Më 20.01.2026 në orën 23:00 në Gostivar, policia ka privuar nga liria A.B. (58) nga Gostivari, pasi në shtëpinë familjare ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë procedurë përkatëse.TS
Author: Hamdi Kumanova
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ka dhënë mbështetje të plotë vendimit për të filluar gjysmën e dytë të vitit shkollor më 20 janar. Ajo theksoi se ky vendim është i nevojshëm sepse nxënësit deri në moshën 15 vjeç tashmë kanë 900 orë mësimi më pak krahasuar me standardet ndërkombëtare. Sipas Janevskës, të gjitha hulumtimet përkatëse konfirmojnë se rregullsia më e madhe në mësime lidhet drejtpërdrejt me suksesin më të lartë të nxënësve. Lidhur me shqetësimet për përhapjen e viruseve, ministrja deklaroi me vendosmëri se gripi nuk merret vetëm në shkollë, por edhe në shtëpi, në…
Shoqëria Aksionare e Shtetit për organizimin e lojërave të fatit – Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, reagon në mënyrën më të ashpër ndaj përpjekjeve tendencioze, malicioze dhe shpifëse të disa mediave me qëndrim kritik për të krijuar një perceptim të shtrembëruar dhe të pabazuar për ligjshmërinë, profesionalizmin dhe integritetin institucional të punës së Shoqërisë, duke u udhëhequr nga parimet e mëposhtme: I. Strategjia ligjore, përgjegjësia institucionale dhe ekspertiza më e lartë akademike Lotaria Shtetërore e bazon punën e vet ekskluzivisht në parimet e ligjshmërisë, sigurisë juridike dhe llogaridhënies institucionale. Për këtë qëllim, Shoqëria përfshiu ekspertizën më të…
Gjermania ka qenë prej kohësh një nga destinacionet kryesore për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që kërkojnë kushte më të mira jetese dhe pune. Sipas të dhënave të fundit nga Regjistri Qendror i të Huajve (AZR), 161,044 shtetas të RMV-së jetojnë në këtë vend evropian, duke e bërë Maqedoninë një nga 25 vendet me diasporën më të madhe në Gjermani. Në një vend me mbi 14 milionë të huaj, shtetasit e Maqedonisë janë të 22-tët në numër, menjëherë pas Kinës dhe Iranit, dhe përpara Vietnamit. Të dhënat konfirmojnë migrimin e gjatë nga Maqedonia, por edhe praninë e qëndrueshme të…
Në Gjykatën themelore publike sot duhet të shpallet aktvendim për rastin “Geriatria”, ku Muhsin Arifi – ish drejtor i Spitalit të specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative dhe Blerim Amiti – i punësuar në klinikë ngarkohen për marrjen e rryshfetit dhe shpërblesës për ndikim kundërligjor. Sipas aktakuzës, Arifi, drejtor i ISHP Spitali i specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative, ka kërkuar dobi pronësore prej 20.000 eurove për të mundësuar pranim të pacientes në gjendje të rëndë shëndetësore. Amiti, i cili paraprakisht e ka njohur dëshmitarin, u ofrua të ndërmjetësojë dhe e ka marrë shumën e parave, me ç’rast është kapur…
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në Ohër ka organizuar pritje tradicionale vjetore për përfaqësuesit e korit diplomatik, duke theksuar rëndësinë e diplomacisë kulturore, ekonomike, sportive dhe shkencore, përveç asaj tradicionale. Sipas presidentes, diplomacia nuk është vetëm një sërë aktivitetesh protokollare, por një mekanizëm i dëshmuar civilizues që arrin të shemb njëkohësisht mure dhe të ndërtojë ura. “Ju, diplomatë personifikoni njohuri, shkathtësi, maturi dhe insistime në kërkimin e zgjidhjeve për problemet serioze, duke preferuar negociatat, marrëveshjet dhe nënshkrimet, në vend të konflikteve, shantazhit dhe armëve”, tha Siljanovska-Davkova dhe shtoi se personalisht beson më shumë në fuqinë e argumentit se sa në argumentin e…
Gjykata kushtetuese do ta mbajë seancën e parë në vitin 2026 – në rend të ditës nëntë iniciativa Gjykata kushtetuese sot do ta mbajë seancën e parë këtë vit, ku në rend të ditës janë caktuar nëntë iniciativa për vlerësimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë, një kërkesë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave dhe tre propozime për vendosje me Draft-vendim. Në rend të ditës së seancës së sotme është iniciativa, me të cilën kontestohet neni 2 paragrafet 1 dhe 4 dhe neni 73 nga Ligji për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Parashtruesi i iniciativës Sllavko Llazovski…
Të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe trafiku po zhvillohet pa probleme në rrugë me lagështi. Aty ku bie borë, ajo pastrohet vazhdimisht me aktivitete të koordinuara të NP “Makedonijapat” në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit. Siç raportohet nga Ministria e Transportit, ekipet e NP “Makedonijapat” janë të pajisura plotësisht dhe me të gjithë makinerinë dhe fuqinë punëtore janë në terren, po pastrojnë vazhdimisht rrugët shtetërore. Rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore, drejtimi me kujdes i automjeteve, respektimi i sinjalistikës së vendosur dhe përshtatja e shpejtësisë në përputhje me kushtet e rrugëve. “Ne qëndrojmë në terren gjatë gjithë…
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) përmes një komunikate ka kritikuar ashpër kryetarin e Qytetit të Shkupit dhe VMRO-DPMNE-në të cilës sipas kësaj partie opozitare u befasuan nga bora në janar. “Qyteti është i paralizuar, trafiku është në kaos. Shërbimet nuk funksionojnë, nuk mund të përballojnë këtë pak borë. Tani banorët e Shkupit duhet të presin që bora të shkrihet në rrugë për të lëvizur normalisht, thuhet në deklaratën e LSDM-së. “Nuk ka automjete të mjaftueshme për pastrim, por ka 161 tendera për partnerët e Orce dhe VMRO-së. A është ky një “Qytet i Sigurt”? Kjo është arsyeja…
Lidhur me ngjarjen tragjike në Restelicë të Dragashit, është deklaruar edhe Prokuroria e Prizrenit. Në njoftimin e organit të akuzës, thuhet se F.B e ka privuar nga jeta nënën e tij T.B, duke ushtruar dhunë fizike në shtëpinë e tyre. “Pas pranimit të informatës në orët e hershme të mëngjesit, në vendin e ngjarjes ka dalë prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda, së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, krim-teknikën dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), me qëllim të zhvillimit dhe përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit viktima…
Zymeri nga Jezerci i Ferizajt është babai i dëshmorit Sali Baliu dhe i 5 ushtarëve të UÇK-së. Sot, ai jeton me qira, në kushte të rënda, bashkë me rejen dhe 3 fëmijët. Ish-i burgosur politik, me 12 muaj burg në Pozharevc, ky baba i sakrificës nuk kërkon luks kërkon vetëm një banesë për të jetuar me dinjitet.
Për shkak të reshjeve të borës në rrugën Gostivar-Kërçovë nëpërmjet qafës malore Strazhë, nga ora 07:45 është vendosur ndalesë trafiku për automjete të rënda (kamionë). Gjithashtu, ndalim ka për kamionë në qafën malore Preseka, seksionin Mavrovë-Dibër dhe pikën kufitare Strugë-Qafë Thanë, njoftuan nga Ndërmarrja Publike Makedonijapat dhe LAMM. Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet kryesisht në rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

