Author: Hamdi Kumanova

Me zgjidhjen e çështjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, vendit i hapen portat për aderim në NATO dhe fillim të bisedimeve me Bashkimin Evropian edhe atë duke ruajtur identitetin maqedonas. Kështu thuhet në kumtesën për media të LSDM-së, informon MEDIAL. Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë thonë “nëse Hristijan Mickoski ka vetëm pak përgjegjësi dhe seriozitet mbi supet e tija, duhet që hapur të dal dhe të thotë se për cilin opsion do të përcaktohet”. “Kemi shansin historik që të sigurojmë ardhmërinë e Maqedonisë. Ëndrrën e shumë gjeneratave, synimin e të parëve tanë e kemi një hap larg, kurse neve na mbetet…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike Shqiptare në kogresin e fundit ka përgatitur një spot ku përshkruhet rrugëtimi i saj në skenën politike në Maqedoni, njofton agjencia e lajmeve INA. Në video shfaqet fjalimi i ish-liderin dhe intelektualit Arbën Xhaferi kur thotë se, PDSH-ja do të vazhdojë ta kultivoj pa ndalur atë rrugë që e ka pasur, atë rrugë që i mbron interesat e shqiptarëve. Më pas shfaqen shumë aktivitete të liderit të saj aktual Menduh Thaci. Në video shfaqet roli i PDSH-së gjatë të gjitha zhvillimeve politike në Maqedoni duke filluar nga viti 1993.

Lexo më Shumë

Dhjetë nxënës me nevoja të veçanta që mësojnë në shkollat e mesme të Shkupit do të jenë nën përkujdesje të asistentëve të tyre personal gjatë nevojave të përditshme të tyre derisa ndjekin procesin mësimor. Asistentët pritet të nisin me punë nga fillimi i vitit të ardhshëm shkollor. Këta asistentë do të angazhohen në nëntë shkollat e mesme të kryeqytetit të cilat kanë konkurruar në këtë projekt. Nga Bashkia e Shkupit thonë se ky projekt të cilën po e realizojnë bashkë me Agjencinë e Punësimit dhe UNDP-në ka për qëllim që t’i pavarësoj këta nxënës me qëllim që në të ardhmen…

Lexo më Shumë

Pentagoni e përshëndeti vendimin e Maqedonisë ta pranojë grupin e shtetasve të saj, të cilët si mercenarë të huaj janë robëruar në Siri. MPB-ja dje kumtoi se në një aksion të përbashkët me Komandën e Koalicionit Antiterrorist Global dhe Forcat Demokratike Siriane i ka arrestuar shtatë shtetas të Maqedonisë, të cilët kanë luftuar në fushëbetejat në Siri dhe Irak. Zëdhënësi i Pentagonit, Shon Robertson, për Si-En-En deklaroi se Forcat Demokratike Siriane deri në korrik i kanë robëruar 600 mercenarë të huaj prej më shumë se 40-të vendeve. Mes tyre, sipas këtij komandanti të marinës amerikane, ka pasur rreth 40 mercenarë…

Lexo më Shumë

Avokatja e palës mbrojtëse në rastin “Lagjja e Trimave- Kumanovë”, Artene Ademi Iseini në deklaratën e saj për Portalb pohon se deri tash provat e nxjerra nga ana e gjykatës, a të propozuara nga ana e Prokurorisë assesi nuk e vërtetojnë as përafërsisht veprat ngarkuese “terrorizëm” dhe aq më pak veprën penale “organizatë terroriste”. “Përkundrazi, dëshmitarët okular theksojnë kategorikisht se policia ka gjuajtur pa paralajmëruar, policia ka shkaktuar frikë, panikë dhe pasiguri tek qytetarët. Do të dëshmojmë se Komandant Sokoli dhe të tjerët nuk janë terroristë dhe veprimet e tyre nuk përmbajnë elemente të veprave penale terrorizëm, nga neni 394b…

Lexo më Shumë

Rreth 18 mijë persona në Maqedoni jetojnë në kushte të robërisë moderne, ose 8.7 për qind e shteteasve janë rob, tregojnë të dhënat e Indeksit Global për Liri 2018, që është përpunuar nga Kombet e Bashkuara dhe Fondacioni “Walk Free”. Maqedonia gjendet në vendit e tretë në listën e vendeve evropiane dhe Azisë Qendrore. Në këtë grup para Maqedonisë janë vetëm Turkmenistani dhe Bjellorusia, ndërsa më mirë të renditura janë Luksemburgu, ku vetëm 1.5 në 1 mijë banorë janë të robëruar. Ndërsa sa i përket qeverisë në lidhje me këtë problem, ajo e Maqedonisë është vlerësuar me BBB. Rezultatet e…

Lexo më Shumë

Ish kryetari i Karposhit, Stevço Jakimovski është arrestuar mbrëmë dhe gjendet në njërën nga stacionet e policisë, përcjell Portalb.mk. Gjatë ditës së sotme pritet të dalë para trupit gjykues. Sipas avokatit të Jakimovskit, Viktor Cvetkovski, arrestimi i Jakimoskit është sulm ndaj angazhimit politik të Jakimovskit. Ndryshe, Policia financiare ka nisur hetimet për disa veprime nga ana e komunës së Karposhit deri sa ishte nën udhëheqësinë e Stevço Jakimovsikit, shtëpia e të cilit u bastis dje. Siç deklaroi ai për media, bëhet fjalë për dy veprime në vitin 2012 lidhur me barakat ku është e vendosur komuna dhe e treta ka…

Lexo më Shumë

Hamdi Nuhiju Propozimi i presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për ta emëruar ambasador në Maqedoninë Veriore, Gjergj Dedajn ka nxitur reagime të shumta të opinionit. Të gjithë kanë reaguar kundër këtij emërtimi përveç militantëve dhe përfaqësuesve të Bashkimit Demokratik për Integrim. Gjergj Dedaj, kryetar i Partisë Liberale të Kosovës tashmë është i njohur në opinion si shqiptari më ekstremist kundër termeve islamik, fe islame, turk dhe Turqi. Ai në të gjitha paraqitjet e tij publike në mënyrë të vazhdueshme ka ofenduar komunitetin turk në Kosovë dhe jashtë saj, si dhe muslimanët duke u kërcënuar madje se nëse Kosova…

Lexo më Shumë

Në referendumin e 30 shtatorit numri më i madh i qytetarëve do të votojë “për”. Në pyetjen “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO duke pranuar marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë” pozitiv do të përgjigjeshin 41.5% e qytetarëve, kundër do të votonin 35.1%, 12.4% janë ata që nuk do të votojnë, 9.2% janë të pavendosur, ndërsa 1.9 kanë refuzuar të përgjigjen në anketën që e ka bërë Qendra Maqedonase për Politikë . Sipas këtij hetimi, shumica dërmuese prej 66.4% do të del të votojë, 19.8% do të bashkohen me iniciativën për bojkotimin e referendumit, ndërsa 11.9% ende nuk kanë…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM së Dimçe Arsovski tha se “Sot është dita kur LSDM-ja përmes Ministrisë së Financave (MF) i futën në borxh qytetarët për 32.5 milionë euro. 32.5 milionë euro është ankandi i MF-së ku qytetarët e Republikës së Maqedonisë do të hyn në borxh për një shumë të madhe parash. Paramendoni, do të na fusin në borxh për 32.5 milionë eurot, ndërsa projekti i vetëm dhe më i madh janë tenderët dhe paratë shtetërore që i ndajnë firmat e LSDM-së dhe anëtarët e LSDM-së. Vetëm sot LSDM-ja fut në borxh secilën familje katër anëtarëshe për 4000 denarë”. Sipas tij,…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar ndaj veprimtarisë propagandistike njëetnike në vend, që po fshehë dhe injoron vlerat dhe realitetin multietnik. “Vlerat europerendimore dhe perspektiva euro-integruese ka qenë dhe do te ngelet objektiv dhe përcaktim esencial i ASH në veprimin e saj politik. Qeveria e Maqedonisë, në fushatën e saj, po shpërndan afishe she materiale propandistike, duke e bërë vetëm kombin maqedonas ekzistent në Maqedoni, duke shkelur mbi realitetin multietnik te vendit”, nënvizon ASH. Sipas reagimit, afishet që zyrtarë të LSDM po i ndajnë me opinionin : Hyjmë në NATO dhe BE si maqedonas” “ Me marrëveshjen e sigurojmë ardhmërinë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se është kryer inspektim në kopshtin për fëmijë në Gjevgjeli, në të cilin u publikuan pamje se edukatoret kishin sjellje joadekuate ndaj fëmijëve. Nga MPPS informojnë se nga ana e shërbimeve për inspektim dhe mbrojtje të fëmijëve, janë marrë deklarata të drejtoreshës dhe të punësuarve në kopsht. “Drejtoresha është e detyruar menjëherë të konfirmojë gjendjen faktike dhe mbi bazë të asaj të vazhdohet procedura për përgjegjësi, gjegjësisht nëse gjenden fakte se ka shkelje, do të dorëzojë iniciativë për shkelje ose padi penale, në përputhje me nenin 261 paragrafi 1 alinea 2 e Ligjit…

Lexo më Shumë