Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp edhe njëherë tha se Maqedonia ka rezultate të mira për fillimin e bisedimeve me BE-në, ndërsa sipas e njëjta nuk do të jetë më vonë se tetori. “Do të thotë se është thënë në tetor. Ishte e rëndësishme që të kemi një përfundim të tillë e cila është rezultat serioz për të gjithë ne. Kemi rekomandim pakusht, pas mbarimit të reformave dhe mënyrës së punës së vendit tonë. Duhet ta shfrytëzojmë këtë periudhë. Të mos lajm lojëra. Nuk ka ekziston vend që është kundër dhe qytetarët duhet të gëzohen për tema…
Author: Hamdi Kumanova
Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut sot tha se duhet ti përveshim duart, të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të shikojmë se në cilën mënyrë më të mirë mund të shfrytëzojmë atë që kemi në dispozicion për momentin, ndërsa kemi Qeveri që është e përkushtuar. Kemi energji të re në mesën e liderëve të ri romë në vend dhe kemi ndihmë nga BE Organizatorët i seminarit Fondi Edukativ i Romëve e cila zbatohet në kuadër të projektit “rritja e mundësive të arsimit për student dhe të rinjtë romë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”. Projekti është financuar nga Bashkimi…
Dje, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian demaskoi gënjeshtrat njëvjeçare të pushtetit SDSM-BDI duke refuzuar për të dytën herë me radhë nën qeverisjen Zaev që të vendos pro hapjes së negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Mungesa e një vendimi nga shtetet anëtarë të BE-së padyshim se është një lajm zhgënjyes për qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët po i paguajnë shtrenjt dështimet e njëpasnjëshme të këtij pushteti. Por ky zhvillim ka qënë i pritur dhe i paralajmruar vazhdimisht nga Aleanca për Shqiptarët që nga fillimi i fushatës propaganduese të pushtetit SDSM-BDI në qershorin e vitit të kaluar se vendi e ka fituar datë për hapje të negociatave. Arsyet e refuzimit, qytetarët i kanë…
Prokuroria Themelore Publike – Veles tek Gjykata Themelore ka dorëzuar aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Velesit dhe ish-kryetarit të Këshillit të Komunës, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve”. Sipas njoftimit të Prokurorisë, i akuzuari i parë si person zyrtar – kryetar komune, me shfrytëzimin e detyrës zyrtare, për të akuzuarin e dytë ka marrë pasuri në vlerë të madhe. “Në kundërshtim me dispozitat e Rregullores për përdorimin dhe mirëmbajtjen e makinave zyrtare dhe urdhrit për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e makinave zyrtare, ai me gojë ka miratuar dhe lejuar që ish-kryetari i Këshillit…
Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp edhe njëherë tha se Maqedonia ka rezultate të mira për fillimin e bisedimeve me BE-në, ndërsa sipas e njëjta nuk do të jetë më vonë se tetori, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Do të thotë se është thënë në tetor. Ishte e rëndësishme që të kemi një përfundim të tillë e cila është rezultat serioz për të gjithë ne. Kemi rekomandim pakusht, pas mbarimit të reformave dhe mënyrës së punës së vendit tonë. Duhet ta shfrytëzojmë këtë periudhë. Të mos lajm lojëra. Nuk ka ekziston vend që është kundër dhe qytetarët duhet të…
LSDM pritet që në mbledhjen e radhës të zgjedh edhe nënkryetarët dhe zëvendëskryetarin, pas zgjedhjes së Këshillit të ri ekzekutiv. Sipas gazetës “Nezavisen”, nuk priten ndryshime të mëdha në këto posted he se tashmë janë përfolur se do të riemërohen Oliver Spasovski, Muhamed Zekiri dhe Damjan Mançevski, ndërsa një nga nënkryetarët e rinj pritet të jetë deputeti Hari Lokvenec. Një post nënkryetari i është lënë një femre, e cila pritet të jetë nga figurat e reja në LSDM. Në postin e zv/kryetares pritet të rizgjidhet Radmilla Sheqerinska.
Pjesa më e madhe e mjeteve që investohen në infrastrukturën rrugore në vend janë mjete të marra me kredi. Madje 57.4% e mjeteve në buxhetin vjetor të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore janë huazime nga kompania kineze Eksim Bank, Banka Botërore për Rinovim dhe Zhvillim (BBRZH), Banka Botërore (BB) dhe Banka Investuese Evropiane (BIE). Përkundër tyre, vetëm 15.4% nga të ardhurat e përgjithshme të planifikuara për vitin 2019-të vijnë nga pagesa e taksës rrugore nga vozitësit, thuhet në programin vjetor për punë të NP Rrugën Shtetërore. Buxheti i përgjithshëm i kësaj ndërmarrje publike për vitin 2019-të është 289.1 milionë euro.…
Do ta ruajmë fokusin e integrimit në Bashkimin Evropian, pres që bashkëpunimi ynë në të ardhmen të zhvillohet në baza edhe më të forta, me qëllime dhe rezultate më të mëdha, porositi ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu i cili së bashku me 11 kryetarë të komunave mori pjesë në mbledhjen e Komitetit të përbashkët konsultativ të Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të rajoneve të Bashkimit Evropian që dje u mbajt në Bruksel në të cilën temë kryesore ishte roli i autoriteteve lokale në procesin e integrimit të vendit në BE. “Qeveria dhe qytetarët progresivë të Republikës së Maqedonisë së…
Shefi i Diplomacisë greke, Jorgos Katrugalos konsideron se përmendja e Marrëveshjes së Prespës në konkluzionet e Këshillit të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së është e rëndësishme për Greqinë, sepse respektimi i marrëveshjes në tërësi “tashmë është kusht për fqinjët të kenë të ardhme në Evropë”. Në emisionin debatues të televizionit shtetëror grek ERT, mbrëmë vonë, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë i ka komentuar konkluzionet si për Turqinë dhe Shqipërinë, ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. “E rëndësishme është marrëveshja e Prespës sepse e tregon atë që gjithmonë e kemi thënë…
Këshilli jo vetëm që e përshëndet Marrëveshjen e Pespës, por e thekson edhe vlerën e zbatimit të tij, ndërsa me atë BE-ja merr rol në ndjekjen e implementimit të besueshëm, komentojnë burimet qeveritare greke për konkluzionet e djeshme të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare në Bashkimin Evropian në lidhje me Maqedoninë e Veriut, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. “Këshilli për herë të parë, jo vetëm që e përshëndet si historike Marrëveshjen e Prespës, duke e potencuar vlerën e saj për procesin integrues të Maqedonisë së Veriut, por e thekson edhe vlerën e zbatimit të tij. Në…
Korrupsioni është njëri nga problemet më të mëdha në vend, por edhe sfida më e madhe për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Kështu deklaroi Freek Janmaat, përfaqësues i BE-së, i cili porositi autoritetet se patjetër duhet të vazhdojë me reformat në luftën kundër korrupsionit. “Unë mendoj se korrupsioni është njëri nga problemet më të mëdha dhe sfida më e madhe për fillimin e negociatave aderuese me BE-në. Punët kanë filluar të bëhen më konkrete. Kur e mbyll një kapitull i sheh punët të cilat janë realizuar. Unë shpresoj se hapja e negociatave do të jetë stimulim për proceset reformuese”-tha…
Kryeministri Zoran Zaev i cili së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev merr pjesë në Forumin për Ballkanin Perëndimor që organizon ‘Financial Times’ deklaroi se “Republika e Maqedonisë së Veriut, njihet si vend atraktiv për investime dhe ekziston interes i madh nga kompani me renome për investim”. “Kemi mundësi unike që së bashku me zëvendëskryeministrin e Qeverisë për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe delegacionin tonë nga sektorët ekonomik të marrim pjesë në forumin biznesor që e organizon ‘Financial Times’ në Londër dhe bashkorganizator BERZh për shqyrtimin e mundësive investuese në Ballkanin Perëndimor”, tha Zaev. Ai shtoi se e…

