Author: Hamdi Kumanova

Një vajzë ka humbur jetën në pishinën “Dovlexhik” në Manastir. Nga policia e Manastirit kanë konfirmuar për sdk.mk se është paraqitur rast i tillë, kurse detaje kanë paralajmëruar për më vonë. Jozyrtarisht merret vesh se vajza është future për t’u freskuar në pishinën e cila ende nuk është lëshuar në përdorim këtë vit, transmeton Gazeta Lajm. Pishina është në pronësi të Ndërmarrjes publike “Strezhevë” nga Manastiri, por para dy viteve është dhënën nën koncesion ndërmarrjes “Mega Grup”.

Lexo më Shumë

“Sasho Mijallkov, njëri prej të akuzuarve në rastin “Shënjestra-Fortesa” nuk ka qenë objektiv i përgjimeve por derisa ka qenë drejtor i DSK-së me urdhrin e tij është përgjuar”. Këtë e deklaroi prokurorja speciale publike Katica Janeva, e cila theksoi se argumentet për këtë do të prezantohen gjatë seancave të gjykimit për këtë rast. Janeva këtë e tha pas prezantimit të raportit të dytë periodik të OSBE-së për punën e PSP-së, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për konfirmimin e Mijallkovit se ka qenë lëndë e përgjimeve dhe se në sallën e gjyqit ka shprehur dyshim se ndoshta është përgjuar edhe…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim tashmë i ka definuar emrat e ministrave që do të përfshihen në rikonstruimin e kabinetit qeveritar. Vetëm dy ndryshime do të bëhen tek ministrat që vijnë nga radhët e BDI-së, një rokadë për Ministrinë e re për Sisteme Politike dhe një zëvendësim për këtë rokadë, konfirmoi për TV21 zëdhënësi i integristëve Bujar Osmani. “Unë mendoj se shumë shpejt duhet të ketë plotësim të Ministrisë për Sistem Politik dhe kjo nënkupton ndonjë rokadë brenda për ta plotësuar atë vend dhe eventualisht për ta plotësuar vendin që do të zbrazet nga ai plotësim. Kjo do të thotë se…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale e ka njoftuar Prokurorinë Themelore Publike se i akuzuari Milenko Nedellkovski ka bërë vepër penale duke publikuar sekret zyrtar. Kundër Nedellkovskit ka proces gjyqësor për gjuhë të urrejtjes. Ai në gjykim ka kërkuar të inçizojë, ndërsa kur gjykata ia ka dorëzuar të njëjtin, ai e ka publikuar në faqen e tij në Facebook. Inçizimi më pas është marrë edhe nga një portal. Nga gjykata thonë se dokumentacionet nuk mund të ripublikohen. Sipas nenit 374 të Kodit Penal, është e ndaluar që audio-dokumentet të publikohen jashtë procedurës penale. Për këtë vepër është paraparë edhe dënim me burg prej 3…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i “Eco Guerillas” Arijanit Xhaferi është përgjigjur ndaj fushatës qesharake dhe nënçmuese të filluar nga komuna e Tetovës “Ne problemi, ne zgjidhja”. Xhaferi pajtohet se puna e komunës është problemi i Tetovës, por se zgjidhja është vetëm burgu. “Tetovarët e dinë që ju çdo herë jeni PROBLEMI, por nuk e mbajnë mend që ndonjëherë të keni qenë zgjidhja. Hetime në Maqedoni tani nuk zhvillojnë vetëm gjykatat që kontrollohen nga VMRO-ja dhe nga LSDM-ja, e që juve ju kursejnë gjithmonë. Hetime tani zhvillojnë edhe prokuroritë e vendeve evropiane dhe OLAF-i. JU edhe më tej jeni PROBLEMI, por tani e tutje…

Lexo më Shumë

Arkitektët e ardhshëm, studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë, pranë Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup,  sot hapën Ekspozitën vjetore ku prezentuan punimet e tyre, të cilat do të jenë të ekpozuara sot dhe nesër në Qendrën Kulturore Informative në Shkup. Ekspozita trajton fenomenet dhe konceptet aktuale socio-kulturore, arkitektonike, përmbajtësore, ekologjike dhe urbane të paraqitura përmes projekteve të punuara nga studentët përgjatë këtij viti akademik. Projektet tregojnë konceptet bashkëkohore arkitektonike dhe urbane dhe zgjidhje për lokacione të ndryshme në territorin e Shkupit dhe më gjërë, do të jenë interesante dhe frymëzuese për studentët, arkitektët dhe publikun e gjërë. Hapja e…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev në emisionin “Otvoreno” në “tv24” tha se që 15 vjet presim datën e negociatave me Bashkimin Evropian dhe se ne meritojmë ta fitojmë atë. Ai tha se nuk do të nxitonte për të thënë nëse ai ishte i mashtruar, por tha se jeta është një luftë, jeta nuk është e drejtë. “Askush nuk vë në pikëpyetje reformat”, tha Zaev. Kryeministri beson se BE do të japë datën për negociata. Për kancelaren gjermane Angela Merkel tha se ajo është mike e Maqedonisë dhe i popullit tonë. Nëse nuk marrim një datë, themi se të gjitha opsionet janë të…

Lexo më Shumë

Federiko Kafeiro De Raho, prokuror publik për ndjekje të mafisë dhe terrorizmit sot ka qenë i pranishëm në Maqedoni, por nuk ka zbuluar nëse Prokuroria e tij bashkëpunon për hetime me kolegët e tij maqedonas për rastin “Skopje 2014”. Ai në pyetje të gazetarëve se a kanë bashkëpunim me kolegët maqedonas, sepse kompania italiane ka punuar shumicën e skulpturave për projektin ka thënë: “Duhet të theksohet se të gjitha hetimet janë sekrete, deri në momentin kur do të kërkohet paraburgim apo konfiskim të pasurisë. Nëse shpalosi detaje, unë do të bëj vepër penale, ka thënë Kafeiro De Raho. Delegacioni italian…

Lexo më Shumë

Shefi i Misionit të OSBE-së në Maqedoninë e Veriut Clemens Koja, sot ka shprehur shqetësime në lidhje me Ligjin për Prokurorinë Speciale, që është lëndë e negociatave në mes partive në pushtet dhe opozitës, si dhe për mandatin e PSP-së. Koja ftoi të gjitha partitë që të arrijnë marrëveshje dhe t’i mundësohet PSP-së të vazhdojë punën e saj. Koja në prezantimin e raportit të dytë të OSBE-së për punën e PSP-së, tha se gjithashtu është e rëndësishme që PSP-ja të vazhdojë punën në mënyrë të pavarur dhe profesionale. Ndërsa nga ana tjetër prokurorja speciale Katica Janeva, tha se pret që…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë së Veriut tashmë dy vjet me përkushtim dhe me realizim punon në plotësimin e të gjitha kritereve që priten nga ne. U munduam të nxjerrim rezultate në reformat e fushave kyçe nga prioritetet reformuese urgjente siç janë gjyqësia, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, shërbimet zbuluese, reforma e administratës publike. Këtë sot e deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili mbajti fjalim në mbledhjen e dytë të Grupit drejtues për obligime të ndërmarra për siguri në suaza të Procesit berlinas, në organizim të Ministrisë britanike të Punëve të Jashtme dhe punët në Komonvelt.…

Lexo më Shumë

“Të respektohet prezumimi i pafajësisë”, ky është qëndrimi i Bujar Osmanit rreth arrestimit të Jahi Jahiut, sekretar shtetëror në Ministrin e  Administratës dhe Shoqërisë informatike. “BDI është partia e vetme në Maqedoninë e Veriut e cila me vendim të kryesisë ka kërkuar hetim për të gjithë funksionarët e saj që nga viti 2002 e këndej. Dhe kjo është marrë si rezultat të një lufte speciale që po bëhet ndaj BDI-së në forma të ndryshme”, tha Bujar Osmani.

Lexo më Shumë

Personalisht besoj se është i mundur vetëm një vendim – fillim i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë për anëtarësim në BE sipas rekomandimit të Komisionit Evropian, theksoi kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Stevo Pendarovski në Bruksel. “Si kryesues i Këshillit Evropian nuk dua të prejudikoj. Keni bërë gjithçka që pritej nga ju, por të jem i sinqertë – nuk janë të gatshme të gjitha vendet anëtare të BE-së që të sillet vendim për hapjen e negociatave për anëtarësim në ditët e ardhshme. Pyetja është jo “nëse”, por “kur”…

Lexo më Shumë