Në Universitetin e Podgoricës në Republikën e Malit të Zi, më 24 prill 2019, u mbajt Forumi i Katërt i Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor. Fillimisht, nga rektorët pjesëmarrës u miratua Rregullorja e Punës së Forumit dhe u nënshkrua Marrëveshja Ndërinstitucionale Akademike për Bashkëpunim. Përcaktimi i objektivave të përbashkëta ndëruniversitare në lidhje me zhvillimin e arsimit të lartë në nivel rajonal, në fushën e shkencës dhe artit, hulumtimit dhe bartjes së njohurive, si dhe planin e përcaktuar për forcimin e integritetit akademik mbeten qëllimet parësore të këtij forumi. Në këtë forum morën pjesë rektorë të universiteteve nga Evropa…
Author: Hamdi Kumanova
Hahn dha intervistë para mbledhjes që do të mbahet të hënën në Berlin në organizimin e kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryetarit francez Emanuel Makcron si dhe përfaqësues të Ballkanit Perëndimor. “Anulimi dhe mospranimi i përparimit objektiv i vendeve kandidati do të kishte pasoja dramatike për shtetet. Kjo do të nxisë domino efekt negativ”, theksoi Hahn. Ai pret që muajin e ardhshëm Komisioni Evropian të japë rekomandim pozitiv për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me hapjen e bisedimeve për anëtarësimin me Bashkimin Evropian. “Rrezik do të ishte nëse Maqedonia e Veriut i refuzohet apo anulohet hapja e bisedimeve për anëtarësim”,…
Franca vazhdon të jetë skeptike sa i përket hapjes së negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për anëtarësim në BE. Çështja e hapjes së negociatave nuk do të jetë në rend dite as të hënën në samitin joformal të Berlinit, në të cilin kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emanuel Makron, do të takojnë liderët e rajonit, ndërsa është e ftuar edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini. Burime të presidencës franceze kanë thënë për MIA-n se në këtë samit do të bisedohet për bashkëpunimin rajonal por jo edhe për temën e zgjerimit. Të njejtat burime kanë…
Policia po kërkon kryesin apo kryerësit e vrasjes së djeshme në fshatin Rashçe, kur nga makina në lëvizje u vra 65 vjeçari nga ky fshat. Ende nuk dihet se kush është kryesi apo kush janë kryerësit e vrasjes. Nga policia thonë se ende punojnë në zbardhjen e rastit së bashku me Prokurorinë Publike. Trupi i 65 vjeçarit Sh.Xh është çuar për autopsi, dhe po hetohen të gjitha gjurmët në vendin e ngjarjes, thonë nga prokuroria./Telegrafi/
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, ka komentuar sloganin “Drejtësi për Maqedoninë” të kandidates së opozitës maqedonase, Gordana Siljanovska, duke thënë se kupton “Mosndëshkim për partinë”. Sipas Dimitrovit, nuk mund të ketë drejtësi nga personat të cilët sulmuan Kuvendin dhe varrosën shtetin. “Derisa udhëtoj për takim shikoj pankartat ‘Drejtësi për Maqedoninë’. Kjo duket shumë kontradiktore. Kandidatja e një grupi, qëllimi i të cilëve që nga dita e publikimit të ‘bombës’ së parë deri sot, është të ikin nga përgjegjësia personale, madje duke e sulmuar edhe Kuvendin dhe varrosur shtetin, ka një slogan të tillë”. “Që të kuptohet…
Ministri i kulturës Asaf Ademi realizuar një vizitë pune në Gostivar, ku prej së afërmi ka përcjellur provat e shfaqjes së parë të Instituticionit Nacional “Teatri i Gostivarit”. Ky teatër është duke përgatitur shfaqjen “Nathanii Urtë”, që do të jetë shfaqja e parë e tyre si Institucion Nacional, që u formua para disa muajve pikërisht me vedim të ministrit Ademi. Ai është shprehur i kënaqur nga përgatitjet që po zhvillohen dhe njëkohësisht ka premtuar mbështetje të plotë të Ministrisë së Kulturës për avancimin e punës dhe kushteve të Teatrit të Gostivarit. Aktorët gostivaras kanë falënderuar ministrin Ademi, duke vlerësuar se…
Me iniciativë të Parlamentit Studentor të Universitetit të Evropës Juglindore profesorët, të punësuar në institucion dhe personalitete të njohura sot zbatuan aksion ekologjik për pastrimin e qytetit. Rektori i UEJL-së Abdylmenaf Bexheti, tha se më aksionin e sotëm dëshirojnë të nxisin ngritjen e vetëdijes ekologjike tek qytetarët. “Bëjmë një aksion për pastrimin e qytetit dhe me këtë të nxisim ngritjen e vetëdijes ekologjike te qytetarët jo vetëm për shkak të nevojës që edhe ata të kontribuojnë për këtë por më shumë në mënyrë parandaluese të veprojnë për ruajtjen e pastërtisë së qytetit. Qytetit nën Sharr nuk i ngjan që të…
Një makinë udhëtarësh është djegur mbrëmë në rrugën “Revolucioni popullor” në Kumanov. Zjarri ka shpërthyer në orën 23:30, ndërsa Njësiti i zjarrfikësve ka intervenuar me 4 zjarrfikës dhe një makinë. Zjarri është shuar më mesnatë. Siç njoftojnë nga MPB, hetime në vendin e ngjarjes ka kryer policia dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve që çuan në djegien e makinës.
Për të votuar në zgjedhjet presidenciale të 21 prillit, në 32 Qendrat Konsullore – Diplomatike të Maqedonisë së Veriut, janë paraqitur vetëm 1781 votues, ndërsa kostoja financiare arrin në rreth 500 mijë euro. KSHZ pas këtyre zgjedhjeve do ti rekomandojë Ministrisë së Srejtësi së ndryshime në Kodin Zgjedhor. Nga viti 2018, kur për herë të parë me ndryshime në Kodin Zgjedhor u vendos që në zgjedhje të votojë edhe diaspora e Maqedonisë së Veriut, në Qendrat Konsullore – Diplomatike (QKD), deri në këto zgjedhje presidenciale, interesimi i mërgimtarëve për të votuar ka qenë shumë i vogël. Edhe përskaj këtyre përvojave,…
Studentët e Fakultetit Filozofik, në bashkëpunim me Zyrën e projekteve të Universitetit të Tetovës, më 25 prill 2019 e prezantuan projektin: “Subkulturat shqiptare në qytetet e pjesës perëndimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Sipas organizatores, Doc. Dr. Ardita Abduli, projekti synon të prezantojë minikulturat shqiptare, të cilat janë pjesë e një tërësie kulturore. “Ideja qëndron në faktin se me prezantimin e elementeve të këtyre minikulturave ia bëjmë me dije publikut se brenda një kombi ekzistojnë dallime kulturore, që përcaktojnë krahinat e ndryshme. Meqenëse kultura shqiptare është një tërësi, e cila përfshin popullin shqiptar në të gjitha trojet e veta…
Sot në Këshillin e Butelit u miratua Propozim-Vendimi për përcaktimin e rajoneve të shkollave fillore në Komunën e Butelit për regjistrimin e nxënësve. Fëmijët në klasën e parë në shkollën fillore regjistrohen në muajin maj për vitin e ardhshëm shkollor, në bazë të Ligjit për Arsimin Fillor. Fëmijët e Vizbegut që i takojnë komunës së Butelit fatkeqësisht në mungesë të shkollës në lagjen e tyre është paraparë që ato të regjistrohen në SHF “Petar Zdravkovski Penko” (vendbanimi Vizbeg,rr.1 ,rr 2, rr 3 , rr 4 , rr 5, rr 6 , rr 8,rruga e Kaçanikut). Këshilltari i subjektit politik Alternativa,…
Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit të Tetovës, më 24 prill 2019, për maturantët e qytetit të Tetovës organizoi lojëra në disiplina të ndryshme sportive. Kjo ngjarje sportive u organizua në kuadër të aktiviteteve për prezantimin e ofertës akademike për vitin 2019/2020. Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike i UT-së, Prof. Dr. Haki Ismaili tha se kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë maturantë që planifikojnë studimet e tyre në të ardhmen t’i ndjekin në fakultetin tonë. “Ne si fakultet ka disa vite që për maturantët tanë organizojmë lojëra sportive në futboll të vogël, basketboll, volejboll, hendboll,…

