Vërejtje të mëdha për autoritetet e Maqedonisë së Veriut në aspektin e luftës kundër tregtisë me njerëz, ka dhënë Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) të SHBA-së, në raportin më të ri për gjundjen me tregtinë me njerëz në botë për vitin 2019-të, njofton Portalb.mk. Raporti fillon me vërejtjen se pushteti nuk i plotëson kushtet minimale për shkatërrimin e tregtisë me njerëz, por edhe se ka bërë përpjekje të ndjeshme për të arritur atë. “Pushteti ka demonstruar përpjekje të përforcuara në aspektin e përgjithshëm, në krahasim me periudhën paraprake, megjitahtë Maqedonia e Veriut mbetet në nivelin e dytë. Këto përpjekje janë…
Author: Hamdi Kumanova
Ambasada e Spanjës në Shkup demanton informatat se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg, ka qenë kundër fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut. Nga Ambasada thonë se Spanja njeh meritat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht Marrëveshjen e Prespës e cila, sipas tyre paraqet shembull për rajonin. “Konsiderojmë se me komunikatën e kryesisë të këshillin rumun të BE-së, hidhen poshtë spekulimet e publikuara dje nga ana e një politikani nga opozita nga Maqedonia e Veriut sipas të cilave, Spanja kinse paska qenë kundër datës për fillim të negociatave së bashku me gjashtë…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i është përgjigjur homologut të tij bullgar Boyko Borissov, në lidhje me deklaratat se maqedonasit duhet të piqen që të marrin datë për negociatat me BE-në. Zaev në Facebook shkruan se me Bullgarinë është nënshkruar marrëveshje për miqësi dhe bashkëpunim, e jo për probleme dhe përleshje publike. Zaev thotë se që të ketë sukses, duhet të dy shtetet të ecin së bashku dhe miqësia të jetë e dyanshme. “Me Bullgarinë nënshkruam marrëveshje për miqësi dhe bashkëpunim, e jo për probleme dhe përleshje publike. Ramë dakord se momentet e përbashkëta nga e kaluara duhet…
Ministri më i pasuksesshëm i punëve të jashtme Antonio Milloshoski ka gënjyer kur ishte në pushtet, ndërsa gënjen edhe sot si deputet i opozitës, në dëm të shtetit të tij. Nuk kishin sukses gënjeshtrat e Antonio Milloshoskit në të cilat thonte se 7 vende anëtare janë kundër që shteti ynë të fillojë negociatat me BE-në. Gënjeshtrat e tilla edhe zyrtarisht janë demantuar. U konfirmua se deputeti i VMRO-DPMNE-së me vetëdije përhap lajme të rrejshme kundër interesave shtetërore dhe interesave të qytetarëve. Prej kur u konfirmua se me vetëdije gënjen, Milloshoski duhet të jep dorëheqje nga funksioni i deputetit sepse nuk…
I akuzuari Boban Iliq, për vrasjen e vogëlushit Almir Aliu, sërish është dënuar me gjashtë vjet burg. Gjykata Penale e Shkupit edhe në rigjykimin e lëndës ka marrë vendim që Boban Iliqin ta dënojë me gjashtë vjet burg. Iliq fillimisht u akuzua me veprën penale “vrasje me paramendim”, ndërsa më pas u rikualifikua veprën për “aksident trafiku me vdekje pasojë”. Ngjarja e kobshme ndodhi në korrik të vitit 2016, ku për shkak të një zënke verbale mes familjes Aliu dhe vëllezërve Iliq, me veturën e markës Mercedes vogëlushi 4 vjeçar Almir Aliu u shtyp për vdekje nga Boban Iliq./Telegrafi/
Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një kumtese ka reaguar në lidhje me përgjimet e fundit të publikuara nga “El Cheka” në Fejsbuk, duke akuzuar kryeministrin Zoran Zaev se ai po i kursen zyrtarët e BDI-së nga përndjekja penale. “Është e pakuptueshme dhe jonormale heshtja e kryeministrit Zoran Zaev, i cili, ashtu siç dikur i kurseu zyrtarët e BDI-së, këtë qëndrim po e përsërit duke treguar indiferencë ndaj përgjimeve të reja, në vend që të krijojë klimë dhe kushte për ndjekje penale për të gjithë ata zyrtarë që e kanë shkelur ligjin, dhe Kushtetutën e vendit”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët. Ata ua bëjnë “me dije” gjithë qytetarëve…
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e Francës, Christian Thimonier. Në takim u bisedua për çështjet aktuale politike, si dhe për ecurinë e reformave sistemore. Kryetari Thaçi potencoi se PDSH mbetet e përkushtuar fuqishëm në rrumbullaksimin e procesit të integrimit të vendit në NATO dhe BE, andaj do të vazhdojë të punojë në zbatimin e reformave mbi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupcionit. Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të vazhdohet me procesin e reformave të mirëfillta sistemore që Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të bëhet pjesë e Bashkimit…
Policia Financiare ka ngritur padie penale ndaj drejtorit aktual të Radio Televizionit të Maqedonisë, Marjan Cvetkovski. Sipas Policisë Financiare, ai ka nënshkruar marrëveshje për kredit me një bankë komerciale vendore në vlerë prej 140 milionë denarëve, ndërsa si garancë ka vendosur pasurinë e patundshme të RTVM-së në vlerë prej 294 milionë denarëve. Për marrëveshjen, Cvetkovski nuk ka kërkuar miratim nga Kuvendi me çka ka shkaktuar dëm prej 154 milionë denarëve. Padi penale është ngritur edhe ndaj noteres, e cila ka noterizuar marrëveshjen dhe ka mundësuar RTVM të merr kredit nga banka, edhe pse paratë nuk janë dedikuar për investime. Drejtori…
Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov mbrëmë në Bruksel ka deklaruar se maqedonsit ende duhet që të piqen që të fitojnë datë për bisedimet për hyrje në BE, njoftoi agjencia e lajmeve bullgare “BGNES”, njofton Portalb.mk. “Ata duhet ende shumë punë të rregullojnë. Mos më keqkuptoni, por derisa ende është kontestuese nëse Goce Dellçev është bullgar ose maqedonas – kjo temë e imët për disa heronj që në fakt kanë qenë për Bullgarinë dhe Maqedoninë, për vendlindjen, dhe këngët tona më të bukura janë të lidhura me to. Dhe vazhdimisht opozita më pyet se çfarë bën Komisioni. Le të piqen”, porositi…
Tre shtetas të Turqisë janë arrestuar në kalimin kufitar “Tabanoc” për shkak të dyshimeve për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit. Siç informojnë nga MPB, dje rreth orës 13:20 në kalimin kufitar “Tabanoc” gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se A.S (23), M.B (39) dhe V.B (30), të gjithë nga Turqia, kanë poseduar pasaportë të falsifikuar. Nga MPB thonë se të tre të dyshuarit janë dërguar në SPB Kumanovë për procedurë të mëtejshme.
Hysni Ismaili pritet të jetë ministri i ri në kabinetit qeveritar, që do të drejtojë Ministrinë e Kulturës, njofton Alsat. Hysni Ismaili është profesor universitar dhe ligjëron në Universitetin e Tetovës. Ai do ta zë vendin e Asaf Ademit, i cili ditë më parë dha dorëheqje për shkak të siç tha, arsyeve personale. Përveç Ismailit, deri në fund të kësaj jave pritet të mësohen edhe emrat e ministrave tjerë të rinj të cilët do të jenë pjesë e kabinetit qeveritar.
Dy kirurg shqiptar nga Maqedonia që janë të angazhuar në poliklinikën MERKUR në Saraj të Shkupit thonë për portalin AMERIKA-RADIO se kanë dashur të bëjnë diçka të veçant gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe deri në fund të këtij viti “që do t’i gëzojnë familjet e varfëra dhe jetimët”duke i bërë falas synetimin e këtyre kategorive të fëmijëve. Ata rrëfejn për portalin AMERIKA-RADIO se nga i erdhi ideja që të bëjë synetimin falas për fëmijët e varfër dhe jetimët. “Unë vet kam jetuar në kushte të vështira, ndërsa sot jam kirurg dhe kam vendosur që gjatë këtij muaji të…

