Një burrë është arrestuar në fshatin Hodonoc të Kamenicës, pasi dyshohet se zyrtarëve policorë ua ka prezantuar të rrejshme dokumentet personale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti zyrtarëve policorë u ka prezantuar dokumente personale që dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Author: Hamdi Kumanova
Në një deklaratë të ashpër pas ngjarjeve dramatike që ndodhën në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës midis Marokut dhe Senegalit, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dënuar me forcë sjelljen e disa “tifozëve” dhe lojtarëve të Senegalit, të cilët braktisën përkohësisht fushën në shenjë proteste për një penallti të diskutueshme, që më vonë u humb nga Brahim Diaz në minutën e 98-të. Infantino theksoi se skenat e dhunës dhe protesta të tilla janë të papranueshme në sport. “Fatkeqësisht, pamë skena të papranueshme në fushë dhe në tribuna: dënojmë me forcë sjelljen e disa ‘tifozëve’, si dhe të disa…
Numri i personave të vdekur nga një aksident kur një tren doli nga shinat dhe u përplas me një tjetër në Spanjë është rritur në 39, sipas shërbimeve të emergjencës, shkruan Sky News. Përveç tyre, raportohet edhe për rreth dhjetëra të tjerë të lënduar, me rreth 70 në spital, përcjell Telegrafi. Ndërkohë ishte raportuar se pesëmbëdhjetë persona janë lënduar rëndë, katër prej të cilëve janë fëmijë. Siç theksohet më tej, një tren që udhëtonte nga Malaga për në Madrid me rreth 300 pasagjerë doli nga shinat pranë Kordobas në orën 7.45 të mbrëmjes të së dielës, sipas kohës lokale, sipas operatorit…
Komuna e Rahovecit ka njoftuar qytetarët se më 19 janar 2026 do të realizohet transporti i komponentëve të turbinave të erës nëpër rrugët përkatëse të qytetit të Rahovecit dhe fshatit Zatriq, në kuadër të projektit të kompanisë investuese “EV Wind Park”. Sipas njoftimit zyrtar, për shkak të përmasave të mëdha të mjeteve dhe makinerisë transportuese, qarkullimi mund të jetë më i ngadalshëm se zakonisht dhe mund të ketë vonesa të përkohshme për pjesëmarrësit e tjerë në trafik. “Për të shmangur ngarkesën dhe për të rritur sigurinë, lusim qytetarët që, aty ku është e mundur, të përdorin rrugë alternative dhe të…
Granit Xhaka, ka treguar se si disa ish-lojtarë të Sаnderlandit e ndihmuan të merrte vendimin për t’u bashkuar me klubin anglez këtë verë. Ish-lojtari i Arsenalit u transferua te “Macet e Zeza” për një paketë prej 17 milionë funtesh, pasi klubi u rikthye në Premier Ligë pas një periudhe të gjatë. Sаnderlandi menjëherë e emëroi kapiten dhe Xhaka po shkëlqen nën drejtimin e Rexhis Les Bris, duke i ndihmuar “Macet e Zeza” të ngjiten lartë dhe të synojnë edhe Evropën, shkruan “The Sun”. 33-vjeçari pranoi se mendonte se do të përfundonte karrierën e tij në Gjermani, pasi kishte nënshkruar…
Skuadra e Milanit arriti një fitore të rëndësishme ndaj Leçes në “San Siro”, duke thyer rezistencën e fortë të skuadrës mysafire, e cila u mbajt në lojë për një kohë të gjatë falë një performance të jashtëzakonshme të portierit Falkone. “Rossonerët” dominuan ndeshjen dhe më në fund siguruan tre pikë vendimtare për vazhdimësinë e sezonit falë fitores 1-0 me golin e Niklas Fullkrug. Pas përfundimit të takimit, mesfushori shqiptar Ardon Jashari foli për “DAZN”, duke u ndalur si te rezultati, ashtu edhe te paraqitja e tij personale. Mesfushori u shpreh i kënaqur për besimin e trajnerit dhe mbi të gjitha…
Monitor zbardh çmimet më të larta të referencës që do të aplikohen në zonat rurale, që përkojnë si vijë e parë e ndërtimit e zonave bregdetare. Sipas tabelave dhe hartave digjitale, çmimet më të larta të referencës për fshatin, kryesohen nga vija e parë e ndërtimit në Gjirin të Lalzit dhe Hamallaj në vlerën e 190 mijë lekë për metër katror. Më pas çmimet më të larta të referencave janë propozuar për vijën e parë të ndërtimit në fshatrat e Himarës, si Dhërmi dhe Palasë, me vlerë reference 140 mijë lekë/m2. Në fshatin Vuno çmimi i referencës do të…
Përplasja mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara zhvendoset nga sot në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, në Alpet zvicerane, ku liderët evropianë do të takohen ballë për ballë me presidentin amerikan, Donald Trump. Në tryezë janë disa çështje kyçe: paqja në Ukrainë, pretendimet për Groenlandën dhe rindërtimi i Gazës. Rezultati i bisedimeve konsiderohet i paparashikueshëm, aq sa presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka thirrur tashmë për të enjten në mbrëmje një samit të jashtëzakonshëm, ku liderët e BE-së do të jenë gati të marrin vendimet e nevojshme në varësi të ecurisë së takimeve në Zvicër. Rreziku më i…
Situata ndërkombëtare rreth Groenlandës dhe raportet mes SHBA-ve, Evropës dhe Rusisë po bëhen gjithnjë e më të tensionuara. Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radosław Sikorski, ka folur nga Varshava për një skenar që, sipas tij, “të frikëson”, duke mos përjashtuar megjithatë mundësinë e një marrëveshjeje me presidentin amerikan, Donald Trump. Sikorski ka nisur deklaratat e tij për Corriere della Sera duke akuzuar Rusinë për propagandë. Sipas tij, presidenti rus Vladimir Putin që nga fillimi i luftës pretendon se po “çliron vëllezërit ukrainas”, ndërkohë që në realitet i lë ata në të ftohtë dhe në errësirë, pikërisht gjatë dimrit më të…
Rendi dhe qetësia publike janë prishur në oborrin e një shtëpie në fshatin Inxhikovë të Shkupit, ku ka ndodhur një përleshje fizike mes pesë personave, njofton Tetovasot. Sipas policisë, në konflikt janë përfshirë tre persona nga njëra anë dhe dy nga ana tjetër, ndërsa janë përdorur edhe sende të forta. Pas dokumentimit të rastit do të vijojnë masa ligjore.
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur akuzë kundër një burri dhe një gruaje të cilët, si bashkëpunëtorë, kanë ndihmuar 18-vjeçarin, i cili më 9 janar të këtij viti me automobil “folksvagen pasat” përplasi një grua në Kapishtec, të largohet nga vendi. Të pandehurit, të cilët akuzohen për veprën penale “Ndihmë ndaj kryerësit të veprës penale pas kryerjes së një veprës penale”, e dënueshme sipas nenit 365, paragrafi 2 i Kodit Penal, më 9 janar, së bashku me paramendim, ndihmuan të arratiset Saitov Saiti (18), person i dyshuar për krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik,…
Në Kumanovë ka vazhduar aksioni për largimin e objekteve dhe paisjeve të përkohshme hotelerike, të vendosura ilegalisht në sipërfaqet publike në qytet. Bëhet fjalë për aktivitet të filluar para festave të fundvitit në zonën qendrore të Kumanovës, e që nën mbykqyrjen e organeve kompetente komunale ka vazhduar këtë muaj. “Aktualisht, pronarët po largojnë teracën verore të objektit të hotelerisë “La Vita”. Por vendime për largimin e paisjeve të këtilla kanë marrë pronarët e objekteve në sheshin e qytetit dhe në ish-kazermën në Bedinjë. Të gjitha objektet e hotelerisë që zënë zonat e trafikut publik dhe nuk kanë leje për instalimin…

