Author: Hamdi Kumanova

Një 39-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia. Pasi ndërsa ishte duke prerë pemë në Bjeshkën e Pojanës, dyshohet se njëra ka rënë mbi një shtetas 79-vjeç. Fatkeqësisht 79-vjeçari ka marrë plagë dhe ka humbur jetën në spital. Policia vijon punën për kapjen e 39-vjeçarit dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhimin e Krizave njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 20 zjarre në ambiente të hapura. Kurse, katër mbeten aktive dhe një është nën kontroll. Zjarret janë aktive pranë fshatit Viniçe në zonën e quajtur Muraticë në komunën e Gazi Babës, pranë fshatit Petrovo në malin Kozhuf, pranë fshatit Nikushtak në komunën e Likovës dhe pranë fshatit Vrazhale në komunën e Zelenikovës. Sipas njoftimit nga QMK, zjarri pranë fshatit Trubarevo në komunën e Gazi Babës është nën kontroll.

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi dje se autoritetet tashmë kanë identifikuar rreth 20 persona që dyshohet se qëndrojnë pas disa prej zjarreve që kanë përfshirë vendin gjatë muajve të verës. Sipas tij, ekzistojnë indicie të forta se këto veprime janë të organizuara dhe se pas tyre qëndrojnë qendra të fuqishme brenda dhe jashtë Maqedonisë së Veriut. “Janë identifikuar emrat, ka rreth njëzet persona për të cilët ekzistojnë dyshime serioze se janë përfshirë në këtë proces”, tha Mickoski, pa dhënë detaje shtesë. Por nga ana tjetër, portali “Faktor” njofton se ka kërkuar zyrtarisht përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme…

Lexo më Shumë

Veprim arbitrar dhe politikisht të motivuar, me qëllim fitimin e pikëve ditore politike dhe mbulimin e deklaratave manipulative të funksionarëve të caktuar. Kështu Komuna e Likovës e konsideron urdhëresën e ministrit të Ekologjisë, Izet Mexhiti, për mbylljen e deponisë komunale në Nakushtak, ndërkohë që nuk ka gjetur lokacion tjetër, ndërsa thonë se Urdhëresa është në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Mbeturinave, Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, si dhe me Planin dhe Programin për Menaxhimin me Mbeturinat dhe deponitë regjionale, ku parashihet ndërtimi i deponisë regjionale në Sveti Nikollë. Reagimi i plotë i Komunës së Likovës: Në lidhje me…

Lexo më Shumë

Skandali më i fundit që po qarkullon në terren dhe në opinion është dëshmi e gjallë se BDI ka humbur çdo lloj orientimi politik. Marrëveshja e errët që është kurdisur mes të dërguarit të Ahmetit, Krenar Llogës kreut të Levicës, Dimitar Apasiev, me të përfshirë edhe sekretaren e tij të përgjithshme, Jovana Mojsovska, nuk është gjë tjetër veçse një tradhti e rëndë ndaj struganëve. Skenari është i qartë: Mojsovska futet si kandidate “surprizë” në Strugë, me mision të mbledhë votat e bllokut maqedonas gjoja për të parandaluar fitoren që në rrethin e parë të kandidatit që mbështetet nga…

Lexo më Shumë

Një ngjarje tragjike tronditi mbrëmë zonën turistike të Alpeve Shqiptare,ku një turist holandez humbi jetën pasi ra në një humnerë në shtegun malor mes Thethit dhe Valbonës, konkretisht në zonën e Qafës së Valbonës. Ngjarja ndodhi në orët e vona të ditës së djeshme dhe sipas raportimeve paraprake, viktima ishte pjesë e një grupi turistësh që po udhëtonin pa guidë të organizuar. Miqtë e tij gjithashtu turistë të huaj, të tronditur nga ngjarja, njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës. Sipas policisë, telefonata alarmuese mbërriti rreth orës 19:00, ku u raportua se turisti kishte rrëshqitur nga një shkëmb dhe kishte rënë…

Lexo më Shumë

Në Tiranë vitet e fundit, pothuajse në çdo zonë të saj nga qendra në periferi, sheh hapjen e kantiereve të reja të ndërtimit, ndërsa shumë projekte të tjera pritet të zhvillohen. Zhvillimi i sektorit të ndërtimit, veçanërisht në kryeqytet ka nxitur shtimin e punësimeve në dekadën e fundit. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve deri në muajin qershor 2025 në këtë sektor janë të punësuar 62,9 mijë të punësuar. Peshën më të madhe për numrin e të punësuarve e mban Tiranë. Në kryeqytet numri i të punësuarve në ndërtim arriti në 24,350 të punësuar deri në…

Lexo më Shumë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka folur mbi procesin gjyqësor të mbajtur në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Bosch, i cili mbajti një fjalim në protestën e së dielës në Hagë në mbështetje të Thaçit, theksoi se ngritja e kësaj gjykate është perceptuar jo si një përpjekje e sinqertë për drejtësi. “Unë kam qenë i përfshirë që në 2010-tën, dhe gjatë luftës kemi bërë gjithçka më ndërkombëtarët për të sjellë paqe, kemi pasur negociata në Kosovë edhe kur u bënë zgjedhjet në Serbi dhe jemi përpjekur të zgjedhim rrugën e duhur. Tashmë e dimë…

Lexo më Shumë

Opinionisti Ilir Deda ka vlerësuar se dëshmia e ish-zyrtarit amerikan James Rubin në Dhomat e Specializuara është ndër më domethënëset në procesin kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së, të cilët prej pesë vitesh mbahen në paraburgim në Hagë. Duke folur në emisionin Rubikon, Deda theksoi se mesazhi i Rubin ishte i qartë: Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që roli i tyre historik në çlirimin e Kosovës nga regjimi i Millosheviqit të vihet në pikëpyetje apo të zbehet. ”SHBA nuk e lejojnë që angazhimi i tyre të njolloset”. ”Ata që dëgjojnë e kuptojnë se çka du me thanë…

Lexo më Shumë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje vendeve evropiane të nisin krijimin e një “ombrelle mbrojtëse ajrore”, pasi Rusia bombardoi sërish qytetin ukrainas Zaporizhia, duke plagosur të paktën 13 persona, mes tyre dy fëmijë. Në një postim në rrjetet sociale më 16 shtator, Zelensky tha se raketat ruse “goditën qëllimisht për të terrorizuar popullin tonë”, duke dëmtuar “shumë ndërtesa banimi”. Ai shtoi se që nga fillimi i shtatorit, Moska ka lëshuar mbi 3,500 dronë dhe gati 190 raketa, si dhe mbi 2,500 bomba ajrore, kundër objektivave brenda Ukrainës dhe ka kryer “provokime ndaj partnerëve tanë”. “Kjo është pikërisht…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski akuzon se partia politike e Majta ka nxjerrë kandidatë për kryetar komune në Tetovë, Gostivar dhe Strugë me qëllim që t’i përçajë votat kundër BDI-së dhe me këtë ta shpëtojë Ali Ahmetin nga disfata që e pret në tetor. Thelbi i këtyre zgjedhjeve, siç tha Mickoski është mposhtja e BDI-së dhe heqja e saj nga skena politike. “Qëllimi i tyre është i koordinuar me partinë Bashkimi Demokratik për Integrim që të vijë deri në përçarjen dhe shtresimin e votave kundër BDI-së në ato komuna, pasi BDI kupton se në ato komuna nuk mund të fitojë…

Lexo më Shumë