Author: Hamdi Kumanova

Në vendlindjen e tij sot ka votuar edhe kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i cili së bashku me familjen e tij pas votimit ka dhënë një deklaratë për mediat duke kërkuar nga qytetarët që të dalin të votojnë për një të ardhme më të mirë të vendit për të përkrahur integrimin veriatlantik të Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Deri ora 13:00 dalja e votuesve për referendum është 16 për qind, njoftojnë nga Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve, njofton Telegrafi Maqedoni. Dalja më e madhe e numrit të votuesve ka pasur në Komunën e Karposhit 23.00 për qind, në Likovës 20.00 për qind, në Gjevgjeli 19.55 për qind, në Aerodrom 18.29 për qind. Ndërsa në qytetet tjera dalja në referendum është si vijon: Tetovë 16.79 për qind, ndërsa në Gostivar 12.25 për qind, në Kërçovë 12.79 për qind, në Strugë 14.77 për qind, në Kumanovë 16.14 për qind./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Në dy komunat e Gostivarit, Mavrovë Rostushë dhe Vrapçisht referendumi po zhvillohet  pa probleme, ndërsa dalja është dy herë më e madhe me daljen në mëngjes, informojnë nga Këshilli komunal zgjedhor. Sipas KKZ, në Mavrovë -Rostushë deri në ora 13 në vendvotime kanë dalë rreth 1.665 persona, ose 17.2 për qind nga votuesit e regjistruar. në Mavrovë- Rostushë numri i përgjithshëm i votuesve sillet në 9.672 ku të drejtën e votës e realizojnë në 39 vendvotime. Në komunën e Pollogut, Vrapçishtë deri në orën 13 kanë dalë 2.850 votuese që është 11.1 për qind prej 25.454 qytetarë me të drejtë…

Lexo më Shumë

Faqja zyrtare e Këshillit Shtetëror Zgjedhor sot në ditën e votimit për referendumin ka bërë një skandal të vërtet, shkruan Almakos. Votuesit për të drejtat e tyre votuese në këtë faqe mund që të marrin vesh në të gjitha gjuhët e popujve që jetojnë në Maqedoni, përveç në gjuhën shqipe. Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga KSHZ-ja në përmirësimin e këtij skandali e as nga përfaqësuesit shqiptar të KSHZ-së./Almakos/

Lexo më Shumë

Dalja deri në orën 13 në komunën e Strugës është 12.81 për qind, ndërsa në Vevçan rreth 16 për qind, kanë bërë të ditur nga Komisionet komunale zgjedhore. Nga 60.169 të regjistruar në Strugë, në 101 vendvotime të drejtën e votës e kanë realizuar 7.701 persona. Të drejtën e tyre kushtetuese në referendum e kanë realizuar edhe 333 qytetarë të Vevçanit nga gjithsej 2.038 të paraqitur në Listën zgjedhore. Kryetarja e KKZ në Vevçan, Paraskeva Gogoska- Kukoska për MIA ka informuar se votimi zhvillohet qetë, pa parregullsi dhe ndërprerje. Në Strugë, nga ana tjetër është vërejt transparent në vendvotimi në…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 13:00, 16 % e votuesve  gjegjësisht 260 mijë votues  kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim në referendum. Të dhënat janë  të informacioneve nga gjithsej 3513 vendëvotime. KSHZ njofton se deri më tani kanë marrë shtatë ankesa për shkelje të votimit, tre janë hedhur poshtë dhe katër janë në proces të përpunimit.

Lexo më Shumë

Organizata jo-qeveritare për ndjekje të procesit të votimit, CIVIL ka dalë në konferencë për shtyp lidhur me procesin e votimit duke potencuar disa parregullsi, kryesisht për mungesë të votuesve nëpër listat e votimit, njofton Telegrafi Maqedoni. Nga CIVIL thonë se kanë munguar disa persona nëpër listat e votuesve. “Në shkollën ‘Pestaloci’ në Komunën Qendër në Shkup është dashur që të ec mbi 200 metra deri tek vendvotimi pasi ka ecur me ndihmesa anatomike. Apelojmë deri tek komisionet zgjedhore që të krijojnë kushte për të votuar” thonë nga CIVIL. “Në Shtip është konstatuar se nuk është në listën e votimit, edhe pse…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë opozitare më të madhe në vend, do ta bojkotojë referendumin e sotëm për çështjen e emrit, konfirmojnë nga VMRO-DPMNE, njofton Portalb.mk. Mickoski deri më tani nuk kishte qëndrim nëse do të dalë të votojë ose jo. Qëndrimi i tij i sotëm është në kundërshtim me atë të faktorit të jashtëm, pasi që ata vazhdimisht kanë bërë thirrje të mos bojkotohet referendumi. Pos, tij, sot referendumin po e bojkoton edhe presidenti, Gjorge Ivanov.

Lexo më Shumë

5,64% deri ora 11 ka qenë jehona e votuesve në Komunën e Gostivarit, raporton Gostivari Sot. Sipas të dhënave të prezantuara nga zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani deri ora 11 kanë votuar 4.457 votus nga gjithsej 79.160 aq sa janë të regjistruar, raporton Gostivari Sot. 8,12% është jehona e votuesve deri ora 11:00 në nivel shtetëror. Informata bëhet e ditur nga zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani i cili në konferencën për shtyp të orës 11, njoftoi që deri tani procesi vijon pa ndonjë pengesë, raporton Flaka nga KSHZ. Shabani bëri me dije që jeohonë më e madhe votuesve vërehet në Komunën Qendrër…

Lexo më Shumë

Nga fillimi i procesit të votimit në ora 7 dhe deri në ora 11, vetëm 4 qytetarë janë ankuar për të drejtën e tyre të votës. Në konferencën për media,  zëdhënësja e KSHZ-së, Ljupka Guguçevska njoftoi që fjala është për ankesa sa i përket mospranisë në listën zgjedhore. “Ankesat janë në procesim dhe qytetarët do të marrin përgjigje”, tha Guguçevska raporton Flaka. Gjatë këtij procesi, të drejtë për parashtrimin e ankesave qytetarët mund të bëjnë për të drejtën e tyre personale për të votuar, si dhe ankesa për procesin e votimit dhe sumimit të rezultateve. Flaka

Lexo më Shumë

Deri ora 11:00 dalja e votuesve është për referendum, njoftojnë Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve, përcjell Telegrafi në Maqedoni. Nga atje thonë se dalja më të madhe për votim ka në Komunën Qendër, ku dalja është 13.1 për qind, ndërsa pastaj vjen Kriva Pallanka me 13.08 për qind dhe Komuna Karposh më 12.51 për qind. Deri në ora 11 numër më të vogël të votuesve ka në Mogila me 3.16 për qind dhe Pllasnicë me 3.30 për qind. Ndërsa në disa qytete tjera dalja është si vijon, në Gostivar dalja është 5.64 për qind, në Dibër 4.72 për qind, në Strugë…

Lexo më Shumë