Ministrja e Drejtësisë Renata Deskovska ua kujtoi kryetarëve të gjykatave të Maqedonisë, prezent në konferencën e sotme për funksionimin e sistemit elektronik për shpërndarjen e lëndëve se do të shkarkohen nga funksioni nëse ndajnë lëndë në dorë për gjykatës të paracaktuar, gjë që ka qenë praktikë e disa viteve me radhë. Deskovska kujtoi se sistemi Akmis doemos duhet të shfrytëzohet me përpikëri që të parandalohen manipulime. Deskovska kujtoi se ekziston një mundësi edhe që avokatët të dorëzojnë një lëndë e ta tërheqin disa herë, derisa tu bie gjykatësi i dëshiruar, dhe u zotua se do ta luftojë edhe këtë dukuri…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot në konferencë për shtyp e bëri publike fillimin e masës – pushime të organizuara për punëtorë me të ardhura të ulëta, të ardhurat mujore e të cilëve nuk tejkalon shumën neto prej 22.000 denarëve, që realizohet në kuadër të Programit për turizmin vendor për punëtorët me të ardhura të ulëta për vitin 2019, njofton Portalb.mk. “Sivjet nga buxheti i shtetit kemi ndarë 20.000.000 denarë për të njëjtën masë , kështu që do të mund të aplikojnë të gjithë punëtorët me të ardhura mujore që nuk do tejkalojnë pagën prej 22.000 denarë, për subvencione prej 15.000…
Në suaza të aksionit të inspektimit që Komuna e Çairit ndërmori për largimin e tarracave të vendosura pa leje në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, Komuna e Çairit falënderon publikisht afaristët që respektuan ligjin dhe vetë larguan tarracat për të cilat nuk posedonin leje. Nga Komuna thonë se ndaj tyre nuk do të shqiptohen dënimet e parapara ligjore. “Aksioni i inicuar nga ana e Komunës së Çairit do të vazhdojë të realizohet dhe kreu i Çairit Ganiu garanton qytetarët se askush nuk do të kursehet dhe nuk do të jetë mbi ligjin. Afati për reagimin e vet pronarëve është 5…
“Korniza ligjore për Prokurorinë Publike e propozuar nga Ministria e Drejtësisë është lavdëruar nga bashkësia ndërkombëtare dhe pres që gjitha partitë politike në Kuvend do të vendosin si prioritet interesat shtetërore dhe do ta mbështesin të njëjtin”. Këtë e theksoi sot ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, e pyetur për Ligjin për Prokororinë Publike, me të cilin do të rregullohet edhe statusi i Prokurorisë Speciale. Ajo tha se ka përfunduar detyra e tyre për përgatitjen cilësore të ligjit. “Pres që gjitha partitë politike që janë në Kuvend dhe gjithë grupet e deputetëve ta vendosin si prioritet interesin e shtetit, para interesave…
Propozim ndryshimet e Ligjit të lojërave të fatit do të sjellin deri në rritjen e tregut të zi ku askush, e as adoleshentët nuk do të kanë asnjë mbrojtje Për 11 vite ndjekje intensive të problemit me bastin e përgjegjshëm në Evropë dhe në botë, nuk kam gjetur asnjë hulumtim relevant i cili në cilën do mënyrë do ta lidhte largësinë e objekteve të lojërave të fatit me cilën do sjellje patologjike. Gjëja e vetme që e kam parë me deklarata të herë pas hershme të politikanëve të caktuar, sidomos në regjionin e Evropës Juglindore, të cilën pa asnjë argument…
Kryeministri Zoran Zaev dhe shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov në intervistat për dy gazeta gjermane e kanë theksuar rëndësinë e marrjes së datës për fillim të negociatave me BE-në këtë vit. Sa i takon skenarit optmist për hyrje të ardhshme në BE, Zaev ka thënë se kjo do të varet nga dyja palët. “Më 2025 ose 2030 të bëhemi anëtar të BE-së. Nuk e di. Çështja është se kur ne do të jemi të gatshëm për Evropë dhe kur Evropa do të jetë e gatshme për ne. Dy anët janë të rëndësishëm. Me rëndësi është se reformat në atë rrugë…
Punonjësit e mediave në Maqedoninë e Veriut kanë theksuar se partitë politike përmes parave publike, promovojnë punën e Qeverisë në mediat lokale. Këto reagime vijnë pasi partia e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, Lidhja Social Demokrate, si porositës, është duke reklamuar punën e Qeverisë në dy vitet e fundit në shumë media private të vendit. Xhelal Neziri nga organizata joqeveritarë SCOOP, për Radion Evropa e Lirë thotë se ky veprim dëmton lirinë e mediave duke kujtuar praktikat e hidhura nga e kaluara ku me para të buxhetit reklamoheshin politika të caktuara. “Ne kemi qenë shumë kundër që mjetet…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën Popullore të Kinës, sot në Shangai realizoi takim me Dong Junhu, kryetar i Komitetit të Shangait të Këshillit konsultativ politik të popullit kinez. Në delegacionin e Kuvendit janë janë nënkryetari Goran Misovski, koordinatorët e grupit të deputetëve: koordinatori i LSDM-së Jovan Mitreski, i BDI-së Ejup Alimi, i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski, kryetarja e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Republikën popullore të Kinës, Vlladanka Aviroviq dhe Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Cvetanka Ivanova. Funksionet kryesore të Këshillit përfshijnë…
Dje në kalimin kufitar “Tabanoc” është arrestuar një shtetas i Turqisë. Siç informojnë nga MPB, rreth orës 16:30 në “Tabanoc” është arrestuar U.O (21) nga Turqia, pasi ka qenë i dyshuar për falsifikim të dokumenteve për udhëtim. I arrestuari është dërguar në SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme./Telegrafi/
Federika Mogerini sot në mëngjes nga Luksemburgu e uroi përvjetorin e Marrëveshjes së Prespës dhe i bëri thirrje vendeve anëtare të marrin një vendim pozitiv për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. “Sot u mbush një vit që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës midis Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, dhe mendoj se duhet të kujtojmë fuqinë e guximit dhe lidershipin, si dhe hapat e rëndësishëm që janë ndërmarrë në Ballkan. Shpresoj që shtetet anëtare t’i kujtojnë dhe t’i njohin këto hapa, veçanërisht në ditët në vijim kur duhet marrë vendim i rëndësishëm në hapjen e negociatave me Shqipërinë…
Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një komunikate për media thekson se OBRM-PDUKM-ja e udhëhequr nga Hristijan Mickoski është e njëjtë me atë që ka udhëhequr Nikolla Gruevski. “Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja janë të vetmit që bëjnë tifo për mossukses, të vetmit që punojnë kundër integrimit dhe tentojnë të kthejnë shtetin në të kaluarën e errët. OBRM-PDUKM dhe Mickoski janë në anën e kundërt të përparimit, zhvillimit dhe integrimit, në anën e kundër të interesit të qytetarëve”, thonë nga LSDM. Ata shtojnë se qytetarët janë përcaktuar për përparim, për NATO dhe BE dhe nuk do ta lejojnë Mickoskin t’i ndalojë këto…
Shteti i Maqedonisë do të kërkojë që ish-kryeministri Nikolla Gruevski, të ekstradohet nga Budapesti si i dyshuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, tha se dosja është kompletuar dhe do të dërgohet tek autoritetet hungareze. “Dosja e plotë për 29 prillin nga Prokuroria dhe gjykata është kompletuar javën e kaluar. Këto ditë do të dërgohet në Budapest”, tha Deskoska. Shteti për më shumë se gjashtë muaj e kërkon Gruevskin, i cili ka fituar azil politik në Hungari, për të vuajtur dënimin me dy vjet burg./Telegrafi/

