Mendoj se në një farë mënyre, Goce Dellçev është edhe i Bullgarisë dhe Maqedonisë, por natyrisht që këto janë çështje që duhen diskutuar në mënyrë objektive dhe pa motive nacionaliste, për t’u debatuar midis historianëve, tha historiani bullgar Çavdar Marinov në intervistën për “Radio Evropa e Lirë”. Ai tha se për fat të keq, historianët janë shpesh të angazhuar me disa shkaqe nacionaliste që me siguri nuk lejojnë një qasje objektive ndaj çështjeve të tilla historike, siç është pra deklarimi i identitetit në Maqedoni para një shekulli. “Në një farë mënyrë unë mendoj se këto janë çështje që nuk kanë…
Author: Hamdi Kumanova
Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të marrë datë për negociata. Në dy vitet e fundit, shteti dhe qeveria kanë bërë gjithçka që është nevojitur. Unë mendoj se Maqedonia e Veriut do të marrë një datë për fillimin e negociatave, tha sot ambasadori gjerman, Thomas Norbert Gerberich, përcjell AIM. Ai beson se do të ishte mirë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të bashkohen së bashku në Bashkimin Evropian, por shtoi se nëse është e nevojshme, duhet t’i kushtohet vëmendje ndarjes me qëllim që të mos ndëshkohet një vend, për shkak të dështimit të një vendi tjetër. “Unë mendoj se…
Bullgaria nuk do të bëjë kompromis kur bëhet fjalë për revolucionistin Goce Dellçevin. Ministrja e jashtme e bullgarisë Ekaterina Zaharieva pas dështimit të komisionit të përbashkët historik dhe arsimor për të harmonizuar tekstin për Goce Dellçevin, në disa paraqitje publike tha është i papranueshëm sugjerimi i Maqedonisë që Dellçevi të përkujtohet së bashku më 7 tetor kur në 1946 Bullgaria ia dorëzoi mbetjet mortore Maqedonisë. “Nuk ka mënyrë si të bësh kompromis me të vërtetën. Goce Dellçev vetë e ka thënë se çfarë është – ai është bullgar. E shkroi dhjetëra herë” deklaroi Ekaterina Zaharieva, Ministre e Jashtme e Bullgarisë.…
Me 14.06.2019 në ora 12.20 në vendkalimin kufitar në Deve Bair është mbajtur shtetasi bullgar R.E.A.(59) që ka qenë duke drejtuar veturën e tipit ‘Man’ me targa nacionale turke, pasi që gjatë kontrollit është konstatuar se kartoni i gjelbër ndërkombëtar për sigurimin e autopërgjegjësisë së veturës ka qenë false, transmeton Almakos. Ai është dorëzuar në Stacionin Policor në Kriva Pallankë për procedurë të mëtutjeshme.
Me 14.06.2019 në ora 19.00 mbi fshatin Llabunishtë, Strugë, për shkak të prerjes së paligjshme të druve janë arrestuar shtetasit shqiptar P.S.(22), S.A.(29) dhe S.I.(33), transmeton Almakos. Ata janë mbajtur në Stacionin Policor në Strugë për procedurë të mëtutjeshme.
Me 14.06.2019 në ora 12.10 në vendkalimin kufitar në Deve Bair, është mbajtur shtetasi turk F.J.(62) i cili ka qenë duke drejtuar veturën e tipit “Man” me targa nacionale turke, pasi që gjatë kontrollit është konstatuar se kartoni i gjelbër ndërkombëtar për sigurimin e autopërgjegjësisë së veturës ka qenë false, transmeton Almakos. Ai është dorëzuar në Stacionin Policor në Kriva Pallankë për procedurë të mëtutjeshme.
Me 14.06.2019 në ora 22.00 në vendkalimin kufitar në Tabanoc zyrtarët policor e kanë arrestuar R.V.(45) nga Republika e Serbisë që ka udhëtuar me veturën “Folksvagen transporter” me targa nacionale serbe, për shkak të asaj se gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se gjendet në listën stop për kryerjen e veprës penale vjedhje në territorin e SPB Manastir, transmeton Almakos. Personi është arrestuar dhe dorëzuar në SPB Manastir për procedurë të mëtutjeshme.
Me 14.06.2019 në ora 15.30 në vendkalimin kufitar në Jazhincë, zyrtarët policor e kanë arrestuar K.I.(28) nga Kosova, i cili ka qenë duke drejtuar veturën e tipit “Renxh Rover”, për shkak të dyshimeve se vetura është e falsifikuar, transmeton Almakos. Vetura është konfiskuar, ndërsa K.I. është dorëzuar në SPB Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.
Zëdhënësi i Sindikatës së Pavarur të Policisë Dejan Sazdov, sot akuzoi udhëheqësinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme se kryen mobing mbi anëtarët e Sindikatës dhe pjesëtarëve tjerë të policisë. Sazdov tha se bëhet fjalë për alokime të paligjshme, me të cilat siç tha, udhëheqësia ballafaqohet me ata të cilët kundërshtojnë punën joligjore. “Si sindikatë, menduam se qeveria mësoi mësimet për sjelljen shembullore dhe legjitime dhe ndryshimet pozitive do të ndiheshin, por asgjë nuk ndodhi. Në vend të ndryshimeve, ndaj sindikatës vazhduan presionet dhe kërcënimet e zhvendosjes që e ndjejnë shumë nga përfaqësuesit tanë në shpinë, si dhe presionet mbi…
Ministria e Shëndetësisë kumtoi se sot është afati përfundimtar për paraqitje në thirrjen publike për shfaqje të interesit për punë të mjekëve të mjekësisë në mbrojtjen primare shëndetësore (MPSH) në shtëpinë shëndetësore. Nga Ministria u bëjnë thirrje mjekëve të interesuar të mjekësisë me licencë për punë në MPSH të paraqiten në thirrjen publike dhe të dorëzojnë letër për interesim në Ministri, me qëllim që të sigurohet mundësi për punë në kohëzgjatje prej gjashtë muajve. Sipas nenit 8 të ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje shëndetësore mjekët e mjekësisë me licencë për punë duhet të kalojnë në punë…
Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, thonë burime të larta nga LSDM-ja. “Të dielën kemi mbledhje të bordit qendror të partisë, ku do të vendosim për hapat e ardhshëm, por zgjedhjet nuk janë më opsion, sepse data është e sigurt në tetor”, thonë nga burimet e larta të LSDM-së për “TV21”. Kjo ishte përgjigjja në pyetjen se cili opsion do të aktivizohet nga kryeministri pas konfirmimit të djeshëm se as në qershor ose korrik nuk do të ketë vendim që Maqedonia e Veriut të marrë një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Përndryshe, rreth një…
Inspektorët fillimisht do t’i paralajmërojnë kompanitë, dhe pastaj do t’i dënojnë ato. Inspektimet do të planifikohen bazuar në vlerësimin e rrezikut. Gjatë mbikëqyrjes inspektuese, kompanitë do të pajisen me lista kontrolluese ku ata do të jenë në gjendje të shohin vetë nëse punojnë sipas rregullave ligjore. Këto lista do të jenë publike dhe të detyrueshme gjatë inspektimeve të rregullta të inspektorëve. Këto janë një pjesë e risive në Ligjin e ri për Mbikëqyrjen e Inspektimit, i cili u miratua në fund të muajit të kaluar, por do të hyjë në fuqi nga 1 dhjetori.

