta ndaj funksionarëve bullgar, pas deklaratës së tij se Kryengritja e Ilindenit është maqedonase, njofton Portalb.mk. “Unë jam person i kujdesshëm dhe mendjemadhësitë e mia i lë me një anë, Bullgaria është partner i Maqedonisë. Apeloj deri te të gjithë që t’i lëmë me një anë interesat politike, populizmin e zbrazët dhe ajo që me të vërtetë na…
Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Laze Vellkovski, do të mbetet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, edhe nëse qeveria në seancën e nesërme pranon propozimin për shkarkimin e tij. Kryeministri Zoran Zaev sot tha se Vellkovski është i rëndësishëm për shërbimet e sigurisë dhe një nga bashkëpunëtorët e tij të parë, si dhe ministrit Oliver Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Vellkovski e ka bërë gabimin i arsyetuar nga kërcënimet ndaj tij dhe familjes së tij. Qeveria nesër do ta rishikojë propozimin për shkarkimin e tij dhe do të sjell vendim. Nuk kemi menduar kush do ta zëvendësojë atë nëse propozimi…

