Avokatja e palës mbrojtëse në rastin “Lagjja e Trimave- Kumanovë”, Artene Ademi Iseini në deklaratën e saj për Portalb pohon se deri tash provat e nxjerra nga ana e gjykatës, a të propozuara nga ana e Prokurorisë assesi nuk e vërtetojnë as përafërsisht veprat ngarkuese “terrorizëm” dhe aq më pak veprën penale “organizatë terroriste”.
“Përkundrazi, dëshmitarët okular theksojnë kategorikisht se policia ka gjuajtur pa paralajmëruar, policia ka shkaktuar frikë, panikë dhe pasiguri tek qytetarët. Do të dëshmojmë se Komandant Sokoli dhe të tjerët nuk janë terroristë dhe veprimet e tyre nuk përmbajnë elemente të veprave penale terrorizëm, nga neni 394b i kodit penal dhe organizatë terroriste nga neni 394a të KP-së”, tha për Portalb avokatja Ademi- Iseini.
Ajo thotë se për rastin konkret kemi keqpërdorim dhe tejkalim të kompetencave të policisë. “Kur them keqpërdorim konsistojë në urdhëresën për bastisje”.
Sot ka vazhduar seanca e gjyqësore për rastin në fjalë, ku janë dëgjuar dëshmitë e banorëve të lagjes së trimave- Kumanovë. Nga ana tjetër, të dëmtuarit në rastin “lagjja e trimave- Kumanovë”, familjarë të policëve të vrarë, kanë dëshmuar se i bashkëngjiten përndjekjes penale dhe se do të kërkojnë dëmshpërblim.
Përndryshe, të akuzuarit e rastit “Lagjja e Trimave” në Gjykatën e Shkupit po gjykohen për ngjarjet që kanë ndodhur më 9 dhe 10 maj të vitit 2015-të në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.
Sipas aktakuzës 29 persona akuzohen për terrorizëm dhe prishjen e rendit kushtetues të Maqedonisë.
Data 27.05.2026
Aktuale
- Dezinsektim kundër mushkonjave në shtatë komuna të Rajonit Juglindor të enjten dhe të premten
- Falsifikuan vendime gjykate shqiptare dhe greke, Prokuroria e Fierit çon në gjyq avokaten dhe përkthyesen! Me dokumentet e rreme u tentua të bëhej një divorc
- Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Demir Kapi për kontrabandim emigrantësh
- Festa e “Birra Korça” vlerësohet me çmim të parë në “TEA Awards 2026” për kontributin në turizmin shqiptar (VIDEO)
- Mickoski e uron Bajramin e Kurbanin: Të vazhdojmë bashkërisht të ndërtojmë shoqëri të mirëkuptimit, unitetit dhe respektit
- LAJM I FUNDIT/ Bordi i transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën
- Gjykata cakton “arrest me burg” për francezin në Sarandë, dyshohet për mashtrim me mesazhe false të “Posta Shqiptare”
- Maqedonia e Veriut renditet e 79-ta në botë në Indeksin e Kujdesit Shëndetësor të Numbeo-s

