Shkolla fillore “Kërste Petkov Misirkov”, në Radovish, si edhe drejtoresha Ollgica Stojanova do të gjobiten, për shkak të lejimit të iftarit në hapësirat shkollore. Vendimi vjen nga Inspektorati shtetëror i Arsimit, pas kontrollit dhe verifikimit të fakteve, pas reagimit të opinionit. Sipas të dhënave, shkolla është dënuar me 1600 euro, kurse drejtoresha me 1120 euro. Përndryshe, të enjten e kaluar, në ora 19:00, në shkollën e lartpërmendur ishte shtruar iftar./Telegrafi/
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i deritanishëm i Kulturës, Robert Allagjozovski, transferohet në kabinetin e kryeministrit, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk. Ai është emëruar funksionar i lartë shtetëror, gjegjësisht koordinator nacional për zhvillim të kulturës dhe bashkëpunimin ndër-resorë. Allagjozovski, i cili ishte i përfshirë në rikonstruimin e Qeverisë, sot ia ka lëshuar funksionin Asaf Ademit nga Lëvizja BESA.
Enti Hidro-Meteorologjik (EHM) njofton se niveli i ujit në tre liqenet natyrore të vendit dhe në lumenjtë, është më i lartë se mesatarja e qershorit, për disa vite me radhë. Përjashtim bën lumi Kriva në vendet e matjes në Kriva Pallankë, pastaj Bregallnica në Berovë, Lumi i Zi në Novaci dhe Stateska në Botun. Niveli i liqenit të Ohrit është për 24 centimetër më i lartë se mesatarja e muajit qershor, dhe është mbi 71 cëntimetër mbi kuotën 0./Telegrafi/
Asaf Ademi edhe zyrtarisht ka marrë funksionin e ministrit të Kulturës. Ministri i deritanishëm Robert Allagjozovski sot ia ka lëshuar karrigen Ademit që vjen nga partia BESA, transmeton Medial.mk. Ministri i ri gjatë pranim- dorëzimit të detyrës ka ardhur në shoqërim të aktorit Visar Vishka. Deputetët e kanë votuar Ademin për ministër të ri në seancën e të premtes. Ndryshe, me rikonstruimin e Qerverisë është përfshirë edhe Ministria e Drejtësisë. /Medial.mk/
Kryetari i komunës së Debarcës, Zoran Nogaçeski është kundër kërkesës së Qeverisë që kompetencat për menaxhimin me hedhurinat qeverisja lokale t’i transferoj te qeverisja qendrore. Ai i është përgjigjur zv.ministrit për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Jani Makraduli, se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë. Sipas Makradulit, bëhet fjalë për proces të shtrenjtë, dhe se komunat nuk kanë mjete të mjaftueshme për zbatimin e plotë. Mirëpo Nogaçeski, kandidat i LSDM-së, është kundër. “Edhe një herë t’i përgjigjem zv.ministrit për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Jani Makraduli. Këshilli i komunës së Debarcës njëzërit vendosi që mos t’i transferoj kompetencat…
Burhan Nuhija nga Poroji i Tetovës është një nga viktimat e proceseve të montuara në Maqedoni, i cili pas luftës së vitit 2001 u dënua me burgim të përjetshëm, për gjoja vrasjen e një të riu maqedonas në lagjen Drenovec të Tetovës. Për të sot ka qenë një lajm i hidhur, pasi që i ndërroi jetë nëna e tij pa e parë me vite dhe me shpresën se shumë shpejt do të jetë i lirë. Burhani me dhembje të madhe përshkruan ndarjen nga jeta të nënës duke shkruar: “Deri para disa orëve ishe në mesin tonë, por tani nuk je…
Drejtori i “Makpetrol”-it, Andreja Josifovski, gjatë vitit të kaluar ka marrë gjithsrjt 941.658 denarë rrogë për 1 vit, ose mesatarisht nga 15.238 euro në muaj, shkruan Fakte. Kompania Makpetrol është një ndër kompanitë e rralla të cilat publikojnë rrogën e drejtorit dhe të anëtarëve të Këshillit Drejtues, sipas Ligjit për shoqatat tregtare. Në bazë të të dhënave publike, drejtori i kësaj kompanie qëndron në krye të listës së drejtorëve me pagën më të lartë mujore. Pas tij radhiten drejtoeë të bankave në vend dhe të kompanive të telekomunikacionit.
Shqiptarët kudo që janë vazhdojnë me vepra humanitare, dhe kjo nuk bën përjashtim nëse janë në Evropë, Amerikë, apo Australinë e largët. I tillë është edhe Azem Elmazi, i cili është bërë i famshëm në Australi për veprat e tij humanitare. “Sheppnews.com.au” shkruan se si Azemi po ndihmon mijëra njerëz që janë të pastrehë, përcjell albinfo.ch. Ai është pronar i një restoranti, ku mijëra emigrantë furnizohen me ushqim falas. Por, ai gjithashtu u ndihmon edhe me veshmbathje dhe gjëra tjera elementare. Ai është nga Prespa e Maqedonisë, ndërsa jeton në Australi që nga mosha 21 vjeçare. Elmazi dikur emigroi në…
Udhëtarët e Maqedonisë të cilët u bllokuan në Hanover, u nisën për në Hamburg, pas tre orë pritjeje, por duke paguar autobus privat, shkruan televizioni “1tv”. Kjo ka ndodhur sepse nuk kanë mundur të gjejnë asnjë person kontaktues të firmës Wizz Air, me të cilën fluturuan deri në Hanover, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kompania vetëm i ka njoftuar se valixhet e tyre do t’i marrin në Hamburg. Një nga udhëtarët që e ka njoftuar televizionin, ka thënë se do të kërkojnë përgjegjësi dhe se do të ngritin padi penale ndaj kompanisë në fjalë./Telegrafi/
“Nëse drejtohemi gjithë drejt gjetjes së zgjidhjes, 2018 mund të jetë vit për t’u mbajtur mend edhe për Maqedoninë, por edhe për rajonin, BE-në dhe NATO-n. Për këtë arsye jam optimist dhe pres ftesë për hyrje në NATO në korrik”, theksoi kryeministri Zoran Zaev në një intervistë. Në pyetjen nëse ndryshimet në Ballkanin Perëndimor e bëjnë faktor në stabilitetin e rajonit ose është rajoni ai që prodhon kriza, Zaev tha se Ballkani Perëndimor çdo herë ka dëshmuar se mund të ketë udhëheqës politik të sinqertë, energjik dhe të vendosur, të cilët sipas tij, mund të vlerësojnë çfarë është e nevojshme…
Mediat greke sot kanë shkruar një sërë tekstesh me titujt se kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras kërkojnë zgjidhje për çështjen e emrit pa e pyetur opozitën, njofton Portalb.mk. Zaev dje tha se , për bisedimet dhe marrëveshjen rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë ka probeleme të caktuara teknike të cilat duhet që të zgjidhen nga të dyja palët dhe se sa të mënjanohen të njëjtat do të ketë bisedë telefonike me kryeministrit grek, Cipras. “E dini unë që nga fillimi jam optimist, nuk do të doja të jap detaje. Besoj që do të gjejmë zgjidhje, por…
Observatori Seizmologjik i cili merret me studimin shkencor të tërmeteve ballafaqohet me mungesë të kuadrit dhe mjeteve financiare. Aktualisht punojnë vetëm gjashtë persona, tre prej të cilëve sizmolog ndërsa 3 të tjerët për mirëmbajtje. Sizmologët kërkojnë zgjerimin e ekipit dhe buxhet të pavarur, njofton Alsat M. Për funksionimin normal të Observatorit nevojiten edhe pesë seizmologë. Cernih thotë se gjatë tërmeteve të fundit në Ohër, qendra kishte shumë vështirësi. Një ndër problemet është edhe mos interesimi i të rinjve për të studiuar këtë drejtim.

