Prokuroria Speciale Publike sot është futur në Komunën e Aerodromit. Pas një hetimi të shkurtë, prokurorët hetues kanë marrë gjithë dokumentacionet në kohën kur kryetar komune ka qenë Ivica Konevski. Prokurorët në PSP kanë dorëzuar libra biznesi, projekte, faktura të cilat në pako janë marrë nga komuna. Makfaks njofton se vizita e prokuroriëve në Komunën e Aerodromit është bërë para disa ditëve. Nga PSP nuk japin informacione nëse përgatitin hetime për ish-kryetarin Ivica Konevski. Ndërsa detaje nuk kanë dhënë as nga komuna. “PSP prej më herët përmes një shkrese me letër ka kërkuar nga komuna dokumtete. Komuna i ka dorëzuar…
Author: Hamdi Kumanova
Nuk është e saktë se borxhi është rritur për 32 milionë euro, prej kur VMRO-DPMNE-ja e krijoi borxhin publik shënon ulje, për herë të parë pas 9 viteve, kumton Qendra për komunikime e LSDM-së. “Pasi VMRO-DPMNE-ja e krijoi borxhin publik dhe i detyroi qytetarët, për herë të parë pas 9 viteve të plota, në vitin 2017 borxhi publik shënon ulje. Në vitin 2018 mbetet në nivelin e njëjtë. Politikat kriminale të VMRO-DPMNE-së, thuhet në kumtesë, i detyruan dhe i varfëruan qytetarët. Janë trashëguar detyrime prej 2 miliardë e 114 milionë euro deri në vitin 2020 të cilat duhet të kthehen.…
Pasi që u paraqit lajmi se Dua Lipa do të mbajë koncert në Shkup, për mbështetje të referendumit, me prononcim të tij doli dhe kompozitori maqedon dhe ish-anëtarë i grupit Anastasia, Zllatko Origjanski. Ai në profilin e tij në Facebook, e ka përshëndetur koncertin e mundshëm të yllit të muzikës. Origjanski mes tjerash shkruan: “Faleminderim Zotit dikush të kujtohet! Në kohën dhe pas katastrofës së VMRO-së, dhjetë vite ju flas se Shqiptarët në Maqedoni janë pjesa më progresive dhe e gjallë e saj, por shumica qeshnit”, shkruan Origjanski në profilin e tij./Fakte
Deputeti i shumicës parlamentare të udhëhequr nga LSDM-ja dhe koalicioni, Pavle Bogoevski u bën thirrje qytetarëve dhe qytetareve, së bashku, me guxim dhe me përkushtim të marrin pjesë në sigurimin e të ardhmes së shtetit tonë. “Me marrëveshjen e arritur të Greqisë me Maqedoninë, për herë të parë në historinë e Republikës së Maqedonisë ofrohet mundësi më e drejtë dhe më e mirë, shikuar historikisht për sigurimin e të ardhmes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Për herë të parë kemi shans me të vërtetë vetë të vendosim për të ardhmen tonë. Me pranimin e Marrëveshjes së Prespës…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM), Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM), Instituti i Maqedonisë për Media (IMM) dhe Instituti për Studime të Komunikimeve (ISK) dënojnë mënyrën në të cilën Komisioni Shtetëror Zgjedhor i interpreton ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor në lidhje me paraqitjen mediatike për referendumin për emrin. Ju rikujtojmë se ndryshimet dhe plotësimet e fundit të Kodit Zgjedhor, me të cilët legjitimohet propaganda politike në mediat e paguar me paratë e qytetarëve, kanë të bëjnë vetëm me organizimin e fushatave zgjedhore, e jo edhe me organizimin…
VMRO-DPMNE deri më 10 shtator apo në fillimin e fushatës së referendumit do ta jep qëndrimin e saj nëse do të ftojë në bojkot apo të dilet dhe të votohet kundër. Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në intervistën për Kanal 5 konfirmon se ka marrë ofertë për hyrje në Qeveri por demanton se ka kërkuar ndryshime në Kodin zgjedhor që do nënkuptonte amnisti për ish udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së, transmeton Medial.mk.
Ahmeti si mysafir në Click Plus ka qenë në siklet nga një qytetarë i cili i drejtoi pyetje të drejtpërdrejt: Çka ndodhë me rastin ,,Alfa”? Kaq vite drejtësia s’po funksionon dhe një njeri i pafajshëm po vuan denimin. Zotëri.Ahmeti a ka mundësi të na tregoni kur do zgjidhet ky rast sepse u bë shumë gjatë, njerëz të pafajshëm qëndrojnë në burg. Ju na keni premtuar dhe asgjë s’keni bërë. Ai më tej vazhdoj duke përmendur fakte se bëhet fjalë për rast të montuar politik duke thënë se në pozitë kaq të keqe shqiptarët s’kanë qenë asnjëher. Qytetari, më tej bëri…
Partia për Lëvizjen e Turqve në Maqedoni (PLT) ka dërguar reagim me shkrim deri tek presidenti Gjorge Ivanov dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, në lidhje me emërimin e Gjergj Dedaj për ambasador të Kosovës në Maqedoni. “Jemi kategorikisht kundër që një person me mentalitet fashizoid dhe primitiv të jetë ambasador në vendin tonë, i cili në çdo segment maksimalisht mundohet të promovojë multietnicitetin. Jemi të bindur se pranimi i një personi të tillë si ambasador në Maqedoni, do të rezultojë negativisht në marrëdhëniet multietnike, por edhe në miqësinë mes Maqedonisë dhe Turqisë”- theksohet në reagimin e PLT-së.…
Komisioni Shtetërori Zgjedhjeve sot pasdite do të mbajë seancë publike, në të cilën do të rishikojë dhe miratojë propozim-vendimin për ndryshimin e afateve për aktivitetet për mbajtjet e referendumit më 30 shtator. Në rend dite gjithashtu do të jetë edhe propozimi për planin financiar për referendumin në nivel shtetëror, si dhe propozim-njoftimi për procedurat për shpalljet publike, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në seancën e sotme gjithashtu duhet të rishikohet dhe miratohet propozim-vendimi për konfirmimn e nevojës për formimin e trupave ndihmës në KSHZ për zbatimin e referendumit./Telegrafi/
Në Maqedoni ekziston optimizëm për anëtarësim në institucionet euro-atlantike, në BE dhe në NATO. Procesi i skriningut për Maqedoninë do të thotë shumë punë ku do të duhet të kyçen shumë institucione vendore dhe organizata jo-qeveritare që kanë përvojë në këtë proces nga vizitat e punës nëpër vendet evropiane. Procesi i skriningut, sipas faqes zyrtare të Komisionit Evropian, zyrës për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, do të thotë “Ngjizje të planeve dhe ligjeve për integrim në BE të vendeve që tentojnë anëtarësimin” I gjithë procesi i skriningut ka 35 kapituj të cilat duhet të kalohen me shumë kujdes thuajse nëpër…
Qyteti i Shkupit inkuadrohet në programin për punë komunale ku do të angazhohen 20 persona të papunë me orar të shkurtuar pune në kuadër të projektit “Kontribute socio- arsimore përmes mbështetjes së kategorive të rrezikuara të qytetarëve në territorin e Qytetit të Shkupit”. Dhjetë persona të papunë do të angazhohen për periudhën prej nëntë muajsh si asistentë arsimor për personat me nevoja të posaçme arsimore në nëntë shkolla të mesme në Qytetin e Shkupit, ndërsa nga pesë do të angazhohen si asistentë personal për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarë të personave të moshuar Angazhimi është 20 orë në javë…
Me tre raste të vdekjeve dhe tre persona të lënduar kanë përfunduar dy nga katër fatkeqësitë në hekurudhat e vendit nga fillimi i vitit, ndërsa Ndërmarrjet hekurudhore kanë regjistruar edhe dëme materiale. Këto të dhëna janë vazhdimësi e gjendjeve nga vitet e kaluara, ku po ashtu janë evidentuar aksidente të shumta edhe krahas apeleve në kontinuitet nga institucionet për disiplinë më të madhe të vozitësve. Në komentin e aksidentit të fundit me tre të vdekur që ndodhi në fund të muajit të kaluar në Romanovc të Kumanovës, drejtori i NP, Hekurudhat e Maqedonisë- Infrastruktura, Irfan Asani apeloi që maksimalisht të…

