Author: Hamdi Kumanova

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Alternativës Afrim Gashi është pritur edhe nga kryetari i Komunës së Bergenit në Garfield të New Jersey-t, Richard “Riggs” Rigoglioso. Përveç diskutimit dhe shqyrtimit të mundësive të bashkëpunimit, kryetari i Bergenit, Rigoglioso, e ka nderuar kryetarin e Alternativës edhe me “Çelësin e Garfieldit”, duke ia dhuruar në mënyrë simbolike edhe një çelës. Gashi e ka falënderuar kryetarin Rigoglioso për takimin, si dhe për nderin e madh që i bëhet me këtë dhuratë simbolike.

Lexo më Shumë

Shkupi dhe Athina arritën të gjejnë gjuhë të përbashkët, arritën kompromis për kontestin e emrit. Ju si shtet e bërët tuajën, organizuat referendum, e ndryshuat emrin, e ndryshuat Kushtetutën, zbatuat reforma, ndërsa tani politikanët evropian të cilët premtuan se pasi të bëni këtë do të hapen negociatat me BE-në, patjetër ta mbajnë premtimin. Këtë e porositi sot në Shkup, kryeministri çek Andrej Babish në pres konferencën e përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev i cili dha premtimin se Çekia do të bëjë çmos vendi të merr datë për fillim të negociatave. “Tani është momenti kryesor për RMV-në dhe shpresoj se Këshilli…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot në kuadër të seancës së 102, ka konstatuar dorëheqjen e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit. Gruevski është dënuar me dy vjet burg në rastin “Tanku” të Prokurorisë Speciale dhe për këtë arsye u arratis në Hungari, ku edhe fitoi azil politik. Ish-kryeministri Gruevski, dorëheqjen nga posti i deputetit e dorëzoi për mes aktit noterial, ndërsa sot Kuvendit vetëm e konstatoi. Në seancën e sotme Kuvendi gjithashtu konstatoi edhe dorëheqjen e deputetit të LSDM-së, Pavle Bogoevski. Ndryshe, në vend të Nikolla Gruevskit do të vijë deputeti Gjoko Kamçev.

Lexo më Shumë

Në funksion janë gjashtë auto-ambulancat e reja të Shërbimit për ndihmë të shpejtë pranë Shtëpisë së Shëndetit në Shkup, të realizuar me furnizimin e automjeteve mjekësore përmes Ministrisë së Shëndetësisë. Nga Shtëpia Shëndetësore Shkup bënë të ditur se për herë të parë pas një periudhe të gjatë në Shkup do të ketë në dispozicion 14 automjete. Pas përfundimit të punëve administrative – teknike, gjatë ditës së djeshme të gjitha gjashtë auto-ambulancat janë regjistruar dhe janë pajisur  me pajisje të nevojshme mjekësore dhe janë në funksion të nevojave të qytetarëve të Qytetit të Shkupit dhe vendeve përreth, që janë nën kompetencë…

Lexo më Shumë

Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) ka dalur me rekomandime për konsumim të sigurt të ushqimit në pragun e verës, kur me rritjen e temperaturave rriten edhe rreziqet potenciale nga dukuria e helmimit me ushqim. Nga AUV thonë se temperaturat e larta janë rrezik potencial edhe për shëndetin e kafshëve nëse për to nuk ndërmerren me kohë masa për sigurimin e sasive të mjaftueshme dhe ujë të pijshëm. “Që të parandalohet dukuria e mundshme e helmimit me ushqim, është e domosdoshme të bëhet zgjedhje e duhur dhe furnizimi i saj, të sigurohet transport adekuat dhe kushte për ruajtjen e ushqimit.…

Lexo më Shumë

Gjoko Kamçev është deputeti që do të ulet në vendin e Nikolla Gruevskit. Ai ka lindur në Vallandovë dhe është politolog i diplomuar. Sot në rend dite në komisionin kuvendar është raporti i Komisionit për Çështje Mandati dhe Imuniteti, i cili i ka propozuar Kuvendit marrjen e imunitetit të deputetit Nikolla Gruevskit, për shkak të mungesës gjashtë mujore pa arsye. Për t’u votuar ky vendim janë të nevojshme 80 vota të deputetëve, gjegjësisht shumicë prej dy të tretave. Ndryshe, seanca në të cilën do të konstatohet dorëheqja nga posti i deputetit të Nikolla Gruevskit, është shtyrë për në orën 12:30.

Lexo më Shumë

Muaji qershor do të jetë përplot zhvillime të bujshme politike në Maqedoni, prej të cilave do të varet edhe funksionimi i ardhshëm i qeverisë. Burime qeveritare thonë se koordinatat kryesore të lëvizjes së shumicës parlamentare do të dihen pas takimit të kryeministrit Zoran Zaev me kancelarin gjermane Angela Merkel, që të enjten pritet të realizohet në Berlin. Ndërkaq, mesazhet e politikës amerikane për qeverinë e Maqedonisë së Veriut pritet t’i sjellë kryetari i Alternativës Afrim Gashi, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Uashington. “Pas kthimit të Zevit nga Berlini dhe Gashit nga Uashingtoni do të kemi pasqyrë më…

Lexo më Shumë

Jurisprudenca në shtet duhet të jetë shtylla apo garantuesi i funksionimit të sistemit. Konsideroj se po bëjmë pak përpjekje në mënyrë që thelbësisht t’i përmirësojmë sistemet e tilla. Nuk mund të përmirësohet një sistem i caktuar vetëm nëse e shikon në mënyrë parciale, pa dallim se cili është ai sistem. Nuk mund ta përmirësosh sistemin e jurisprudencës vetëm  me ndryshim të ligjit. Është fajt se prej këtu fillojnë ndryshimet, por që të kesh ndryshime serioze duhen analiza serioze për gjendjet që për fat të keq tek ne gjatë sendërtimit të cilit do sistem bëhen shumë pak, deklaroi sot Avokati i…

Lexo më Shumë

Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) Sasho Mijallkov, në seancën e sotme për përgjimet e paligjshme në rastin e PSP-së, “Target dhe Fortesa”, kanë marrë në pyetje Zonko Kostovskin dhe Gjorgji Lazarevskin të cilët e zbuluan aferën e përgjimeve. Mijallkov e ka rikujtuar Kostovskin se së bashku kanë qenë të pranishëm në prezantimin e pajisjeve për përgjim nga kompania izraelite, në zyrat e DSK-së. Atëherë kishin kuptuar se me pajisen e re, mundeshin të përgjohen deri në 30 veta nga cilido operator. Pajisja me zgjedhje spontane kap numrat nga stacioni më i afërm, kështu pashë numrin e një…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, mbrëmë ka thënë se partia e tij do ta ofrojë të gjithë potencialin që shteti të merr datë për nisjen e bisedimeve me BE-në në tetor. Mickoski tha se do të kërkojë nga Komiteti Qendror dhe Ekzekutiv të formohen grupe të punës, të cilat siç tha, së bashku me qeverinë do të gjejnë pengesat dhe do të mundohen t’i tejkalojnë atoq, që shteti të merr datë për nisjen e bisedimeve, së paku në tetor, Në një intervistë për TV Tellma, ai tha se nuk është “tifoz” i mossuksesit të shtetit siç po akuzohet nga LSDM,…

Lexo më Shumë

Duke u përgjigjur mbi përgjimet e fundit të cilat dalin në opinion nga personi “El Cheka”, nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta tha se drejtësia duhet të flasë për ata, nëse ka pasur keqpërdorime nga ndonjë zyrtarë i partisë së tij. Ai pyeti pse përgjimet dalin vetëm për zyratrët e BDI-së, dhe shtoi se përgjime ka edhe për funksionarët e LSDM, VMRO, Aleancës, Besës… “Këto përgjime dolën për përfitime politike, ato biseda ne nuk i ndëgjojmë pasi janë biseda private”, tha Bejta dhe shtoi se “ajo që thuhet me gojë nuk është thënë shpirtërisht dhe me shkrim, prandaj nuk preket askush, dhe në to nuk ka asnjë dëm mbi shtetin ose individin”, përfundoi Bejta. Ai përsëriti…

Lexo më Shumë