Nga Klinika Universitare e toksikologjisë informojnë se për momentin janë hospitalizuar 11 pacientë si rezultat i zjarrit të djeshëm në Kisella Voda të Shkupit. “Të gjithë pacientët janë në gjendje të përgjithshme të qëndrueshme. Të gjitha procedurat diagnostike janë kryer në përputhje me protokollet e trajtimit dhe rezultatet e hetimeve, pacientët do të hospitalizohen. Pjesa më e madhe e pacientët kanë vështirësi në frymëmarrje, kollitje, teshtitje dhe simptoma të ngjashme”, njofton, Natasha Simonovska nga Klinika e toksikologjisë. Ndër pacientët e hospitalizuar ka 4 zjarrfikës. Pacienti më i vjetër është 74 vjeç, ndërsa më i ri është i moshës 26 vjeçe.…
Author: Hamdi Kumanova
“Rasti i Jahi Jahiut nuk është rasti i parë, e me siguri nuk do të jetë as rasti i fundit që tregon se Klani i Zajazit kumanovarët dhe likovasit i përdor si mish për top. Çdo her kur janë në zor, topin e hedhin në Kumanovë e Likovë. Herë me incidente, herë me arrestime, herë me vrasje, herë me luftëra të përgjakshme. Nuk kursehen aspak, sepse ka mjaft djem Kumanova e Likova për raste të montuara. Viktima nuk mund të gjejnë as në Shkup, as në Tetovë, as në Gostivar, as në Strugë, e aq më pak në Kërçovë, sepse…
Marrëveshje për bashkëpunim nënshkruan sot Fondi për sigurim pensional dhe invalidor i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Departamenti për pensione pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Kosovës. Marrëveshja ka për qëllim të sigurojë ndihmë dhe mbështetje gjatë këmbimit elektronik të të dhënave në sferën e sigurimit pensional dhe invaldor pa ndërprerje për shfrytëzuesit e pensionit në këto dy vende. “Marrëveshja për bashkëpunim do të mundësojë këmbim elektronik të të dhënave në sferën e sigurimit pensional dhe invalidor midis Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Departamentit për pensione pranë Ministrisë së…
Ish-shefi i Agjencisë së Inteligjencës, Viktor Dimovski, u emërua drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare, njofton “Fokus”. Ai është një doktor i shkencave politike dhe ka një karrierë 20-vjeçare si diplomat. Dimovski në periudhën e kaluar ishte ambasador në Serbi dhe Mal të Zi dhe gjithashtu në Izrael. Nga viti 2007 deri në 2009, Dimovski ishte shef i Agjencisë së Inteligjencës./Telegrafi/
Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” u ka ndarë më shumë se 325 milion denarë kompanive private në 3 sezonet e fundit për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit. Megjithëse e ka detyrimin për të ruajtur infrastrukturën rrugore, mekanizimi i kësaj kompanie është në gjendje të amortizuar, njofton META. “Sa më shpejtë dhe urgjentisht duhet të jepet ndihmë dhe mbështetje në pjesën e mekanizimit dhe punësimit, për shkak të rrezikut në të cilin hyjmë me vetëdije për të përmbushur detyrat, ndërsa s’mund të parashikojmë pasojat edhe për punonjësit (mekanizimi – mosfunksionim i plotë i tij, pa mundësi për riparuar), thuhet në raportin financiar…
Agjencia për Zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Shqipe për shkak të buxhetit të ulët dhe zgjedhjeve presidenciale ka pasur pengesa që të funksionojë si duhet. Buxheti i ndarë për agjencinë është 8.425.000 denarë, prej të cilave 6 milion shkojnë për rroga dhe 2 milion për projekte, njoftoi sot drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe, Ylber Sela, në tryezën e rrumbullakët që u mbajt në Universitetin e Evropës Juglindore me temë: „Ngritja e vetëdijes publike për zbatimin e Ligjit të përdorimit të gjuhëve“, transmeton Portalb.mk. Sela tha se Agjencia për Zbatimin e Gjuhës Shqipe nuk ka për detyrë…
Ish-drejtori i DSK-së, i akuzuari kryesor për përgjimin e paligjshëm të mbi 20 mijë qytetarëve në rastin Target-Fortesa, Sasho Mijallkov pohon se dëshmitarët kryesor, Gjorgji Llazarevski dhe Xvonko Kostovski kanë marrë para për të nxjerrë bisedat e përgjuara nga DSK-ja. Mijallkov në tentativë për ta diskredituar Kostovskin, pyeti nëse ai posedon aksione në vlerë mbi 40 mijë euro, dhe nëse Gjogji Llazarevski ka patur mbi 100 mijë euro në llogari bankare. Sasho Mijallkov, i akuzuar “Keni thënë se nuk ju kanë paguar për ti nxjerrë bisedat e përgjuara, por a e dini se në llogari të Llazarevskit dhe anëtarëve të…
“ Nuk dua të flasë për partitë tjera, por mendoj se tash më disa vite, shihet se BDI nuk ka kapacitetet që të ketë riformatim apo reforma të brendshme”, ka theksuar kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në intervistën dhënë për Zërin e Amerikës.
Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut,Radmilla Sheqerinska, sot tha se për katër muaj më shumë se gjysma e shteteve anëtare e kanë ratifikuar protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, duke shtuar se ky është sinjal i qartë për vendin. Ajo tha se fokusi është kontakti me vendet që nuk e kanë filluar procesin e ratifikimit, ndërsa nuk pret të ketë probleme me Turqinë “Ju e dini që në Turqi tani do të ketë përsëritje të zgjedhjeve lokale në disa komuna. Na thanë që sapo parlamenti i tyre të vazhdojë të funksionojë në mënyrë të zakonshme, do…
Sipas Regjistrit Qendror, BFI ka një pjesë në agjencinë e udhëtimit Darusselam – IVZ, e regjistruar në adresën e selisë së BFI-së. BFI gjithashtu ka një pjesë në kompaninë e shërbimeve funerale Erhakatu dooel, shkruan Rel, transmeton Almakos. Reisi Sulejman Rexhepi, i cili ka autorizim të pakufizuar në tregtinë e brendshme dhe të jashtme, është regjistruar si menaxher i agjencisë së udhëtimit. Ndërsa themeluesi është i regjistruar BFI me kapital bazë nga depozita jo-monetare në vlerë prej 7.5 mijë euro. Sipas llogarive përfundimtare për 2018 dhe 2017, agjencia e udhëtimit është e padobishme, sepse nuk ka raportuar ndonjë të ardhur…
Me 10.06.2019 në ora 16.15 në autostradën “Nënë Tereza” në eterin e fshatit Bukoviq, ka ndodhur një aksident trafiku ku ka marr pjesë vetura e tipit “Fiat Seicento” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga A.D.(43) nga fshati Trubarevo, Shkup, veturës së tipit ‘Folksvagen Golf” me targa nga Tetova, e drejtuar nga A.S.(26) nga Novo Selo, Tetovë dhe veturës së tipit “Pezho Biper” me targa nga Shkupi e drejtuar nga J.D.(44) nga Shkupi, transmeton Almakos. Në aksident tre shoferët si dhe bashkëudhëtarja e veturës ‘Pezho Biper’, E.R.(36) nga Shkupi janë lënduar. J.D. dhe A.D. janë lënduar rëndë dhe me veturn…
Me 10.06.2019 në ora 17.30 në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” është lajmëruar se tek to është dërguar personi B.M.(58) nga Shkupi me lëndime të rënda të krijuara nga aksidenti i trafikut që ka ndodhur në rrugën ‘Sava Kovaceviq’, transmeton Almakos. B.M. është goditur nga vetura e tipit “Pezho 406” me targa nacionale bullgare në pronësi të A.A.(56) nga Shkupi. Është kryer kontroll nga ekipi i SPB Shkup.

