Author: Hamdi Kumanova

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) dje pasdite ka pësuar aksident rrugor në afërsi të aeroportit të Ohrit, konfirmojnë për Portalb.mk nga Sektori i Punëve të Brendshme – Ohër, gjithashtu edhe nga partia e kanë konfirmuar informatën  për Plusinfo. Vetura me të cilin është vozitur Thaçi nga vozitësi, ka dalë nga rruga dhe deri tani nuk dihen shkaqet se pse ka dalë nga rruga. Nga partia kanë thënë se Thaçi është mirë dhe se ka marrë lëndime të lehta në këmbë si dhe nuk ka pasur për intervenim mjekësor. Aksidenti ka ndodhur dje pasdite kur lideri i PDSH-së është kthyer nga vizita që…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA tanimë një kohë të gjatë ka filluar kampanjën e saj për referendumin e 30 shtatorit “DIL PËR MAQEDONINË EVROPIANE”. “Pas marshit të suksesshëm të realizuar në Likovë, Lëvizja BESA në krye me Afrim Gashin ka qëndruar në fshatrat e komunës së Studeniçanit, duke realizuar takime dhe bashkëbiseduar me qytetarët, aktivistët dhe simpatizantët e BESËS, për rëndësinë e ditës së referendumit, që pritet të mbahet më 30 shtator”, njoftoi Lëvizja Besa. Gjatë marshit dhe tubimit të mbajtur në Studeniçan, para banorëve të komunës së Studeniçanit, fjalë rasti kishte deputeti i BESËS, i cili vjen nga zona e Karshiakës, Rexhep…

Lexo më Shumë

Familjarët e të akuzuarve në rastin “Monstra”, nuk e pranojnë si dëshmi veturën “Opel Omega”, e cila në aktakuzë thuhet se është përdorur për ikje të të dyshuarve pas vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, pasi që sipas tyre, vetura është fshehur për 6 vjet dhe tani nuk ka kushte për ekspertizë njofton Portalb.mk. “Ka munguar çelësi, nuk dihet kush e ka hapur atëherë e kush e ka mbyllur tani, ato e kishin hudhur në njëfarë shkretëtire, për neve ajo nuk është asnjë lloj argumenti. 6 vjet po e fsheh, çfarë ishte problemi që atëherë nuk mundej e tani mundet.…

Lexo më Shumë

Pas arritjes së marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Gjermanisë, në publik ka nisur peticion për njohje të patentave të shoferit edhe me Slloveninë, njofton Portalb.mk. Kjo iniciativë është ngritur për njohje reciproke të patenta shoferit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë pa teste shtesë dhe pa harxhime të mëdha, për individë mbi 18 vjet të cilët kanë patentë shofer nga shtetet në fjalë. Kjo iniciativë do të jetë në dobitë të të shpërngulurve në Republikën e Sllovenisë, të cilët tashmë e disa vjet janë të detyruar që të kalojnë teste para komisionit për vozitje në qytet, dhe me këtë kanë…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta priti sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi. Presidenti Meta vlerësoi qasjen pozitive të Qeverisë së Maqedonisë për reformat gjithëpërfshirëse dhe kontributin e rëndësishëm të faktorit politik shqiptar në këto procese jetike. “Presidenti Meta nënvizoi se faktori politik shqiptar në Maqedoni ka pasur dhe ka një rol të pazëvendësueshëm në procesin e transformimit të brendshëm social dhe politik, si dhe për integrimet e Maqedonisë në organizatat euroatlantike. Duke nënvizuar rëndësinë e integrimit të shpejtë evropian të të dy vendeve tona si dhe të rajonit, Presidenti Meta theksoi se…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot e vizitoi Radovishin, ku është takuar me kryetarin dhe qytetarët e komunës prej ku dërgoi porosi për bashkim dhe porosi për, siç tha, vendim të vërtetë më 30 shtator. “Atdheu ynë Maqedonia ka kaluar nëpër momente të bukura, por edhe nëpër momente shumë të vështira. U munduam së bashku, druajmë, pamë çfarë do të thotë të jesh vetë dhe i braktisur nga të tjerët. Pamë çfarë do të thotë që shteti të izolohet dhe të mos ketë perspektivë dhe për këtë paguam çmim të madh”, tha Shekerinska. Tani, shtoi ajo, e fituam shansin ta…

Lexo më Shumë

Gazetarja Ivona Talevska në llogari shtetërore e ka paguar të gjithë shumën nga aktvendimi që ia shqiptoi gjykata në rastin për fshehje të tatimeve “Tifani”, konfirmuan për “Makfaks” nga Gjykata, transmeton Portalb.mk. Talevska ka kthyer më shumë se 27 mijë euro për fshehje të tatimit prej gjashtë muajsh. Ka paguar 76 mijë denarë për ekspertizën e PSP-së, 1000 euro për dëmshpërblim, 2000 denarë për harxhime gjyqësore. “Personi për të cilin interesoheni, krejtësisht i ka paguar të gjitha harxhimet”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për Makfaks. Ndryshe, Talevskës Gjykata ia ka kthyer pasaportën për shkak se iu mor si pjesë e masave për…

Lexo më Shumë

Presim rezultat pozitiv nga referendumi dhe i dëshirojmë sukses Zaevit, porositi zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa portofol, Dimitris Xanakopulos në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina, lidhur me atë që Greqia pret nga referendumi tek ne. “Presim dhe shpresojmë në rezultat pozitiv, sepse konsiderojmë se ky do të jetë hapi i parë dhe vendimtar që Marrëveshja e Prespës të hyjë në fuqi. I dëshirojmë sukses z. Zaevit dhe e presim rezultatin”, tha zëdhënësi i Qeverisë greke. Në brifungun e sotëm të rregullt me gazetarët, Xanakopulos edhe…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë po përjeton momentin kyç në historinë e saj, ndërsa vendimet do të merren në ditët në vijim do të varet e ardhmja e vendit, thekson ambasadori i sapoemëruar i Federatës Ruse, Sergei Bazdnikin në dorëzimin e letrave kredenciale kryetarit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Është shumë e rëndësishme që ato të sillen në kuadër të Kushtetutës, ndërsa jo ta rrënojnë shtetin juridik. Të përfaqësoj vullnetin e qartë të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, dhe jo të jenë të ndikuar nga jashtë. Ta bashkojnë dhe jo ta ndajnë shoqërinë. Të respektojnë principet fundamentale të…

Lexo më Shumë

Më 12 dhe 26 tetor me leximin e SMS porosive do të vazhdojë seanca gjyqësore për lëndën “Trajektorja” të Prokurorisë Speciale Publike në të cilën të akuzuar janë disa ish-funksionarë se i kishin tejkaluar autorizimet gjatë përzgjedhjes së kompanisë për ndërtimin e akseve të autostradave deri në Shtip dhe Ohër. Sot në Gjykatën Penale u dëgjuan “bombat” për të cilat mbrojtja kërkoi që të përjashtohet opinioni. Në to dëgjohet se si ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski e këshillon ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski që të zgjedhin kompani të madhe ndërtimi nga Kina e cila ndërkaq do t’u ndihmojë të marrin…

Lexo më Shumë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot ka realizuar takim me ministrin britanik për Evropë dhe Amerikë, Alan Duncan. Nga OBRM-PDUKM thonë se në takim bashkëbiseduesit kanë diskutuar për çështjet politike në Maqedoni, integrimet euroatlantike dhe referendumin e ardhshëm për marrëveshjen me Greqinë. “Në takim është potencuar rëndësia e integrimeve euroatlantike të Maqedonisë. Mickoski i ka thënë se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE është interes strategjik dhe shtetëror”, thuhet në njoftimin e partisë opozitare. Mickoski në takim edhe një herë ka përsëritur qëndrimin se partia e tij nuk mund ta pranojë marrëveshjen me Greqinë, pasi nuk pajtohen me përmbajtjen…

Lexo më Shumë

Është rritur për tre herë më shumë, si garancion për të ardhura minimale, për një pjesë të madhe të familjeve me rrezik social, rikualifikim dhe kualifikimi i përfituesve të moshës së punës me qëllim që të mund të kthehen në treg për punë dhe të dalin nga varfëria, si dhe lehtësimin e qasjes për ndihmën e fëmijëve, parashikon sistemi reformator social çka duhet ë fillojë të zbatohet nga 1 janari i vitit të ardhshëm, njofton Telegrafi Maqedoni. Në pajtim me ndryshimet e zbatuara sot, kryeministri Zoran Zaev, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska dhe ministri i financave, Dragan…

Lexo më Shumë