Author: Hamdi Kumanova

Pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska ka dërguar një letër ministrave të mbrojtjes të 29 vendeve anëtare të NATO-s, në të cilën u kërkon atyre mbështetje për Maqedoninë në Samitin e NATO-s në korrik, për të marrë një ftesë për anëtarësim në NATO . Me disa prej tyre, Sheqerinska gjithashtu kishte biseda telefonike, në të cilat u dërguan urime për marrëveshjen e arritur dhe shprehën mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni. Hyrja e Maqedonisë në NATO do të konsolidojë demokracinë në rajon, do të forcojë stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe do…

Lexo më Shumë

Zaev në një intervistë për gazetën e Beogradit “Politika” tha se është obligim i çdo politikani, veçanërisht e çdo kryeministri, që të kujdeset për interesat e qytetarëve të cilët ja kanë dhënë besimin dhe për interesat e shtetit. Jam i përgatitur për lidership, të udhëheq të gjitha proceset çka donë të thotë siguri, fuqizimin e pozicioneve ndërkombëtare të Maqedonisë, por edhe rajonit. Ndjehem i plotësuar, sepse iu shërbej qytetarëve dhe shtetit në përmbushjen e një vizioni të madh, përcjell Telegrafi. Përveç kësaj, thotë Zaev, ne jemi liruar nga guri, e kemi humbur gurin i cili për 25 vite na ka…

Lexo më Shumë

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kozias sot paralajmëroi se do të behët nënshkrimi dhe nesër në mëngjes do të nisen letrat drejt BE-së dhe NATO-s, me të cilat sqarohet se Greqia nuk do të kundërshtojë integrimin evropian dhe euroatlantik të Maqedonisë, duke plotësuar kështu pjesën e vet të Marrëveshjes për çështjen e emrit. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, Kozias në një fjalim para gazetarëve bëri të dirat se ka marrë notën e ministrisë së jashtme maqedonase që Marrëveshja është ratifikuar, përcjell Portalb.mk. “Në zyrën time diplomatike qysh dje i kemi bërë letrat gati, zgjidha që vet t’i firmos në…

Lexo më Shumë

Sot, në orët e mëngjesit, ne moshën 71 vjeçare, ndëroi jetë veteranja e arsimit, arsimtarja e gjuhës dhe letërsisë shqipe, Ymrane Lamaxhema. Arsimtarja Ymrane, tërë jetën e saj profesionale ia përkushtoi edukimit dhe mësimit të fëmijëve dhe nxënësve në shkollën fillore “Liria” të Shkupit. E ndjera, do të ngelë në kujtimet e gjeneratave të shumta që kaluan nëpër bangat e shkollës dhe ndoqën mësimet në orët e saja. Arsimtarja Ymrane, trashëgohet nga fëmijët e saj Taulanti, Albani dhe Agnesa. I pikëlluar ngel edhe bashkëshorti Saqin Lamaxhema. Varrimi i të ndjerës bëhet pas faljes së drekës në xhaminë e Çairit, ditën…

Lexo më Shumë

Banorët e lagjes Vizbeg të Shkupit janë të detyruar ti shlyejnë të gjitha borxhet ndaj ndërmarrjes “Ujsjellësi” edhe pse për një dekadë të tërë në çezmat e tyre nuk rrjedh as edhe një pikë ujë. Me një fjalë, ata paguajnë për ajrin e shpenzuar gjatë hapjes dhe mbylljes së çezmave. Të anketuar për Alsat, vizbegasit thonë se janë të revoltuar për këtë detyrim të ndërmarrjes. “Ne i paguajmë faturat ndërsa ujin nuk e kemi shfrytëzuar. Kemi pas bunar, kemi mbush te xhamija, ku kemi arrit. Faturat nuk i kemi prit, faturat kanë ardhur papritmas, vetëm kur i kemi pa që…

Lexo më Shumë

Institucionet e rajonit të Ballkanit që janë kompetente për organizimin e kryerjes së kushtit të pestë të Islamit, Haxhit, tashmë kanë filluar përgatitjet, ndërsa regjistrimet e haxhinjve janë duke vazhduar edhe më tej. Nisja e besimtarëve muslimanë për në haxh nga rajoni do të bëhet gjatë muajit të ardhshëm. Sipas të dhënave të Anadolu Agency (AA) të siguruara nga institucionet kompetente fetare të vendeve të rajonit, për kryerjen e këtij kushti të Islamit haxhinjtë do të paguajnë një shumë më të lartë të parave krahasuar me vitin e kaluar. Sipas arsyetimeve të bashkësive fetare të vendeve të rajonit, rritja e…

Lexo më Shumë

Kryediplomati grek Nikos Kocias pretendon se marrëveshja e fundit ia kufizon shumë Maqedonisë kujdesin për pakicën maqedonase në Greqi. Kocias ka folur këtë në një intervistë për Tv Antena, e cila është publikuar edhe në kanalin në Youtube të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, raporton lider.mk. “Marrëveshja e ndalon atë. Neni 49 i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut thotë se vendi kujdeset për pakicën maqedonase jashtë territorit të saj. Ky artikull do të zëvendësohet dhe do të bëhet ngjashëm me nenin 118 të Kushtetutës, i cili thotë se Greqia mbron grekët që jetojnë jashtë. Ka një ndryshim të…

Lexo më Shumë

Ministri për Punë të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias, mbrëmë në servisin publik në Greqi konfirmoi se marrëveshja e fshinë pakicën kombëtare maqedonase në të gjithë botën, deklaron Arsovski. Ai tha se OBRM-PDUKM kërkon nga Qeveria të përgjigjet përse ministri për Punë të Jashtme të Maqedonisë nuk ka reaguar ndaj qëndrimeve të ministrit të jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias. “Përse Zoran Zaev nuk ka reaguar ndaj Nikos Kotzsia as kundër Alexis Tsipras për deklaratat se nuk ekziston popull maqedonas, se këtu jetojnë maqedonasi verior dhe se Republika e Maqedonisë ka hequr dorë nga identiteti maqedonas? Të gjithë këtë që e…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët në një njoftim për media ka bërë të ditur se vlerëson se emërimi i Rade Bullatoviç, një ish-udhëheqës i UDB-së për Ambasador të Serbisë në Shkup është provokim i rëndë për Maqedoninë si shtet dhe sidomos për Shqiptarët për faktin se në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit u dëshmua se ishte e përfshirë direkt UDBA Serbe. “I bëjmë apel Kryeministrit Zoran Zaev, gjithashtu dhe Kryetarit të Shtetit, Ministrit për punë të Jashtme dhe Kryetarit të Kuvendit që të veprojnë dhe të ndërmarrin masat e nevojshme që mos të kaloj një provokim i këtillë ende pa u…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga delegacioni qeveritar, më 26 korrik do ta vizitojë zyrtarisht Austrinë, ndërsa më 27 qershor do të ndodhet për vizitë pune në Poloni. Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, kryetari i Qeverisë në Vjenë do të ketë takim me kancelarin federal të Republikës së Austrisë, Sebastian Kurc, pas çka do të kenë konferencë të përbashkët për shtyp, njofton Medial.mk. Zaev do të ketë takim edhe në Parlamentin e Austrisë, do të flasë në debatin me temë “E ardhmja e përbashkët evropiane për Evropën Juglindore – Shembulli i Maqedonisë”, ndërsa në kuadër të vizitës me delegacionin …

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa rritje të numrit të automjeteve ka në vendkalimin kufitar Bogorodicë në hyrje të Greqisë, kumtoi LAMM, transmeton Medial.mk. LAMM rekomandon shoferët të inkuadrohen me kujdes dhe me shpejtësi të përshtatur dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në rrugë. Në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe…

Lexo më Shumë