Në shpatin e një mali në Davos është shfaqur një mesazh i shkruar mbi borë: “No Imperialism”. Një paralajmërim simbolik, në prag të mbërritjes së Donald Trump në Forumin Ekonomik Botëror, për herë të parë pas gjashtë vitesh. Ironikisht, bora këtë vit është e pakët dhe temperaturat janë mbi zero, pikërisht në një vit kur temat e ngrohjes globale dhe energjive të rinovueshme kanë kaluar në plan të dytë. Forumi i këtij viti është ndryshe nga të tjerët, jo vetëm për shkak të klimës, por edhe për ndryshimet e mëdha politike dhe ekonomike. Ky është Davosi i parë pa themeluesin…
Author: Hamdi Kumanova
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot mbahet seanca fillestare kundër Cvetko Kostiq. Ai akuzohet për dhunim seksual gjatë luftës në Kosovë, konkretisht në rajonin e Vushtrrisë në mars të vitit 1998, transmeton Klankosova.tv. “E dëmtuara në pamundësi që të lërë gjyshen e saj, e cila ishte në moshë të shtyrë, ka qëndruar me gjyshen në këtë shtëpi dhe gjatë kohës sa ka qenë në këtë shtëpi kanë ardhur tre policë serbë të armatosur dhe me uniforma të policisë, në mesin e tyre i pandehuri Cvetko Kostiq, i cili e kishte urdhëruar të dëmtuarën F1 që të hynte brenda në…
Më 18.01.2026, në orën 16:30, nëpunës policorë nga NJPB Kumanovë e privuan nga liria A.R. (26) nga Kumanova. Ai dyshohet se gjatë periudhës së kaluar, nga shtatë automjete udhëtarësh në Kumanovë vodhi disa sende . Ai u ndalua në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
BDI në një kumtesë për media thotë e tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale, në Komunën e Çairit asnjë nga premtimet e Izet Mexhitit nuk është realizuar, madje nuk ka nisur as edhe një punë e vetme konkrete në terren. “Para zgjedhjeve, qytetarëve të Çairit iu premtua zhvillim, investime, projekte infrastrukturore, arsim i mirëfilltë, pastërti, përmirësim i jetës së përditshme e çka jo. Sot, pas tre muajsh qeverisjeje lokale, realiteti është krejtësisht i kundërt: premtime boshe, mashtrim elektoral dhe mungesë totale veprimi”. “Sot, asnjë shkollë nuk është renovuar, nuk ka asnjë investim të dukshëm në terren, Çairi vazhdon të…
“Mendoj se gjëja kryesore sa herë që duhet të hapet tema e njësive zgjedhore, përveç njësive zgjedhore duhet të jetë edhe diaspora. Diaspora duhet të votojë këtu dhe për këtu dhe me të drejtë të votojë me postë, pak a shumë shembulli i Kosovës është shembull i pëlqyeshëm që duhet të votojë me postë, por edhe Shqipëria që e implementoi të njëjtën. Mendoj që diaspora dhe në këtë periudhë kur bota është bërë e vogël, kur nuk është më ajo periudha e gurbeteve klasike, kur gurbetqarët tanë, prindërit tanë vishin një herë në vit. Tani i shohim dhe shyqir Zotit…
Më 18.01.2026 në orën 22:15, në shtëpinë e tij në fshatin Skudrinjë të Gostivarit është gjetur i vdekur Sh.Sh. (55). Mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi është dërguar për obduksion.TS
Pronari i klinikës private mbrëmë në emisionin “Show i mbrëmjes” në TV Alfa konfirmoi se ka pasur interesim dhe përpjekje nga ish-kryeministri dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe, për të marrë pronësinë e “Zhan Mitrev”. “Po, ka pasur kontakte të tilla reale. Edhe me shkrim, jo vetëm verbalisht”, ishte përgjigjja pohuese e Zhan Mitrevit. Menjëherë pas këtyre pretendimeve, kryetari aktual i LSDM-së, Venko Filipçe, mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ku reagoi ashpër, duke vlerësuar se bëhet fjalë për një “fushatë të vazhdueshme të zezë dhe linçim publik” të drejtuar kundër tij. Ai i hodhi poshtë…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se në kuadër të projektit “Qyteti i Sigurt”, në periudhën nga 20.01. (e martë) deri më 31.01. (e shtunë) do të bëhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i pajisjeve (kamerave) të vendosura për mbikëqyrjen e qarkullimit. Testimet do të realizohen çdo ditë në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 20:00. Gjatë zbatimit të këtyre aktiviteteve, automjetet në lokacionet ku bëhet testimi nuk do të lejohet të kalojnë gjersa zgjat procedura. Në javën e parë të periudhës së planifikuar, aktivitetet do të kryhen ekskluzivisht në lokacionet me kamerat e vendosura në zonën e qytetit…
Më 18.01.2026 rreth orës 16:00, në një shtëpi familjare në fshatin Jegunoc është gjetur e vdekur S.S. (76). Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar për obduksion.TS
T.C. (68) nga fshati Volkovi i Tetovës ka denoncuar se më 17.01.2026 rreth orës 23:30 është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij A.K. (59). Pas bisedës zyrtare me të dyshuarin, policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet padi përkatëse.TS
Më 18.01.2026 në ora 23:36 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, tek hyrja e fshatit Bellovisht, zjarri ka përfshirë një automjet të udhëtarëve „BMW X5“ me targa kombëtare daneze, pronë e V.Z.(34) nga fshati Dobrosht, që ishte në lëvizje. Zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit Tetovë, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Këqyrjen e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.
Një i mitur 15-vjeçar ka denoncuar se më 18.01.2026, para një objekti hotelier në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga disa persona, mes të cilëve edhe dy të mitur që i njihte. Njëri nga sulmuesit e ka kërcënuar edhe me mjet të mprehtë. Policia po punon në zbardhjen e rastit.TS

