Ministri më i pasuksesshëm i punëve të jashtme Antonio Milloshoski ka gënjyer kur ishte në pushtet, ndërsa gënjen edhe sot si deputet i opozitës, në dëm të shtetit të tij.
Nuk kishin sukses gënjeshtrat e Antonio Milloshoskit në të cilat thonte se 7 vende anëtare janë kundër që shteti ynë të fillojë negociatat me BE-në. Gënjeshtrat e tilla edhe zyrtarisht janë demantuar.
U konfirmua se deputeti i VMRO-DPMNE-së me vetëdije përhap lajme të rrejshme kundër interesave shtetërore dhe interesave të qytetarëve.
Prej kur u konfirmua se me vetëdije gënjen, Milloshoski duhet të jep dorëheqje nga funksioni i deputetit sepse nuk është i denjë për kryerjen e detyrës.
Qytetarët nuk meritojnë deputetë që me vetëdije manipulojnë. Milloshoski nuk është i dënjë për ta kryer funksionin e deputetit.
Shkup, 21.06.2019



