Author: Hamdi Kumanova

Është arrestuar sekretari shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratë (MSHIA), Jahi Jahiu, për shkak se siç qëndron në Urdhërin e shefes së Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, të ekzistimin të dyshimeve se i njëjti ka marrë provizion nga tenderë, transmeton Portalb.mk. Me këtë Jahiu ka keqpërdorur pozitën dhe autorizimin zyrtar. Në lidhje me këtë, Sektori për krim dhe korrupsion të organizuar në kuadër të Ministrisë për Punë të Brendshme (MPB) ka bastisur hapësirat e MSHIA-së. Sipas informacioneve jozyrtare të SDK-së, bëhet fjalë për mito në vlerë prej dhjetëra mijëra eurosh të marra gjatë periudhës kohore 2014-2015 dhe…

Lexo më Shumë

Skender Buzaku, i shpallur kryetar i BFI-së, të paktën sipas dokumentave që mbanë në duar, sot ka njoftuar mediat se kundërshtarit të tij, Sulejman Rexhepit nga PTHP e Shkupit i është procesuaar edhe një vepër penale me nr. të lëndës XVI 793/19 për gjuhën e urrejtjes dhe linçim-likuidim fizik që përdori ndaj Reisit aktual formalo-juridik të BFI e RMV Skender Buzakut. Vepra në fjalë i është bashkangjitur asaj që ngriti Komiteti i Helsinkut kurse e dyta ka të bëjë kur i dyshuari i dëshiron vdekjen gjyqtares së Gjykatës Themelore Shkup II. I dyshuari Sulejman Rexhepi ka ftesë nga PTHP e…

Lexo më Shumë

Përndryshe, temat e pushtetit janë ata që kritikohen vetëm nga opozita maqedonase Partia opozitare, VMRO-DPMNE ka vazhduar me kritika për ekonominë në vend duke shënjestruar LSDM-në për mungesën e rifillimit me punë të “Jugohromit” dhe “Ohis” duke thënë se qindra punëtorë të këtyre duzinave tani janë pa punë dhe janë të gënjyer nga politikat e LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni. “Në zgjedhjet e vitit 2016 Zoran Zaev dhe Koço Angjushev premtuan në vitin 2016 se do të ngjallin ekonominë e vendit duke filluar me fabrikën ‘Ohis’. Sot, pas tre viteve nuk ka ndonjë zgjidhje. Punëtorët jetojnë në gjendje të keqe…

Lexo më Shumë

Në Prilep, rreth orës 02:30 të mëngjesit të së hënës ka ndodhur një fatkeqësi ku janë ndezur dy autobusë të cilët ishin të parkuar afër njëri tjetrit. Nuk dihen arsyet e zjarrit që dogji tërësisht autobusët. Njësia kundër zjarrit në këtë njesi administrative komunale kanë reaguar për të fikur zjarrin dhe për mos lejuar që i njejti të shpërndahet në veturat që ishin të parkuara në afërsi. Autoritetet janë duke hetuar për arsyen e zjarrit dhe për zjarrvënësit. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Shqipëria nuk është pengesë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE), pasi që vlerësimi i secilit shtet bëhet mbi baza të meritave, thekson në një prononcim për gazetën KOHA, ish-shefi i diplomacisë shqiptare, Edmond Panariti, duke komentuar zërat se Tirana është pengesë që Shkupi në rrugëtimin e saj integrues. “Si proces, Shqipëria nuk është pengese për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE , sepse vlerësimi i secilit vend behet mbi baze merite. Por sigurisht parë nga këndvështrimi i ekuilibrave në rajon dhe perceptimeve kombëtare të vendeve tona për trajtime të diferencuara apo diskriminuese të tyre ,…

Lexo më Shumë

Regjistrimi është një operacion i nevojshëm statistikor për të realizuar zhvillimin e planifikuar të gjithë shoqërisë, thuhet në reagimin e LSDM-së ndaj deklaratës së zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovskit. “VMRO-DPMNE, përveç përhapjes së të pavërtetave, nuk ka ndonjë besueshmëri për të folur rreth regjistrimit. Për 11 vjet, VMRO-DPMNE-së nuk arriti të organizojë një regjistrim. Edhe të që e nisi, për shkak të lojërave politike e ndërpreu dhe shpenzoi mbi 3 milionë euro para kombëtare”, thonë nga LSDM. Nga atje thonë se tani, e tërë përgatitja për organizimin e regjistrimit është profesional dhe transparent, sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare dhe në…

Lexo më Shumë

Zyrat popullore të Presidentit jepen me qira. Ish kryetari i shtetit Gjorge Ivanov ka mbyllur të gjitha zyrat përmes të cilave ka komunikuar me qytetarët, ndërsa presidenti i ri Stevo Pendarovski, planifikon t’i shndërrojë në qendra rinore. Kontakti i vetëm i qytetarëve për ankesa, iniciativa ose lutje me presidentin e shtetit mbetet përmes postës”. “Është hartuar analiza për zyrën popullore në Shkup dhe është konstatuar që me qëllim realizimin e programit dhe projekteve të presidentit Pendarovski, vendi ku ka qenë e vendosur zyra do të ruhet me qëllim organizimin e aktiviteteve të dedikuara për të rinjtë por edhe si skenë…

Lexo më Shumë

Mbledhja e parë e Komisionit të përbashkët ndërqeveritar mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë do të mbahet nesër konform obligimeve të cilat dalin nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim nënshkruar mes dy vendeve në gusht 2017. Me Komisionin siç informojnë në MPJ do të bashkëkryesojnë ministri për punë të jashtme Nikolla Dimitrov dhe ministrja e jashtme e Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva. Në kuadër të programit të Komisionit ndërqeveritar siç informojnë nga MPJ janë paraparë takime bilaterale të ministrave Dimitrov dhe Zaharieva si dhe takime të homologëve të resorit të ekonomisë, mbrojtjes, pushtetit lokal,…

Lexo më Shumë

Paga më të lata në arsim, pagesë të K-15, respektim të ligjit dhe marrëveshjes kolektive, jo transferimit nga sektori publik në atë privat dhe ndryshim të planprogrameve mësimore. Këto janë vetëm disa nga kërkesat që punonjësit në arsim i përsëritën në protestën e sotme para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Të revoltuar nga gjendja momentale në arsim, përfaqësuesit e SASHK-ut përkujtuan se nuk pranojnë asnjë reformë në arsim nëse nuk përfshihen në ndryshimet e paraparë ligjore. “Nëse shumë shpejt nuk gjendet zgjidhje adekuate, nga ky vend jap premtimin se do të bëj gjithçka që me metoda tjera të realizojmë të…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka dështuar të mbajë sekret një takim me disa zyrtarë hungarezë. Mediat vendase e kanë zbuluar takimin dhe kanë saktësuar se ai kishte qëllime biznesi. Takimi i së premtes mes ish-Kryeministrit në arrati Nikola Gruevskit dhe Zëvendës Sekretarit në Ministrinë e Jashtme të Hungarisë duhej që të mbahej larg syve të opinionit. Por, gjërat kanë shkuar keq. Prej se Gruevski refuzoi tu përgjigjet pyetjeve të gazetarit hungarez të portalit 444.hu – kjo media ka publikuar një analizë më të detajuar për ngjarjen. Sipas këtij portali, takimi është zhvilluar në ndërtesën e njëjtë ku ka selinë…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski në konferencën e sotme për shtyp tha se Zoran Zaev vazhdon me praktikën e tregtisë me interesat më të larta kombëtare dhe shtetërore vetëm për të mbajtur sa më gjatë që të jetë e mundur në pushtet. “Këtë herë ai vendosi në mënyrë kontrabanduse, pa u konsultuar, të hartojë një ligj për regjistrimin, i cili pas një recete të provuar i vendosi flamur evropian mbi të. Zaev me këtë i shkurton diskutimet dhe shtyn mundësinë për argumentim real në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për gjërat thelbësore që varen nga proceset e shumta në…

Lexo më Shumë

Në tekstin me titull “Jo” për Shkupin, do të ishte fund i zgjerimit të BE-së”, autori Adelajd Vellfll në gazetën austriake “Standard” shkruan për mundësinë që Maqedonia e Veriut gjatë verës megjithatë të merr datë për fillim të negociatave me BE-në, edhe pse për faktin që Bundestagu gjerman nuk e ka diskutuar këtë temë, është zhgënjim për Shkupin. Në tekst thuhet se vendimin në fakt duhej ta merrte Këshilli i Evropës, më 18 qershor, por për shkak të qëndrimit gjerman duket si e pamundur dhe vendi mbetet të pret para dyerve të BE-së. Në tekst nënvizohet se, nëse Maqedonia e…

Lexo më Shumë