Author: Hamdi Kumanova

Peshkopi grek Ieronymos mendon se çështja, siç është kontesti me emrin, nuk zgjidhet me protesta, njofton korrespodenti i AIM-së nga Athina. Për dallim nga protesta në Athinë para katër muajve, kur Kisha Ortodokse Greke i përkrahu ato dhe mori pjesë me tre përfaqësues, tani Peshkopi grek thotë se qëndrimi i tij është se çështjet nuk zgjidhen me protesta, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Pozicioni i Kishës është i qartë dhe atë e përsërisim. Kisha tha: emri Maqedonia nuk është e lehtë që ta japim, ta huazojmë. Qëndrimet e mia janë se çështjet nuk zgjidhen me protesta, me të bërtitura. Përgegjës është Kuvendi,…

Lexo më Shumë

Ndryshimet kushtetuese, heqja e irredentizmit, emërtimi reciprokisht i pranueshëm erga omnes, pa kombësi maqedonase dhe pa gjuhë maqedonase, janë kushtet për zgjidhjen e çështjes së emrit, sipas kreut të opozitës greke Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis Duke folur përpara përgjegjësve të sektorit të partisë, Mitsotakis tha se një marrëveshje që nuk do të kënaqte interesat kombëtare nuk do të pranohej nga Demokracia e Re. Kryetari i Demokracisë së Re i ka bërë kritika të forta qeverisë greke, duke thënë se kreu i diplomacisë greke mbrojti më shumë argumentet tona sesa interesat greke. Sipas kreut të partisë më të madhe opozitare…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme informon qytetarët e Republikës së Maqedonisë të cilët nesër më 6 qershor 2018 që planifikojnë të udhëtojnë për Greqi, se organizata greke “Komiteti për luftë për karakterin grek të Maqedonisë” organizon protesta në katërmbëdhjetë qytete të mëdha në Greqinë Veriore kundër përdorimi i fjalës “Maqedoni”, të cilat do të mbahet në të njëjtën ditë (e mërkurë, 6 qershor), duke filluar nga ora 19:30, përcjell Telegrafi Maqedoni. Për shkak të mundësisë potenciale të përshkallëzimit të protestave, qytetarët e Republikës së Maqedonisë paralajmërohen që të shmangin vendeve të mbajtjes së protestave, si dhe nga çdo reagimit që…

Lexo më Shumë

Ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska e kontrollojnë katër gjinekologë të Klinikës së Gjinekologjisë, pas urdhrit të gjykatëses Dobrilla Kacarska. Kontrolli bëhet me qëllim që të konfirmohet se a është me të vërtetë shtatzënia e saj e rrezikshme, për shkak të së cilës nuk paraqitet në seanca gjyqësore të rastit “Tank”, shkruan “Fokus.mk”, transmeton Portalb.mk. Siç bën të ditur “Fokus”, gjinekologët duhet të konfirmojnë se në cilën javë të shtatzënisë është Jankullovska, a është shumë e rrezikshme që kohës së fundit nuk paraqitet në seancë dhe a mund të lëvizë. Gjinekologët që e kontrollojnë atë janë: Ana Daneva, Beti Zisovska, Ivo…

Lexo më Shumë

1.2 milion denar është shuma e cila iu është paguar liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, për angazhimin e tij si këshilltar në kabinetin e ish kryeministrave Nikolla Gruevski dhe Emil Dimitriev, transmeton Almakos. Sipas dokumenteve me të cilat disponojmë, Mickovski është angazhuar në periudhën nga muaji prill i vitit 2015 deri në tetor të vitit 2016. Në atë periudhë, përveç për dy muaj, kompensimi mujor që iu është paguar është 68.363 denar ose 1.100 euro. Mickovski në një deklaratë për Telma vërtetoi se për një pjesë të periudhës është angazhuar si këshilltar i kryeministrave Gruevski dhe Dimitriev ku iu është…

Lexo më Shumë

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, do ta shkurtojë tarifën e përmbarimit dhe do ti ulë aktet e përmbaruesve që po ndërmerren kundër qytetarëve. Këto janë ndryshimet kryesore në Ligjin për Përmbarim, të cilat për Alsat M i paralajmëroi Deskoska. Qëllimi është përmirësimi i gjendjes lidhur me të drejtave të qytetarëve. Për momentin, ministrja nuk deshi të zbulojë sa do të reduktohen tarifat e përmbaruesve, njofton Alsat M. “Unë personalisht mendoj se veprime të caktuara nuk duhet të arkëtohen në procedurën e përmbaruesve. Po mendojmë edhe për kufizimin e shumës totale si një shumë në përqindje të borxhit, kështu që këto çështje…

Lexo më Shumë

Grupi që merret me ndryshimet e Ligjit për financimin e partive politike në Maqedoni propozon që donacionet e personave fizik dhe juridik të ulen, kurse të rriten kompenzimet nga buxheti i shtetit, për partitë politike. LSDM-ja është “për” këto propozime dhe kërkon mundësi shtesë që të dhënat e financimit të jenë transparente dhe të hapura për shqyrtim, përcjell Telegrafi Maqedoni. OBRM-PDUKM-ja nuk deklarohet, kurse BDI-ja pajtohet për ndryshime të ligjit, por thonë se ka dallime në metodologji. Nga ana tjetër, Antikorrupsioni paralajmëron se nuk është e rëndësishme vetëm sjellja e ligjeve, por edhe zbatimi. Ky reagim i tyre vjen pas…

Lexo më Shumë

Foshnjat e porsalindura në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri – Shkup, do të marrin pelena falas dhe faculeta të lagështa, që deri më tani i kanë blerë prindërit e tyre, njofton Portalb.mk. Pelenat dhe faculetat e lagështa do t’i dhurojë kompania “Bora” e cila sot e ka zyrtarizuar bashkëpunimin me Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri. “Me prodhimet e “Bora” do të kujdesemi për më të vegjlit, por veçmas është e rëndësishme se do të tejkalohet praktika e deritanishme që prindërit vetë të blejnë pelena për foshnjat e tyre, kështu që kjo mund ta relaksojë këtë harxhim shtesë të cilin…

Lexo më Shumë

OSBE mbështet përpjekjet e Maqedonisë për zhvillimin e demokracisë dhe përparim si në nivel vendor dhe ndërkombëtar. Kjo u përcjell deri tek kryeministri Zoran Zaev nga drejtori i Ministrisë së Jashtme të Sllovakisë, Robert Kirnag, përgjegjës për përgatitjen e kryesisë së OSBE në vitin 2019, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në takim në Shkup, siç informojnë nga konferenca e shtypit të qeverisë, është biseduar për prioritet çka janë të rëndësishme për zhvillimin e Maqedonisë në pjesën e forcimit të kapaciteteve institucionale, qeverisja e së drejtës, legjislacionin zgjedhor, si dhe zhvillimin e shtetit në një shoqëri për të gjithë. Kryeministri Zaev tha se…

Lexo më Shumë

Zv. ministri grek për transport dhe lidhje, Nikos Mavraganis deklaron se Shkupi është një shtet i vogël sot, por të nesërmes nuk i dihet. Ai është anëtar i partisë Grekët e Pavarur, grupim që vazhdon të mbetet në qëndrimin kundër një emri të përbërë, ku përfshihet termi “Maqedonia”. Mavraganis shprehet se partia e tij nuk do ta mbështet një marrëveshje të tillë, duke shtuar se nuk bëhet fjalë për një obsesion për emrin, por është rezultat i bindjes së thellë ndaj çfarëdo irredentizmi nga Shkupi, që sot është shtet i vogël, por nesër mund të ndryshojë. Sipas tij, në vitet…

Lexo më Shumë

Me patjetër duhet të kërkoni mënyrë për përvetësimin e publikut, të keni aftësi sipërmarrëse, të mendoni në mënyrën strategjike dhe të planifikuar dhe të keni bazë të menaxhimit financiar në mënyrë që të përmbushni atë në kushtet e sotme, sepse kultura është fushë e garës dhe konkurrencës, porosit Jeiss Bayli, në hapjen e simpoziumit për menaxhim të artit, përcjell Telegrafi Maqedoni., Ngajrja mbahet sot dhe nesër në Shkup, nën organizimin e Ambasadës së SHBA në Maqedoni, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe “Lokomotiva” Qendra për iniciativa në artë dhe kulturë në Shkup. Baily theksoi se Maqedonia ka shumë gjëra…

Lexo më Shumë

“Shpresoj se kompetencat e PSP-së do të shtrihen edhe më tej në ngjarjet nga korrupsioni i lartë. PSP edhe më tej do të hap hetime. Duhet vendime ligjore për ndryshimin e ligjit që të sigurohet se PSP do të ketë bazë të përhershme për vazhdimin e punës së saj”, thekson prokurorja Lençe Ristoska në konferencën e organizuar nga Instituti për Politika Evropiane, për Kapitullin 23, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ajo tha se ka shumë hetime me elemente ndërkombëtare dhe e gjithë kjo ka ndaluar për marrjen e vendimeve. Risit çka i sjell PSP, është koncepti i ri i grupit të punës…

Lexo më Shumë