Author: Hamdi Kumanova

Kryeparlamentari, Afrim Gashi, ka përcjellë urimet më të përzemërta me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe. Në mesazhin e tij, Gashi theksoi se kjo ditë shënon një nga momentet më të rëndësishme të historisë kombëtare, kur u vendosën themelet e alfabetit të unifikuar, duke forcuar gjuhën shqipe si simbol të bashkimit dhe identitetit. “Si Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët janë popull shtetformues, angazhohem që gjuha shqipe të trajtohet me barazi, dinjitet dhe respekt. Për mua, kjo ditë ka një domethënie të veçantë, duke qenë një thelb i identitetit tim”, ka shkruar…

Lexo më Shumë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka ndarë urimin për ditën e Alfabetit. Në një video emocionuese të postuar në rrjetet sociale, ministrja shprehet se ‘gjuha shqipe, e rrënjosur thellë në identitetin tonë kombëtar, trashëgohet ndër breza shqiptarësh’. Më herët reagoi dhe kryeministri Edi Rama, i cili ndau urimet për këtë ditë të shënuar për shqiptarët kudo ku ndodhen. “Gëzuar Ditën e Alfabetit me këtë video emocionuese, dëshmi se gjuha shqipe, e rrënjosur thellë në identitetin tonë kombëtar, trashëgohet ndër breza shqiptarësh, kudo që ata ndodhen e jetojnë”, shprehet ajo.

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i mohoi të premten pretendimet që e lidhin atë me të ashtuquajturit “snajperë të fundjavës” në Sarajevë gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë në vitet ‘90. Vuçiq deklaroi për TV Informer se “unë kurrë nuk kam mbajtur pushkë në dorë” dhe njoftoi se do të ngrejë padi kundër mediave që e kanë publikuar këtë, duke shtuar se do t’i angazhojë “avokatët më të mirë në botë”. Gazetari hulumtues kroat, Domagoj Margetiq, deklaroi të martën se ia ka dorëzuar Prokurorisë në Milano – e cila po udhëheq hetimin për “snajperët e fundjavës” – të dhënat që,…

Lexo më Shumë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha zhvilloi dje një takim me Dolors Montserrat, Sekretare e Përgjithshme e Partisë Popullore Evropiane (EPP) dhe Patrick Voller, Drejtor për Marrëdhëniet me Jashtë. Diskutimi u fokusua në krizën e thelluar të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sigurisë publike në Shqipëri, si dhe në nivelet alarmante të infiltrimit kriminal në strukturat shtetërore. Berisha nënvizoi se Shqipëria sot përfaqëson narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Evropë. Ai theksoi se grupet kriminale dhe të organizuara janë fuqizuar ndjeshëm falë mbrojtjes dhe mbështetjes politike të Kryeministrit Rama, duke krijuar një rrjet aktivitetesh të paligjshme që tashmë depërtojnë…

Lexo më Shumë

Një tjetër pistë hetimore ka dalë në skenë pas vrasjes së 27-vjeçarit Sulo Halili. Ai u gjet i vrarë me armë zjarri dhe i djegur pasditen e 7 nëntorit në Skourta të Viotias në Athinë. Policia greke dyshon se vrasja e Sulo Halilit, ka ardhur si hakmarrje për vrasjen e Alfons Ndocit, i cili është akuzuar për krime të rënda në Greqi. Burime ekskluzive të “Top Channel” bëjnë me dije se Sulo Halili është kushëriri me 42-vjeçarin Xhuliano Halili, autor i 5 vrasjeve në Greqi dhe aktualisht i dënuar në këtë shtet. Në vitin 2008 dhe 2009, Halili akuzohet për…

Lexo më Shumë

Sot është Dita e Alfabetit shqip, i cili u unifikua 117 vjet më parë në Kongresin e Manastirit. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka uruar Ditën e Alfabetit, duke thënë se kjo ditë e vulosi shqipen si një “një univers identiteti, mendimi e kulturash”. “Gëzuar Ditën e Alfabetit, ditën që vulosi shqipen jo vetëm si kod gjuhësor, por si një univers identiteti, mendimi e kulturash në rrugën drejt së ardhmes ku fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha”, shkroi Rama. Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të…

Lexo më Shumë

Brenda një dekade në Maqedoninë e Veriut është shënuar një përmirësim i ndjeshëm publik sa i përket vdekjes foshnjore, e cila nga 10.2 ka rënë në vetëm 1.2. Kjo ulje historike konsiderohet një nga treguesit më të fortë të avancimit të kujdesit shëndetësor, aksesit më të mirë në trajtim dhe përmirësimit të kushteve socio-ekonomike në vend. Raporti i Institutit për Shëndet Publik tregoi se në vitin 2013 vdekja foshnjore ishte 10.2 vdekje për 1000 lindje të gjalla, ndërsa sipas të dhënave të ESHS-së, në vitin 2024 shkalla e vdekjeve foshnjore për 1000 lindje të gjalla ka rënë në 1.2. “Në periudhën…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i SHBA-së, JD Vance, deklaroi se çdo plan për ndalimin e luftës së Rusisë në Ukrainë duhet ta ruajë sovranitetin ukrainas dhe të jetë i pranueshëm për të dyja palët. Në të njëjtën kohë, Vance tha se është “fantazi” të mendohet se Ukraina mund të fitojë nëse SHBA i jep Kievit më shumë para apo armë, apo nëse vendosen më shumë sanksione kundër Rusisë. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të enjten prezantoi një plan të ri paqeje për Ukrainën, i cili i jep Rusisë edhe më shumë koncesione territoriale sesa kontrollon aktualisht, e largon Ukrainën nga anëtarësimi në NATO…

Lexo më Shumë

Oda Ekonomike e Maqedonisë uron të gjithë qytetarët me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një datë që simbolizon kulturën, identitetin dhe përkushtimin e rilindasve tanë për arsimim dhe përparim kombëtar. 22 Nëntori mbetet një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë, dita kur në Manastir u vendos unifikimi i alfabetit shqip, duke hapur rrugën për zhvillimin e arsimit dhe kulturës shqiptare. Urime kjo ditë e shënuar për të gjithë!

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit ka hapur para dhjetë ditësh një thirrje publike për kompani të interesuara që të realizojnë dekorimet e fundvitit në kryeqytet. Sipas dokumenteve të publikuara në Byro për Prokurime Publike, oferta mund të dorëzohen deri më 4 dhjetor, pas së cilës do të zgjidhet kompania fituese. Fillimi i dekorimeve do të varet nga mbyllja e procedurës së tenderit, ndërsa në rast të ankesave, punimet mund të shtyhen edhe disa ditë. Sipas specifikimeve të tenderit, në Sheshin e Shkupit duhet të vendoset një pemë e Vitit të Ri me lartësi minimale 13 metra, si edhe dekorime të tjera të…

Lexo më Shumë