Author: Hamdi Kumanova

Deri në orën 15:00 në komunën e Velesit jehona arrin 20,02 për qind, gjegjësisht në votimin për referendumin kanë dalë 9,232 votues nga gjithsej 46.110 të regjistruar në listën e vetme zgjedhore, informojnë nga Komisioni komunal zgjedhor në Veles. “Votimi zhvillohet qetë, pa probleme dhe pa incidente”, deklaroi për MIA-n, Lili Velkovska, kryetar i KKZ-së Veles.

Lexo më Shumë

KKZ Manastir informoi se deri në orën 15 në 170 vendvotime kanë votuar 23,5 për qind e votuesve. Në komunën e Manastirit të drejtë vote kanë 82.131 qytetarë. Deri në orën 15 në Demir Kapi jehona e votimit në referendum  është 23,51 për qind. Në Demir Kapi  votohet në 11 vendvotime . Të drejtë vote kanë 3.364 qytetarë. Kryetari i KKZ-së  Stotjna Topçeva  përkujtoi se dje kanë votuar 23 persona të pamundur nga Demir Kapia. Votimi po zhvillohet pa probleme.

Lexo më Shumë

Katër orët e fundit jehona e referendumit në Kërçovë është rritur trefish, thonë nga Komisioni komunal zgjedhor (KKZ). “Deri në orën 11 në 114 vendvotime votën e tyre e kanë dhënë 3.072 votues ose 6.12 për qind, ndërsa deri në orën 15 numri i dalshmërisë është 10.346 ose 20.61 për qind”, ka thënë Arijan Imeri nga KKZ. 

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka njoftuar për daljen e qytetarëve në referendumin për emrin e Maqedonisë, ku kanë thënë se deri në ora 15:00 kanë dalë 22.56% e qytetarëve apo mbi 334 mijë votues, njofton Telegrafi Maqedoni. Numër më të madh të të dalurve në referendum ka Komuna e Sarajit me 36%, Komuna Qendër me 34% dhe Karposh 32.21%. Komunat shqiptare kanë ndjeshëm më pak votues. Në Tetovë dalja deri ora 15:00 ka qenë 36.18%, në Gostivar 20.37% kurse në Kumanovë 22.86, Strugë 20.39% dhe komuna tjera më me pak përqindje. Konferenca e radhës e KSHZ-së do të jetë në…

Lexo më Shumë

Në linjën telefonike falas për paraqitjen e parregullsive dhe ndalimit të votimit, deri te zyra e Avokatit të Popullit ka pasur 25 ankesa deri në ora 13:00, deklaroi Zoran Bilbilovski, sekretari i Avokatit të Popullit. Tetëdhjetë përqind e ankesave, siç tha Bilbilovski, janë nga persona të cilët në periudhën e caktimit të referendumit deri në ditën e votimit, kanë kryer ripërtërije e kartave të identitetit, gjegjësisht ju është ndaluar vlefshmëria. Të gjithë personat, që ju ka mbaruar afati i letërnjoftimeve, sistemi i ka fshirë dhe ata nuk kanë të drejtë të votojnë, qartësoi Bilbilovski. “Të tjerët janë nga Demir Hisari.…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Nevzat Bejta sot në ora 12 realizoi të drejtën e votës në vendlindjen e tij në Gostivar. I shoqëruar nga zonja e tij, Bejta pas aktit të votimit në prononcimin për mediat e pranishme shprehu bindje që qytetarët sot do të votojnë për NATO dhe BE, sepse votohet për ardhmërinë e familjeve tona, fëmijëve tanë dhe gjeneratave që do të vijnë. “Sot është një ditë e veçantë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Sot votohet për NATO dhe BE, votohet për ardhmërinë e familjeve tona, fëmijëve tanë dhe gjeneratave që…

Lexo më Shumë

Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje qytetarëve në Maqedoni, sidomos shqiptarëve, që të dalin sa më shumë për të votuar në referendumin e sot. Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Meta thekson se vota pro ndryshimit të emrit do të jetë një votim historik. “Sot, qytetarët e Maqedonisë janë thirrur të vendosin për të ardhmen e tyre. Pjesëmarrja sa më e madhe e tyre në referendum është vendimi i duhur, i mençur dhe i përgjegjshëm në këtë ditë historike për ta. Shqiptarët e Maqedonisë kanë sot sërish mundësinë të tregojnë përkatësinë e tyre euro-atlantike jo vetëm duke votuar…

Lexo më Shumë