Author: Hamdi Kumanova

Çdo shtëpi e re fillon me një ëndërr të ëmbël, dhe ndonjëherë me vetëm një biletë llotarie. Llotaria Shtetërore me krenari prezanton biletën e menjëhershme “Shtëpi, e ëmbël shtëpi”, e cila ofron shanse për fitime në para dhe mundësinë për të realizuar një nga ëndrrat më të mëdha të jetës – një shtëpi në pronësi në Shkup. Me një çmim prej vetëm 100 denarësh, secili ka një shans për ta provuar momentin e vet të lumturisë. Loja është e thjeshtë dhe e shpejtë: fërkohen tre numrat fitues dhe pastaj të gjitha 15 fushat e biletës. Nëse një nga numrat tuaj…

Lexo më Shumë

Vrasje e dyfishtë ndodhi pasditën djeshme në Veles, ndërsa autori kreu vetëvrasje. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 të pasdites pranë sahatit të Qytetit. Sipas fqinjëve, ish-partneri i vajzës e vrau atë së pari, pastaj babanë e saj, dhe më vonë vrau edhe veten, transmeton Portalb.mk. “U raportua se SPB Veles ka gjetur një femër me lëndime nga një objekt i mprehtë në rrugën Koço Racin në Veles. Zyrtarët e policisë mbërritën në vendngjarje dhe përcaktuan se ajo ishte R. K. (31) nga Velesi, e cila nga Ndihma e Shpejtë u transferua në Spitalin e Velesit, ku u shpall e…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit që konfirmojnë qartë rritjen e penetrimit të “botës serbe” dhe ndikimit rus në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nën qeverinë aktuale të udhëhequr nga Hristijan Mickoski dhe koalicionin VMRO/DPMNE–ZNAM–VLEN. Rasti i fundit me aktorin serbo-rus Miloš Biković është tregues domethënës i kësaj prirjeje të rrezikshme. Kryeministri Mickoski e priti publikisht Bikovićin duke e prezantuar si “bir të Berovës” dhe duke e lavdëruar për iniciativën për investim në një kompleks turistik. Por nuk mund të injorohet fakti që Biković është një figurë e lidhur ngushtë me…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN njofton se deponia ilegale në Nikushtak është mbyllur përfundimisht, duke e cilësuar këtë si një nga problemet më të mëdha të trashëguara nga pushteti i BDI-së. Sipas tyre, kjo deponi për vite me radhë kishte helmuar ajrin dhe shëndetin e banorëve të Likovës dhe Haraçinës. Në reagimin e tyre, VLEN thekson se ky vendim u bë i mundur falë angazhimit të zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti dhe zëvendëskryeministrit Arben Fetai, të cilët e kthyen një problem të lënë pas dore në prioritet shtetëror. “Mbyllja e kësaj deponie nuk është vetëm zgjidhje e një problemi mjedisor, por…

Lexo më Shumë

Herët në mëngjes, rreth orës 4, ka shpërthyer zjarr në një autoservis në lagjen Pintija në Shkup, përcjell TV21. Sipas dëshmitarëve, fatmirësisht është shmangur një katastrofë. https://www.instagram.com/tv21_macedonia/?utm_source=ig_embed&ig_rid=03d2db95-85e9-4ffa-b925-a20190333c66&ig_mid=64AEA27E-6708-4471-BF18-C9F6A4C4C50F “Herët në mëngjes, para orës 4:00, shpërtheu një zjarr i madh në një servis automjetesh para Pintijës (mbi Staklarën, në vendin e quajtur Kamenik), ku kishte disa automjete, vaj dhe sende të tjera të ndezshme. Brigada e Shkupit për Mbrojtje nga Zjarri menjëherë doli në vendngjarje dhe me 8 automjete, pas një beteje të vështirë, zjarri u shua para orës 6:00”, deklaroi për Kanal 5 drejtori i DMSH-së, Stojançe Angellov.

Lexo më Shumë

Rasti “Onkologjia 2” për punë të pakujdesshme dhe krim financiar kundër ish-drejtorit mjekësor dhe ekonomik të Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë Shkup, Nino Vasev dhe Nehad Nuhi, do të vazhdojë sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria. Prokurorja Ana Gogovska Jakimovska, në fjalimin hyrës në seancën e mëparshme dëgjimore, tha se ish-drejtorët mjekësorë dhe ekonomikë të Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji, Nino Vasev dhe Nehad Nuhi, nuk vepruan në interes të institucionit publik dhe pacientëve, por në interesin e tyre personal dhe në interes të kompanive private, dhe me…

Lexo më Shumë

Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një “qëndrim të qartë” nga Donald Trump mbi një paketë sanksionesh për Rusinë dhe garanci sigurie për Ukrainën për të ndaluar Vladimir Putinin dhe për t’i dhënë fund luftës. Në një intervistë për Sky News, presidenti ukrainas tha se e vetmja mënyrë për të ndaluar luftimet është që së pari të vendosen garanci të përcaktuara sigurie. Dhe kjo, tha ai, mund të ndodhë vetëm nëse zoti Trump do të ishte i guximshëm. Ai i tha Sky News se shpreson që kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, do të shqyrtojë…

Lexo më Shumë

Drejtori i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta (SHPPP), Ivica Tomovski sot do ta vizitojë Komunën e Gazi Babës. Tomovski do të kryejë inspektim në funksionimin e procesit të unifikimit të automjeteve zyrtare në pronë të Komunës, ndërsa do të prezantohet edhe mënyra për denoncimin e keqpërdorimeve gjatë shfrytëzimit të automjeteve zyrtare.

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Portugalisë, Zhoao Gomesh Kravinho, me një video-mesazh ka shprehur mbështetje për kandidaturën e Bujar Osmanit për kryetar të Komunës së Çairit. “Është kënaqësi e madhe ta mbështes kandidaturën e Bujar Osmanit për Komunën e Çairit. E njoh Bujarin si ministër të Jashtëm dhe kam mbetur jashtëzakonisht i impresionuar,” deklaroi Kravinho. Kravinho, i cili ka qenë shef i diplomacisë portugeze dhe është diplomat i njohur ndërkombëtarisht, theksoi rolin e Osmanit si kryesues i OSBE-së dhe udhëheqjen e tij në çështjet evropiane. “Kryesimi i tij me OSBE-në, udhëheqja e tij në çështjet evropiane,…

Lexo më Shumë

Misioni Vëzhgues i OSBE-së do të ndjek zgjedhjet lokale të 19 tetorit me 274 vëzhgues, ashtu që 250 vëzhgues janë afatshkurtër. “Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve do të ndjekë zbatimin e zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të caktuara për datën 19 tetor 2025, me angazhimin e 24 vëzhguesve afatgjatë dhe 250 vëzhguesve afatshkurtër”, njoftoi Enti Shtetëror për Revizion. Kryetari i Entit, Maksim Acevski, sot zhvilloi takim me shefin e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR, Matteo Mekaçi. Aty u diskutua edhe për financimin e partive politike gjatë fushatave zgjedhore. Ndryshe, përderisa korniza ligjore ofron bazën për zgjedhje…

Lexo më Shumë

Hierarkia e Manchester United ka vendosur të qëndrojë pas Ruben Amorim, edhe pse klubi po përjeton fillimin më të dobët të një sezoni në tri dekadat e fundit. Trajneri portugez, i cili mori drejtimin më 24 nëntor 2024, ka regjistruar vetëm tetë fitore në 31 ndeshje të Ligës Premier, një bilanc që e vendos skuadrën në fund të renditjes krahasuar me 17 ekipet që kanë qenë pjesë e ligës gjatë kësaj periudhe. Presioni mbi Amorimin u shtua edhe më shumë pas humbjes së rëndë 3-0 ndaj Manchester Cityt në derbin e fundjavës, një rezultat që nxjerr edhe një herë…

Lexo më Shumë

Në Moskë, fjalët e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, ranë si një gur i rëndë në ujërat e turbullta të diplomacisë ndërkombëtare. “NATO është në luftë me Rusinë”, deklaroi ai, duke e paraqitur mbështetjen e vazhdueshme të Perëndimit për Kievin si provë të mjaftueshme që aleanca është tashmë një palë aktive në konflikt. Fjalia ishte e shkurtër, por jehona e saj është e gjerë: ajo përzien propagandën, kërcënimin dhe përshkallëzimin, në një moment kur kufijtë midis ndihmës ushtarake dhe përfshirjes së drejtpërdrejtë janë bërë gjithnjë e më të paqartë. Një kontekst i ndezur Deklarata nuk erdhi në vakum. Vetëm…

Lexo më Shumë