Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi as sot nuk u paraqit në prokurori pas thirrjes për marrje në pyetje. Avokati i tij përmes telefonit kërkoi që të shtyhet marrja në pyetje për ditë tjetër. “Avokati i personit të thirrur, sot përmes telefonit kërkoi që të shtyhet marrja në pyetje, me arsyetimin se për arsye personale shëndetësore ai nuk mund të marrë pjesë në marrjen në pyetje të klientit të tij. Kreut të Bashkësisë Fetare Islame do t’i dërgohet thirrje për marrje në pyetje në orar tjetër”.
Author: Hamdi Kumanova
Profesoresha universitare Gjyla Çeliku ka reaguar menjëherë pas arrestimit të funksionarit të lartë të BDI-së, Jahi Jahiu i cili ngarkohet nga Prokuroria Themelore Publike për vjedhjen e mbi 37.000 eurove, transmeton Almakos. Profesoresha shpreson që arrestimet që sot filluan të mos ndalen: …filluan arrestimet në Maqedoninë Veriore, uroj që t’mos ndalen! Korrupsioni kjo dashni që nuk të bezdiset asnjëherë, por të turpëron dhe të dërgon në ferr! Gjyla Çeliku
Shërbimi Evropian për pengimin e mashtrimit-OLAF dhe Prokuroria Italiane nga Milano kanë iniciuar arrestimin e sotëm të Jahi Jahiut, sekretarit shtetëror në Ministrinë për shoqëri informative dhe administratë dhe kuadër i BDI-së, thuhet në raport, transmeton Almakos. Të dyshuarit si persona zyrtari gjatë periudhës kohore qershor 2014 – gusht 2015 nga personi juridik italian, nëpërmjet ndërmjetësuesit – shtetasit italian këshilltar në personin juridik dhe shtetas anglez – partner në person juridik anglez me seli në Shkup, kanë pranuar dhuratë – udhëtim jashtë vendit në tre raste, me vlerë prej 7000 euro që të kryejnë veprime zyrtare që nuk do të…
Prokuroria Themelore Publike deri te Gjykata themelore penale – Shkup, ka ngritur Akt paditës kundër tre personave. Njëri prej tyre akuzohet për vepër penale – Vrasje nga neni 123, paragrafi 1, kurse që të tre paditen për veprën penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 1 lidhur me nenin 19 (tentim) nga Kodi penal, njoftoi Prokuroria publike. Ata akuzohen se më datë 31.08.2014, janë future në oborrin e një shtëpie në Haraçinë, ku ka jetuar tashmë I ndjeri Mevludin Bajrami dhe familja e tij. Njëri prej të akuzuarëve, duke shtënë nga armë zjarri- revole me qëllim i ka marrë jetën…
Gjatë ditës së sotme, Sektori për shkatërrim të krimit organizuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), me urdhër të prokurorit publik përgjegjës nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Publike në Milano të Italisë, me përkrahje të “EURODREJTËSI”, ka realizuar operacioni të koordinuar policor për sigurim të dëshmive për “pranim të ryshfetit” nga ana e dy sekretarëve shtetëror gjatë zgjedhjes së personit juridik për realizim të projektit të financuar nga ana e Fondeve IPA, transmeton Portalb.mk. Nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP) kanë njoftuar se sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut…
Punëtori nga “Higjiena komunale”, i cili ishte zënë se si mbeturinat e mbledhura i hedhë në lumin Vardar, u suspendua nga puna. Nga ndërmarrja publike përmes kumtesës informuan se sot është sjellë vendim për largimin e tij nga vendi i punës. “Bëhet fjalë për punëtor të angazhuar në Sektorin për mirëmbajtje të pastërtisë publike, i cili ka kryer kundërvajtje të rëndë disiplinore, duke e prishur me atë rast imazhin e NP “Higjiena komunale”-Shkup. Për këto arsye u soll vendimi, sot, më 10.06.2019, ky person të largohet nga vendi i punës”, ceket në kumtesë. Rasti u zbulua kur në rrjetet sociale…
Në lidhje me ndalimet e fundit nga policia financiare dhe nga sektori për krim të organizuar në Shkup, është prononcuar edhe Prokuroria Themelore Publike në Maqedoni nga ku kanë thënë se janë duke u hetuar dy zyrtarë të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administriatë publike për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit. “Janë bërë bastisje në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Itali. Pesë bastisje janë bërë në Shkup dhe Kumanovë, dhe në një ministri. Në Maqedoni janë të hetuar dy persona kurse në Itali bëhet fjalë për tetë persona. MPB deri tani ka marrë më shumë…
Ditën e sotme bëhet me dije se është arrestuar funksionari i lartë i i partisë së Ali Ahmetit. Me urdhër të prokurores për krim të organizuar Vilma Ruskovska është arrestuar sekretari shtetëror në Ministrinë për shoqëri informatike, Jahi Jahiu është kuadër i BDI-së, për momentin sektori për krim të organizuar dhe korupsion po kryen bastisje në hapësirat e ministrisë. Jahiu dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në marrjen e ryshfete nga një tenderi i fituar. Sipas dëshmitarëve Jahi Jahiu nga Kumanova është arrestuar në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që policia ka qëndruar në shtëpinë e tij për të kryer bastisje.…
Sot me urdhrin e prokurores për krimin e organizuar, Vilma Ruskoska, është arrestuar sekretari shtetëror në Ministrinë për shoqëri informative, Jahi Jahiu nga Kumanova, transmeton Almakos. Vilma Ruskoska është e njohur në opinion për rastet e Lagjës së trimave. Përndryshe Jahi Jahiu nga Kumanova, është i dyshuar për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimeve për marrjen e provizionit nga një tender i fituar. Sipas të dhënave jo zyrtare bëhet fjalë për korrupsion prej rreth dhjetëra mijëra euro, që Jahi Jahiu i ka marr në vitet 2014-2015.
Pas publikimit të bombave politike të “El Cheka” si duket institucionet e shtetit kanë lëvizur duke hetuar veprimtari të paligjshme të organizuar nga funksionar të lartë në BDI, shkruan Almakos. Sot në medie është publikuar lajmi për arrestimin e një peshku të madh në BDI, Jahi Jahiu i cili prej që kur ekziston kjo parti ka pasur funksione të larta në pushtet. Mediet informuan se është arrestuar sekretari shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratë (MSHIA), Jahi Jahiu, për shkak se siç qëndron në Urdhërin e shefes së Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, të…
Në seancën e Këshillit Gjyqësor, sot do të diskutohet për suspendimin e të dyshuarin gjykatësin, Mustafa Shahini. Bëhet fjalë për masë e cila parasheh largimin nga vendi i punës, transmeton Portalb.mk. Diskutimi i sotëm vjen pasi që Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit sjelli urdhër për hetim kundër gjykatësit, Mustafa Shahinit nga Gjykata Administrative në Shkup, për keqpërdorime me lëndën për denacionalizim të pronës në bregun e Liqenit të Ohrit në Strugë, me çka buxhetin shtetëror e ka dëmtuar për 200 mijë euro.
Pas publikimit të bombave politike të “El Cheka” si duket institucionet e shtetit kanë lëvizur duke hetuar veprimtari të paligjshme të organizuar nga funksionar të lartë në BDI, shkruan Almakos. Sot në medie është publikuar lajmi për arrestimin e një peshku të madh në BDI, Jahi Jahiu i cili prej që kur ekziston kjo parti ka pasur funksione të larta në pushtet. Mediet informuan se është arrestuar sekretari shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratë (MSHIA), Jahi Jahiu, për shkak se siç qëndron në Urdhërin e shefes së Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, të…

