Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, sot ka marrë pjesë në festën qendrore të 18 Gushtit – Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë, që u mbajt para Ministrisë së Mbrojtjes. Ai ushtarëve ju tha se mbrojtja e vendit është një nga detyrat më të rënda, më me përgjegjësi, por edhe më krenarja, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nuk ka ushtarë më të mirë se ata të Maqedonisë. Është nderi im të jem komandanti juaj. Ju them si komandant se nga shtetet e huaja kam dëgjuar vetëm lavdërime për ushtrinë tonë. Edhe pse Maqedonia akoma nuk është në NATO, ushtria e saj është…
Author: Hamdi Kumanova
Në poligonin për stërvitje në Krivollak nuk përdoret municion me uranium të varfëruar. Fotografitë që janë publikuar në disa prej portaleve janë lajme të rreme tipike, qëllimi i të cilave është përhapin panik dhe të shkaktojnë rezistencë te qytetarët ndaj NATO-s, thonë nga Ministria e Mbrojtjes. Ekspertë nga Ministria thonë e deri tani në poligonin e armatës Krivollak në asnjë rast nuk është përdorur municion me uranium. Për stërvitjen e fundit të kryer me forcat e armatosura të SHBA-së, është përdorur municion për mitraloz me kalibër 12,7 mm. Bëhet fjalë për plumb të mbështjellë me bakër. Bakri, për shkak ngjyrës…
Tomi Kepevski nga OBRM-PDUKM sot në konferencë për shtyp tha se pushteti po godet xhepin e të rinjve. Sipas tyre, shfuqizimi i biletave të lira është dëm i drejtpërdrejtë ndaj të rinjve. “LSDM premtoi kushte më të mira për të rinjtë, ndërsa gjithë ajo që bëjnë është të kthejnë shtetin në të kaluarën. Në vend që qeveria të motivojë për destinacione të reja, ajo kërkon mënyra për të ndaluar ato ekzistuese”, tha Kepevski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai shtoi se kompania Wizz Air gjatë një viti ka bartur mbi 1 milionë udhëtar në Maqedoni, me çmime të lira dhe se ndalimi…
Për një vit Republika Maqedonisë nga shteti i izoluar u bë partner i besimit të NATO-s, fqinjëve dhe aleatëve, kështu deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sekerinska me rastin e shënimit të ditës së Armatës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk. “Para një viti u paraqita para jush me rrethana të tjera – armatë të lënë pas dore, reforma të ngadalësuara, buxhet të përgjysmuar për ARM-në si dhe pjesëtarët e saj të lënë pas dore. Sot përfundimisht mund t’i definojmë reformat mbrojtëse që ta sigurojmë anëtarësimin e merituar në NATO”, tha Shekerinska. Por, sipas saj, edhe pse një vit nuk mjafton që të…
Gjenerali Vasko Gjurçinovski, sot me dekret të presidentit Gjorge Ivanov, është emëruar shef i ri i Shtapit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë. Emërimi i Gjurçinovskit është bërë në kuadër të festimit qendror të Ditës së ARM-së, ku morën pjesë krerët shtetëror dhe ushtarak. Gjurçinovski vjen në vend të shefit të deritanishëm Metodija Veliçkovski, të cilit i përfundoi mandati trevjeçarë.
Mbi një mijë shtetas të Maqedonisë të cilët jetojnë jashtë vendit janë paraqitur që të marrin pjesë në referendumin e ardhshëm të vjeshtës. Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) pritet që sot në seancë të zgjedhë anëtarë të këshillave zgjedhorë, të cilët do ta zbatojnë votimin në diasporë. Deri dje në KSHZ kishte gjithsej 990 paraqitje nga qytetarë për votim në përfaqësitë diplomatiko-konsullare të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit. Prej tyre, 965 paraqitje janë pranuar, 23 janë refuzuar, ndërsa të tjerat janë në përpunim. Numri më i madh i paraqitjeve janë dorëzuar për votim Bern – 83, në Londër – 77, në…
Prokuroria Speciale po vazhdon ti lëshojë bisedat e përgjuara mes ish kreut të VMRO DPMNE së gjatë organizmit të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2011, raporton SHENJA. Siç dëgjohet në bisedat e deritanishme, VMRO DPMNE kalkulon se si ta përpilojë listën e kandidatëve dhe si të mobilizojë diasporën për të votuar pasi që ka interes shumë të ulët. Siç dëgjohet në biseda, diaspora ka patur vetëm 200 votues maqedonas dhe 50 shqiptar kështu që ish partia në pushtet duhej të gjejë modalitete për të fituar më shumë vota. Bisedojnë kryesisht ish kryeministri Nikolla Gruevski, dhe ish ministrat Gordana Jankullovska dhe Mile…
Çdo kandidat për deputet, kryetar komune ose këshilltar i VMRO-DPMNE-së do të duhet që ta deponojë dorëheqjen përpara marrjes së funksionit. Dorëheqja do të aktivizohet nëse largohet në parti tjetër ose do të bëhet i pavarur. Kjo është njëra ndër zgjidhjet e mundshme për mbajtjen e lojalitetit të partisë me Statutin e ri të partisë, në të cilin komitetet komunale kanë më shumë vërejtje. Sipas Statutit të ri, nuk do të lejohet që brenda partisë të krijohen fraksione, njofton Portalb.mk. Burimet partiake brifojnë për “Telma” se për shqiptimin e masave disiplinore do të vendos Gjykata Partiake e Nderit, ndërkaq do të…
ODIHR do ta ndjekë referendumin me 270 vëzhgues. Misioni i ODIHR-së për vlerësim të nevojës për vëzhgim të referendumin ka rekomanduar mision vëzhgues, të përbërë prej 20 vëzhguesve afatgjatë dhe 250 afatshkurtër, njofton Portalb.mk. Misioni për vlerësim i ODIHR-së, i cili javën e kaluar ishte në vend, në raport thekson se do t’i kushtojnë kujdes – para se gjithash kornizës ligjore, zbatimit të referendumit dhe ditës së votimit, fushatës, raportit financiar, por edhe mbulimit mediatik. Në raport, në pjesën e kontekstit politik, qëndron se Marrëveshja me Greqinë për emrin ende është lëndë e diskutimit të madh dhe kontroverseve të shumta. Ata…
VMRO-DPMNME dhe Hristijan Mickoski ende nuk kanë qëndrim të qartë për çështjet kyçe për interesat nacionale të shtetit dhe qytetarëve. Atë e tregon marrëdhënia jo-serioze e VMRO-DPMNE-së ndaj qytetarëve dhe ndaj shtetit. Bien në ujë gënjeshtrat dekadëshe të VMRO-DPMNE kur flisnin për referendumin de të drejtën që qytetarët duhet ta japin fjalën e fundit për drejtimin në të cilin lëvizë shteti, thuhet në kumtesën e LSDM-së, njofton Portalb.mk. “Tani kur referendumi pritet që të ndodh, dhe është siguruar anëtarësim në NATO dhe BE me pranim të identetitetit maqedonas, Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk kanë qëndrim. Për çështjet më të rëndësishme për ardhmërinë…
Ministri i diasporës, Edmond Ademi në kuadër të takimit me mërgimtarët që u mbajt në Rostushë ka thënë se një numër i madh i mërgimtarëve në komunën Mavrovë- Rostushë japin kontribut të madh në zhvillimin e kësaj komune rurale. “Në kohën e fundit rritet edhe numri i mërgimtarëve që investojnë në vendlindje. Qeveria e Maqedonisë u jep mbështetje të fuqishme të gjithë mërgimtarëve të cilët do të investojnë në atdheun e tyre”, ka thënë Ademi, transmeton Medial.mk. Ai ka ftuar mërgimtarët të japin kontributin e tyre në pjesëmarrjen në referendum që do të mbahet në 30 shtator. “Ne kemi diasporë të…
Disa pika në lidhje me referendumin janë në rend dite në seancën e katërt që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do ta mbajë sot. Anëtarët e KSHZ-së do të rishikojnë propozim-vendimin për ndryshim të planit vjetor për nevojat e përgjithshme për shpalljet publike në vitin 2018 të KSHZ-së për referendimin, ndarjen e mjeteve për harxhimet e transportit për Komisionit Komunale Zgjedhore, si dhe rishikimin e informacionit për rrjedhën e paraqitjes së qytetarëve për votim nga diaspora, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në rend dite gjithashtu do të jetë edhe kërkesa për mosranim të kryerjes së detyrës së kryetarit, zv.kryetarit, anëtarit dhe zv.anëtarët të…

