BFI nuk është parti, por është një vend që duhet t’i përkasë çdo njerit prej nesh. Në emër të vlerave të fesë tonë, siç janë: Ndershmëria, Morali, Drejtësia, Humanizmi e mbi të gjitha Paqja, BFI-ja duhet të distancohet nga çfarë do lloj konteksti që bie ndesh me këto virtyte. Islami është një religjion për të cilin jemi të gjithë krenar që i përkasim, që të gjithë i besojmë, ndaj është e papranueshme që të lejojmë që insitucioni që na përfaqëson, të ketë qëndrime që mbështesin lajthitje politike.
Author: Hamdi Kumanova
Me 400 euro jo të plotë rrogë mesatare në Maqedoni, qytetarët e Maqedonisë mezi e kalojnë muajin. Kjo rrogë është më e ulët në rajon edhe pse mesatarisht rritej në vitet e fundit. Maqedonia sipas të ardhurave është në fund të listës në Ballkan, madje edhe mbas Shqipërisë dhe Serbisë që kishte të ardhura më të larta vitet e kaluara. Sindikatat kanë kalkuluar se për një familje katër anëtarëshe i duhen më së paku 100 euro më shumë ose 32.000 denarë që të mund t’i kënaqë vetëm nevojat më themelore. Qytetarët thonë se mezi po kalojnë muajin, dhe se paratë…
“Arritja përfundimtare e marrëveshjes për çështjen e emrit është mundësi historike fer për qytetarët e Maqedonisë. Marrëveshja është investim në të ardhmen e Maqedonisë, ku hapim rrugën për fillim të bisedimeve me BE-në. Marrëveshja është shembull për zgjidhjen e një çështje të hapur me fqinjët, dhe në pajtim me interesat kombëtare dhe shtetërore”, thuhet në kumtesën e LSDM-së duke shtuar se marrëveshja përforcon dhe garanton identitetin maqedonas, kombësia maqedonase, shtetësia e Maqedonisë, gjuha maqedonase dhe kultura maqedonase është garantuar një herë e përgjithmonë dhe asnjëherë nuk do të kontestohen. “Marrëveshja me Greqinë i vendos fund kontestit 25-vjeçar dhe eliminon ndalesën…
Nesër në Shkup do të shënohet dy vjetori i motit të ligë dhe vërshimeve që morën jetën e 22 personave. Pasditen e 6 gushtit në rajonin e Shkupit kishte mbajtur mot i ligë me të rreshura të mëdha të shiut dhe erës së fuqishme. Të vdekurit nga vërshimet ishin nga Hasanbegu, fshatrat Stajkovc, Smilkovc dhe Haracinë. Gjatë 24 orëve në rajonin e Shkupit kishte rënë 92.9 litër shi në m2. Rënie të drunjëve, shtëpi pa rrymë dhe shumë dëm i madh material kishte ndodhur ato ditë ndërkohë që ishin evakuuar mijëra banorë.
Shtetasit maqedonas të cilët punojnë përkohësisht në Gjermani dhe ata që planifikojnë të vazhdojnë të jetojnë në këtë vend,presin që më në fund të hyn në fuqi vendimi për të cilën ranë dakord dy qeveritë për njohjen e lejeve të drejtimit. Nga MPB e Maqedonisë për MIA-n thonë se marrëveshja pritet të nënshkruhet së shpejti, por duke mos precizuar ndonjë datë se kur do të ndodh kjo. Shtetet nga Ballkani të cilat nuk janë anëtare të BE-së, kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe për rregullimin e kësaj çështje. Serbia dhe Bosnja e Hercegovina një kohë të gjatë kanë pasur marrëveshje të tillë, ndërsa…
CIA Amerikane vlerëson se Maqedonia gjatë vitit 2017 ka humbur 10 mijë banorë të saj për shkak të migrimit, njofton Gazeta Koha. Raporti midis të shkuarve në jashtë dhe të rinjve të ardhur në vend është minus 0.5, përkatësisht humbje të një banori në çdo 2000 banorë. Gjendja më kritike në rajon është Kroaci dhe Shqipëri me minus 1.7, përkatësisht minus 3.3 banorë në 1000 banorë. Bosnja, Bullgaria, Serbia, Rumania, Greqia dhe Slloveni janë në situatë më të mirë se Maqedonia.
Numri i automjeteve është në rritje të vazhdueshme, por megjithatë një e treta e familjeve në Maqedoni nuk kanë pasur automjet në vitin 2017, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika. Sipas raportit të ESHS për periudhën 2015-2017, automjet kanë pasur 59.6 përqind e familjeve. Në Maqedoni numri i automateve është në rritje të vazhdueshme dhe nga 383.833 në vitin 2015 arrin në numrin 403.316 automjete të regjistruara në vitin 2017, tregojnë të dhënat e MakStat. Në periudhën 2015-2017, përqindja e familjeve që kanë automjet, gjithashtu është në rritje të vazhdueshme. Nga 56.6% në vitin 2015 dhe 59.4% në…
Nga VMRO-DPMNE kanë akuzuar se LSDM dhe karteli në pushtet aplikojnë grabitje si në perëndimin e egër. “Nuk ka tender shtetëror apo grant, që nuk ka marrë firmë apo organizatë joqeveritare e lidhur me LSDM-në. Në tenderët kriminal dhe grante nuk ka fund”,kanë thënë në LSDM, transmeton Medial.mk. Ata akuzojnë se zv/kryeministri Koço Angjushev ka marrë para prej Fondit për inovacione, ndërsa ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska u ka ndarë mjete Organizatave joqeveritare ku dhe është anëtare.
Greqia është “plotësisht e vendosur” të ratifikojë marrëveshjen e saj me Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë për të ndryshuar emrin e këtij të fundit, tha Kostas Douzinas, një anëtar i SYRIZA-s në pushtet dhe kreu i komitetit parlamentar mbi marrëdhëniet e jashtme, transmeton Almakos. “Nëse rusët vazhdojnë të përpiqen ta shmangin atë, reagimi do të jetë i fortë,” tha Douzinas në një artikull të botuar të shtunën me titull “Fuqia e Putinit në oborrin evropian të ekspozuar nga shpata greke” dhe duke iu referuar vendimit të Greqisë për të dëbuar dy diplomatë rusë tentime të dyshuara për minimin e marrëveshjes me…
Nuk ka paga por as buxhet të planifikuar për specializantët privat të cilëve iu premtua se nga muaji maj i këtij vitit do të marrin paga. Takimet e shumta mes tyre dhe ministrisë së Shëndetësisë nuk kanë pasur efekt pozitiv. Kontot e tyre bankare, vazhdojnë të jenë të zbrazura ndërkaq revolti tek ta sa vjen e shtohet. Në disa takime me përfaqësuesit e ministrisë së shëndetësisë u është thënë se problemi qëndron tek Fondi Shëndetësor dhe jo tek ministria, me çka rreth 100 specializantët privat i janë drejtuar Fondit Shëndetësor tre herë përmes letrave të shkruara: Letra drejtuar Fondit Shëndetësorë…
Me peticion elektronik kërkohet dorëheqja e presidentit Gjorge Ivanov. Iniciativa qytetare “Megafon” sërish ka aktivizuar peticionin për mbledhje të nënshkrimeve për dorëheqjen e Ivanovit, i cili u hap në 2017. “Ne, qytetarët e Republikës së Maqedonisë, kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme dhe të pa revokueshme të kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për shkak të sjelljes së tij të vazhdueshme të: 1. Bllokimit të Maqedonisë në eurointegrime, 2. Mos dhënien e mbështetjes për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, 3. Nxitje të gjuhës së urrejtjes mes maqedonasve dhe shqiptarëve dhe maqedonasve dhe grekëve”, thuhet në peticion. Deri më tani peticionin e kanë…
Një vajzë e vogël me emrin Elma është gjetur në Çarshi të Shkupit. Vajza nuk di të tregojë emrat e prindërve, por është gjetur në afërsi të Kurshumli Hanit. Kush e njeh vajzën të lajmërohet në numrin 070 936 91.

