Propozim ndryshimet e Ligjit të lojërave të fatit do të sjellin deri në rritjen e tregut të zi ku askush, e as adoleshentët nuk do të kanë asnjë mbrojtje
Për 11 vite ndjekje intensive të problemit me bastin e përgjegjshëm në Evropë dhe në botë, nuk kam gjetur asnjë hulumtim relevant i cili në cilën do mënyrë do ta lidhte largësinë e objekteve të lojërave të fatit me cilën do sjellje patologjike. Gjëja e vetme që e kam parë me deklarata të herë pas hershme të politikanëve të caktuar, sidomos në regjionin e Evropës Juglindore, të cilën pa asnjë argument po tentojnë që të realizojnë poena politik.- deklaroi në intervistën për E-Magazin, Zoran Puhaç, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Evropiane të Lojërave të Fatit. Arsyeja e ardhjes së tij në Shkup janë bisedimet e anëtarësimit me ABS ndaj kësaj organizate jo fitim prurëse në Bruksel, e cila i përfaqëson lojtarët evropian dhe bastoret të licencuar dhe rregulluar me të drejtën e BE-së. Ky është asociacioni i parë tregtar në territorin e Bashkimit Evropian ku qëllimi i saj primar është promovimi i një hapësire dhe mjedisi të sigurt të lojërave të fatit, mbrojtjen e adoleshentëve, edukimin e punëtorëve për njohje me varësinë nga lojërat e fatit e të ngjashme. Puhaç dje ka mbajtur një fjalim në Diskutimin publik në Parlament për propozim ndryshimet e Ligjit të lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese ku i paraqiten qëndrimet e organizatës për të njëjtat.
ABS është organizatë relativisht e re në RMV e cila në periudhën e kaluar është përballur me sfida serioze nga aspekti i rregullativës në vend. Z.Puhaç si Sekretar i përgjithshëm i Organizatës Evropiane të Lojërave të Fatit (EOGL) dhe njohës i mirë i industrisë, cili është qëndrimi i Juaj në lidhje me propozim ndryshimet e Ligjit për lojërat e fatit, të cilat, sipas argumenteve të ABS, do të nxisin mbylljen e tërë industrisë në vend dhe cili është qëndrimi i (EOGL)? Më konkretisht, çka mendoni për propozim largesën nga 200 gjegjësisht 500 metra të hapësirave ku rregullohen lojërat e fatit nga objektet ku kryhet veprimtari arsimore, shkolla, fakultete, kopshte si dhe biblioteka dhe objekte fetare, me qëllim mos nxitjen e varësisë së mundshme nga lojërat e fatit tek popullata e re?
Në Ligjin aktual të lojërave të fatit, në nenin 20, ndalesa për pjesëmarrjen e adoleshentëve në lojërat e fatit tashmë është vërtetuar në mënyrë detale, duke përfshirë edhe ndalesën për hyrje në hapësirat ku organizohen lojërat e fatit. Vendosja e propozuar e largesës minimale është një shembull tipik për shqyrtim të panevojshëm të këtij neni. Nëse pranohet një zgjidhje e tillë ligjore, sigurisht se nuk do të bëhen përmirësime dhe sigurisht se kjo do të ketë pasoja shumë negative , jo vetëm për organizatorët e lojërave të fatit, por edhe për buxhetin shtetëror dhe për shoqërinë në tërësi.
Sipas strukturës së popullatës në Maqedoninë Veriore, pjesa më e madhe e vendbanimeve përfshijnë hapësira shumë të vogla dhe kufizime nga 500 metra hapësirë ajrore nga institucionet arsimore do të sillet deri te mbyllja direkte e thuajse të gjitha objekteve të lojërave të fatit. Kjo nënkupton që për një kohë të shkurtër do të kemi rritjen e tregut të zi, organizimin e paligjshëm e të gjitha llojeve të lojërave të fatit ku askush, e as personat adoleshent nuk do të kanë mbrojtje. Përkundrazi, tregu i zi shumë shpejt do të gjeneroje një numër të madh të negativiteteve, ashtu si janë rritja e kriminalitetit, fenomenin e ‘gjendshmërisë së gjelbër’, lufta për ‘territor’, pamundësia që të ndiqet prejardhja dhe rrjedhja e parave.
Njashtu, në një situatë të tillë, buxheti shtetëror do të humbas shuma serioze të parave, organizatat për mbrojtje sociale dhe organizatat tjera që financohen nga buxheti shtetëror do të ngelin pa të hyra të konsiderueshme, shumica e qytetarëve që janë të punësuar direkt ose indirekt në sferën e lojërave të fatit do të ngelin pa punë.
A ekzistojnë statistika që tregojnë për lidhjen e afërsisë së objekteve ku realizohen lojërat e fatit me shkollat dhe varësinë tek të rinjtë nga lojërat e fatit? Ju si organizatë ose organizata tjera a keni bërë hulumtime në këtë temë? Cilat janë rezultatet dhe trendi?
Për 11 vite ndjekje intensive të problemit me bastin e përgjegjshëm në Evropë dhe në botë, nuk kam gjetur asnjë hulumtim relevant e cila në cilën do mënyrë do ta lidhte largësinë e objekteve të lojërave të fatit me cilën do sjellje patologjike. Gjëja e vetme që e kam hasur në deklaratat e herë pas hershme të politikanëve të caktuar, kryesisht në regjionin e Evropës Juglindore, të cilët pa asnjë argument po tentojnë që të realizojnë poena të lirë politikë.
Para disa kohësh në vendin tonë shkruhej shumë për Ndryshimet e Ligjit për lojërat e fatit në Shqipëri dhe Kosovë me të cilën u mbyllën të gjitha bastoret, ndërsa industria nga e rregulluar u shndërrua në zonë të zezë, u nxit ekonomia e zezë dhe basti në të zezë, ndërsa si pasojë e kësaj shtetet ngelën pa miliona, mjete që u inkasuan në buxhetin shtetëror. Si e shihni ju këtë gjë, a është kjo gjë kërcënim që mund t`i ndodh Maqedonisë Veriore dhe cilit do vend tjetër që do të bënte një hap të tillë?
Historia e lojërave të fatit është e vjetër sa civilizimi njerëzor, esenca ngel e njëjtë edhe në ditën e sotme, vetëm format e lojërave kanë ndryshuar, duke ndjekur zhvillimin e shoqërisë njerëzore. Secili psikolog serioz ose sociolog do të thotë se lojërat e fatit janë një nevojë e lindur tek njerëzit të cilët përskaj argëtimit, kanë ndjenjën e rrezikut të kontrolluar. Kuptohet, mendoj në shumicën e njerëzve, dhe jo në fenomene të përkohshme patologjike.
Në një situatë të tillë, secili aksion nga ndonjë shtet që udhëheq deri në ndalesën direkte ose indirekte , njëkohësisht si reagim, krijon treg të zi që duhet t`i plotësoje nevojat e dukshme të njerëzve. Kjo ligjësi është universale dhe nuk ka të bëje vetëm me lojërat e fatit. Për shembull, nëse ndalesa e distribuimit të çokoladës, benzinës, cigareve ose çfarë do tjetër ka nevojë të dukshme njerëzore, menjëherë do të krijoje treg të zi me të gjitha fenomenet negative që i bartë. Shembulli më i mirë është tentimi për ndalesën e alkoolit në SHBA në gjysmën e parë të shekullit të kaluar që solli deri te krijimi i organizatave të fuqishme kriminale që kanë mbijetuar edhe pas ndërprerjes së ndalesës dhe deri më sot.
Shqipëria dhe Kosova para disa kohësh vendosën ndalesën e lojërave të fatit, pas së cilës menjëherë u krijua tregu i dukshëm i zi, që gjithsesi do të vijoje të rritet, vetëm nëse nuk vjen deri te ndryshimi dhe ndërprerja e ndalesës. Ky është një shembull i mirë negativ për të gjithë politikanët në botë, të cilët ndoshta mendojnë në ndalesa të ngjashme. Pikërisht për këtë, asnjë vend evropian nuk është duke e shqyrtuar mundësinë e ndalesës, por rregullimit cilësor të lojërave të fatit.
Sinqerisht shpresoj se politikanët tuaj nuk do të bëjnë diçka që do të sillte deri në shuarje direkte ose indirekte të tregut legal, pasi që ka shembuj të shumtë të fenomeneve negative që i krijon tregu i zi.
Cka thuan përvojat e vendeve tjera? Rregullativa e vendeve të zhvilluara evropiane a parasheh nen që ka të bëje me largësinë e objekteve ku zhvillohen lojërat e fatit larg shkollave, universiteteve, e të ngjashme?
Ligjet e vendeve të zhvilluara nuk kanë një kufizim të tillë, pasi që shumë kohë më parë kanë vërtetuar se largimi fizik nuk është i lidhur me pjesëmarrjen e adoleshentëve në lojërat e fatit. Të gjitha zgjidhjet moderne shkojnë në drejtimin e ndalesës së plotë dhe pjesëmarrjes së adoleshentëve me sanksionim të shkelësve të ligjit.
Kufizime në raport me largësinë ndodhin vetëm në disa vende nga ISH SFRJ dhe supozoj se këto janë disa mbetje nga mendimi socialist, e cila jo rrallë binte pre e një rregullimi të tepruar përskaj zbatimit deri në fund të ligjit.
Të bëj pak shaka, kur tashmë keni ndalesë të plotë të lojërave të fatit për adoleshent dhe dëshironi që të impononi kufizim të largësisë së objekteve, kjo është si në ligjin për ndalesën e vjedhjes të vendosni ndalesë shtesë për vjedhje në largësi prej 500 metra nga stacioni policor.
Nëse merret parasysh se, Propozim ndryshimet e Ligjit për lojërat e fatit kanë për qëllim preventivën e mundësive për nxitjen e veseve tek të rinjtë që ju si ekspert nga sfera, si dhe si organizatë, nuk pajtoheni me të njëjtën, propozoni diçka në lidhje me këtë sferë?
Ligji aktual për lojërat e fatit i ka të gjitha elementet e mbrojtjes së adoleshentëve, të cilat njashtu i kanë edhe ligjet në vendet e zhvilluara. Drejtimi në të cilën njeriu mundet dhe duhet që të mendoje nuk është ligji, por përfshirja potenciale e organizatave profesionale dhe individuale në zhvillimin e programeve për edukim dhe preventivë si dhe zhvillimin e programeve e të ashtuquajturës lojëra të fatit të përgjegjshme. Aktivitete të këtilla të ngjashme tashmë janë duke u realizuar në vendet e Bashkimit Evropian.
Republika e Maqedonisë Veriore është vendi që pretendon për t`u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Mjet për këtë është edhe përshtatja e legjislacionit dhe afërsi të plotë ndaj normave dhe rregullave evropiane. Cili është modeli më i mirë i Ligjit për Lojërat e Fatit?
Ligjet e vendeve të Bashkimit Evropian në mënyrë të ngjashme merren me rregullimin e lojërave të fatit, vetëm në pjesët që janë të përshtatura për formën organizative të secilit shtet individual( a kanë regjione autonome, krahina e të ngjashme), forcës ekonomike dhe kushteve të tregut të caktuar. Në këtë kuptim, rekomandimi i përgjithshëm që i karakterizon zgjidhjet moderne ligjore është krijimi i kushteve optimale për punë, respektimi i të drejtës së konkurrencës së drejtë dhe ndërprerjes së monopolit jo parimor.
Ndër vite, në botë është aktual liberalizimi dhe rregullimi i tregut në Internet, pasi që ai është gjeneratori më i madh i tregut ilegal me të cilën madje edhe vendet më të zhvilluara nuk mund që të zgjidhen, vetëm nëse nuk e rregullojnë. Për shembull, madje edhe një Amerikë e cila nën presionin e opinionit konservator me vite i ka ikur rregullimit të tregut në internet, vitin e kaluar ka nisur me liberalizimin dhe rregullimin.
Për në fund, na tregoni diçka më shumë për Organizatën Evropiane për Lojërat e Fatit dhe çka fitojnë asociacionet nga anëtarësimi në EOGL?
EOGL ( Organizata Evropiane e Lojërave të Fatit) është organizatë ndërkombëtare jo profitabile e cila merret me ndjekjen e zgjidhjeve ligjore të lojërave të fatit, me qëllim promovimin e rrethit të sigurt të lojërave të fatit. Kjo nënkupton edhe promovimin e praktikave më të mira rregullatore që çojnë drejt një mjedisi të sigurt për lojtarët, baste të përgjegjshme dhe respektimin e të gjitha standardeve ndërkombëtare të lojërave të fatit, e sidomos të atyre që kanë të bëjnë me pengimin e punës së paligjshme, pengimin e shpërlarjes së parave dhe mbrojtjen e të dhënave personale të shfrytëzuesve të shërbimeve.
Partneriteti me organizatën tonë nënkupton, para së gjithash, pranimin dhe zbatimin aktiv e të gjitha parimeve esenciale mbi të cilat ajo bazohet dhe me këtë edhe fuqizimin e kredibilitetit të secilit asociacion individual ose kompani, edhe në nivel lokal dhe ndërkombëtar, edhe në botën e biznesit. Kredibiliteti është njëra prej karakteristikave më të rëndësishme, nëse jo më e rëndësishmja.