Author: Hamdi Kumanova

Shefi i shtetit, Gjorge Ivanov tanimë nuk e kritikon Marrëveshjen e Prespës, ndërkaq arsyeja  kryesore për ndryshimin  e këtillë është vizita e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Xhejms Matis i cili ka arritur që ulërimat e “luanit” Ivanov, t’i shndërrojë në mjaullima macesh, sqarojnë analistët, njofton Portalb.mk. “Unë jam për NATO dhe për BE, por Marrëveshje e Prespës është e papranueshme, është fjalia që presidenti Ivanov vazhdimisht e ka thënë gjatë takimeve me përfaqësuesit ndërkombëtar për referendumin e emrit. Por, është interesante që në kohën e fundit, veçmas pas takimeve të Ivanovit me sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-ve, Xhejms Matis dhe takimit…

Lexo më Shumë

Në Agjencinë për Komunikime Elektronike (AKE) sot do të mbahet mbledhje pune me përfaqësues të trupit rregullator për komunikimi elektronike nga Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi. “Fokus i veçantë do të vendoset në rezultatet e deritanishme të aktiviteteve për roamnig, si dhe hapat e ardshëm që do të ndërmerren për lirimin e roamingut për biseda ndërkombëtare”, thonë nga AKE, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ata thonë se qëllimi i tyre është të vazhdojnë bashkëpunimin, këmbimin e informacioneve dhe masat e mëtutjeshme, që qytetarët e këtyre shteteve të mund të shfrytëzojnë shërbimet me çmime më të lira./Telegrafi/

Lexo më Shumë

7 muaj pas dorëzimit të ankesës për vendimin e Gjykatës Penale të Shkupit për rastin “Lagjja e Trimave – Kumanova”, lënda ka arritur në Gjykatën e Apelit, e cila duhet të mbajë seancë publike për shqyrtimin e ankesave të të dënuarve. “Lënda është dërguar në Gjykatën e Apelit, ata duhet që të vendosin për procedurën e mëtutjeshme”, thonë për Portalb, nga Gjykata Penale. Redaksia jonë ka tentuar që të kontaktojë me Gjykatën e Apelit, por nuk kanë qenë të kapshëm për redaksinë tonë. Avokatët e të dënuarve, Mefail Arsllani dhe Naser Raufi, konfirmojnë për Portalb.mk, se deri tek ata ende…

Lexo më Shumë

Më 30 shtator mos lejoni dikush tjetër të vendosë për të ardhmen e juaj. Ju jeni rritur në botën globale digjitale dhe pa asnjë dilemë jeni gjenerata më kozmopolite që ka jetuar në këtë vend. Prandaj ju më mirë mund ta bëni dallimin, të jeni qytetarë të lirë në botë dhe të jetoni në enklavë të izoluar, në shtet peng ku në vend të vlerave, rregullave e parimeve do të sundojë partia, individi apo familja. Këtë e porositi Stevo Pendarovski, koordinator nacional i Maqedonisë për NATO të rinjve pjesëmarrës në shkollën me të cilat do të njihen për çështje lidhur…

Lexo më Shumë

Ali Ahmeti përfaqëson politikën 16 vjeçare që ka bërë 700 000 qytetar të Maqedonisë të marrin valixhet dhe të braktisin vendin. Është interesante se si ky shqiptar ka zhvilluar deri tash një nga strategjitë më të rafinuara të spastrimit të shqiptarëve nga Maqedonia…mbetet për t’u vërtetuar si mundet që Ahmeti ndodhi që të ishte në krye të kësaj historie të trishtuar për shqiptarët…

Lexo më Shumë

Partia opozitare në Maqedoni, VMRO-DPMNE sot te Prokuroria Publike ka dorëzuar padi penale kundër kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev për blerje para referendumit të 30 shtatorit, transmeton Portalb.mk. Dimitar Dimovski, anëtar i Komitetit Ekzekutiv i partisë, para Prokurorisë tha se me padinë penale kanë dorëzuar edhe video material. “Në video dëgjohet se si Zoran Zaev publikisht fton për blerje votash, dëgjohet duke thënë se e njeh një biznesmen, gjegjësisht pronarin e ‘Minstroj’ ku i ka premtuar se do t’i shpërblejë punëtorët nëse dalin dhe votojnë në referendum. Qëllimi jonë është të dëshmojmë se askush nuk është mbi ligjin, e as Zoran…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë sot do të mbajë seancën e 89-të, në të cilën në rend dite është informacioni për nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për realizimin e projektin e “Përpunim i strategjisë për zhvillim të energjetikës së Maqedonisë deri në vitin 2040”. Në rend dite është edhe Informacioni për rritjen e koeficientit të kompleksitetit të punës së institucioneve publike për kopshtet e fëmijëve në vitin 2018, përcjell Telegrafi Maqedoni. Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e Maqedonisë sot do ta rishikojë edhe Informacionin për mundësi…

Lexo më Shumë

Ministri për Punë të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në takim me sapo të emëruarin e shefit të misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Clemens Koja, theksoi rolin e rëndësishme të OSBE-së në mbështetje të procesit të reformave të Qeverisë me besimin se bashkëpunimi i tillë do të vazhdojë gjatë mandatit të tij. Gjatë takimit bashkëbiseduesit i shkëmbyen mendimet për realizimin e planeve të planifikuara të misionit të OSBE-së në Shkup, me theks të veçantë mbështetjen e OSBE-së në procesin e reformave. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Vjen investimi ,,gjigant” i LSDM-së në Hasanbeg stacion policor pa asnjë shkronjë shqipe Shqiptarët në zgjedhjet e fundit sidomos rrethina e Shkupit e mbështetën fuqishëm LSDM duke i dhënë shumë vota në veçanti Haraçina dhe Hasanbegu për shkak të gjuhës së moderuar të Zoran Zaevit i cili fliste hapur për shum çështje që në të kaluar ka qenë tabu. Shqiptarët i besuan edhe për premtimet e LSDM për investime në venbanimet Shqiptare sidomos në Hasabeg Kryetari i Komunës së Gazi Babës u zgjodh falë votave shqiptare të Hasanbegut dhe këtyre ditëve është hapur një repart i MPB por ajo që…

Lexo më Shumë

Referendumi i caktuar është në udhërrëfyes vendimtar për rrugën e mëtejshme të vendit drejtë BE-së, por përsëri qytetarët e Maqedonisë janë ato të cilët vetë duhet të vendosin se në cilin drejtim do të lëvizin, tha shefi i diplomacisë gjermane Heiko Maas në intervistë për Agjencinë e Informative të Maqedonisë. Mas është funksionar për punë të jashtme në kabinetin e Angela Merkelit. Ai vjen nga rrathët e partisë Socialdemokrate ku shprehu opinionin e tij rreth referendumit dhe marrëveshjes së Prespës. “Nuk mund ta mendoj ndonjë moment më të mirë për vizitë. Qeveritë e Shkupit dhe Athinës në qershor kanë shkruar…

Lexo më Shumë

Ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski sot mbush 40 vjet. Edhe pse sot ka ditëlindjen, ai disa orë do të kalojë në Gjykatën Penale, pasi që për momentin po zhvillohet seancë e re gjyqësore për rastin “Trajektorja”, informon MEDIAL. Në seancën e sotme do të prezantohen SMS porosi të këmbyera mes të akuzuarve, a që kanë të bëjnë me ndërtimin e autostradave Kërçovë-Ohër dhe Milladinovë-Shtip. Në këtë lëndë përveç Janakievskit si të akuzuar tjerë janë edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish zv/kryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërre”, Lupço Georgievski. MEDIAL

Lexo më Shumë

Nga policia sot dokën me një deklaratë zyrtare rreth rastit me aktoren Irena Ristiq, në të cilën thuhet se rreth orë një të mëngjesit, pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, aktorja 43 vjeçare, me preardhje nga Ohri, së bashku me 32 vjeçarin V.R. nga Shkupi, shkelën rendin dhe qetësinë publike duke bërtitur me zë të lartë, me sjellje të pahijshme, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Dy policë iu janë afruar dhe i kanë paralajmëruan ata për sjelljen e tyre. Në atë moment, personat filluan të poshtëronin dhe të fyenin zyrtarët policor. I.R. dhe V.R. u arrestuan në Qendrën e Stacionit të Policisë…

Lexo më Shumë