Author: Hamdi Kumanova

Qeveria e Maqedonisë ia ka dhënë dritë jeshile informatës së MASH-it për vazhdimin e afatit për ndërtimin e sallave të sportit dhe rehabilitimin e shkollave të mesme dhe fillore në Republikën e Maqedonisë, njofton MEDIAL. “Në seancën e fundit të Qeverisë është shqyrtuar edhe informacioni i MASH-it për vazhdimin e afatit për realizimin e projektit për ndërtimin e sallave të sportit në shkollat e mesme dhe fillore, gjithsej 145 salla të sportit”, tha në takimin e rregullt me gazetarë, zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha. Sipas tij, nga ky projekt janë përfunduar gjithsej 64 salla të sportit nëpër shkolla prej…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e iniciativës civile “E dua Vodnon” dhe përfaqësuesit e qeverisë – zëvendësministri i Ambientit Jetësor, Jani Makraduli, kryetari i Shkupit, Petre Shilegov dhe drejtori i Resurseve Energjetike të Maqedonisë, Bajram Rexhepi nuk arritën të gjejnë gjuhë të përbashkët rreth trasesë kontestuese për seksionin pesë të gazsjellësit, Shkup- Tetovë –Gostivar, përmes Vodnos, shkruan “Meta.mk”, transmeton Portalb.mk. “Në këtë moment nuk ekziston mekanizëm që mund t’i ndalojë lejet ndërtimore të dhëna për projektin e gazsjellësit traseja 5. Procesi ka shkuar aq larg që të kthehemi në fillim dhe të kërkojmë trase që nuk do të kalonte përmes Vodnos. Duhet të pajtohemi…

Lexo më Shumë

Nga 1 janari i vitit 2019 numri i fëmijëve të cilët do të shfrytëzojnë kompensimin shtesë për fëmijë prej 3.200 aktual do të rritet në 73.500 sepse këtë volitshmëri do ta shfrytëzojnë edhe familjet të cilat njëri prind është i punësuar dhe merr pagë minimale. “Kriteri pse kemi rritje të tillë është ajo se tani një familje në të cilën njëri prindër është i punësuar dhe i cili ka pagë minimale do të mund ta fitojë këtë volitshmëri. Deri tani ato nuk janë përfshirë”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski në seancën e sotme të rregullt për media në Qeveri. Prej…

Lexo më Shumë

“Referendumi i 30 shtatorit është me rëndësi të madhe për Maqedoninë. Shpresoj që do të arrihet cenzusi dhe se shumica e qytetarëve do të thonë ‘po’”. Këtë për AIM e deklaroi eurodeputeti Hans van Baalen, i cili është kryetar i Aleancës së liberal-demokratëve në Evropë. Hans van Baalen është edhe kryetar i grupit “Miqtë e Maqedonisë”, që u aktivizuar në Parlamentin Evropian në mars të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, referendumi është mbi partitë dhe ka rëndësi të madhe për të ardhmen e Maqedonisë. “Tani kur çështja e emrit zgjidhet, që ishte hap i guximshëm për qeverinë, mund…

Lexo më Shumë

Në Maqedoni në afatin e parë të regjistrimit në fakultete është vërejtur se ka zbritje të numrit të studentëve, thonë profesorët. Si shkak kryesor për këtë mendohet të jetë papunësia, gamë të gjerë të fushave shkencore jashtë vendit dhe çasja deri tek literatura e re bazë, shkruan Radio Evropa e Lirë. Viti akademik për studentët nëpër universitet e Maqedonisë fillon me 1 tetor, ndërsa akademikët ballafaqohen përsëri me problemet e hershme dhe ata kërkojnë të përmirësojnë pajisjet në fakulteteve dhe të përmirësohen kushtet e konvikteve të studentëve. “Studentët thonë se nuk investohet në resurset dhe tregojnë se fakultetet nuk kanë…

Lexo më Shumë

Maqedonia është vendi me shkallën më të lartë të edukimit të fëmijëve përmes dhunës, krahasuar me vendet e rajonit. Por, ky problem, si dhe problemi me të gjitha llojet e tjera të dhunës mbi fëmijët, është global dhe i përfaqësuar në të gjitha vendet dhe kërkon reagim urgjent nga shoqëria. Dhuna në moshën fëmijërore, krijon mundësi që ata të zhvillohen në personalitete me probleme të ndryshme. Këto janë qëndrime të shprehura nga pjesëmarrësit në mbledhjen dyditore rajonale të organizuar nga UNICEF, në të cilën përfaqësuesit e rajonit bisedojnë për të drejtat e fëmijëve. “Të gjitha analizat dhe hulumtimet që i ka UNICEF-i …

Lexo më Shumë

Vendimi i Gjykatës Kushtetues për ne nuk është i pranueshëm, thotë Todor Petrov, kryetar i Kongresit Botëror Maqedonas, pasi me 7 vota “për” dhe dy “kundër” Gjykata e hodhi poshtë iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë të vendimit të Kuvendit për caktimin e referendumit, njofton “Makfax”. Sipas Petrov, hapur vërehet se ka shtohet presion mbi gjyqtarët. “Gjyqtarët në debat ishin kontradiktorë. Ata hodhën poshtë debatin mbi marrëveshjen me Greqinë, por erdhën në përfundim se me pyetjen e referendumit nuk votohet për BE dhe NATO, por për marrëveshjen me Greqinë. Njëkohësisht, suspendohet referendumi i 8 shtatori të vitit 1981, ku…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë për vendimin e shpalljes së referendumit, që u miratua nga deputetët e Kuvendit të Maqedonisë më 30 korrik të këtij viti. Për refuzimin e iniciativës votuan shtatë gjykatës kushtetues, ndërsa për pranimin e iniciativës ishin dy gjykatës Elena Gosheva dhe Josif Josifovski. Iniciativë për anulimin e vendimit për referendum dorëzuan disa parti politike dhe organizata qytetare, të cilat thonin se referendumi është shpallur në mënyrë jokushtetuese./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Matës dixhitalë të shpejtësisë  do të vendosen në afërsi të pesë shkollave të mesme në Shkup. Qëllimi është rritja e vetëdijes së shoferëve dhe siguri më e madhe në komunikacion. Qyteti i Shkupit këta matës shpejtësie i mori si donacion nga kompania e sigurimit Sava sh.a. Shkup. Donacionin kryetarit të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov do t’ia dorëzojë drejtori i përgjithshëm i kompanisë të sigurimit Sava, Petar Skvarça. Matësit do të vendosen në gjimnazin “Josip Broz Tito”, shkollën e mjekësisë “Pançe Karagjozov”, SHMN “Zdravko Cvetkovski”, shkollën e mesme të kimisë “Marija Kiri Skllodovska” dhe QSHAK “Boro Petrushevski”.

Lexo më Shumë

Ka filluar seanca e Gjykatës Kushtetuese nga e cila do të varet fati i referendumit për Marrëveshjen me Greqinë që duhet të mbahet me 30 shtator, transmeton Portalb.mk. Për gjykatësen kushtetuese, Elena Gosheva, vendimi për referendumin është jo-kushtetues, propozon të ndalohen të gjitha aktivitetet dhe Gjykata Kushtetuese të ngrit procedurë. Ajo është gjykatëse raportuese për iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit kuvendor për shpalljen e referendumit, të dorëzuar nga partia “E Majta” dhe “Kongresi Botëror Maqedonas”, njofton Portalb.mk. “Nga analizat vlerësoj se ka mangësi të veçanta juridike, gjë që është sipas Kushtetutës. Në vendim nuk është vendosur tërë…

Lexo më Shumë

Marrëveshja e Prespës është kompromis inkurajues dhe i drejtë që do ta vendosë Maqedoninë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s dhe do t’i sigurojë të ardhme të ndritshme. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë të votojnë në referendum dhe të marrin pjesë në sjelljen e këtij vendimi historik, thekson ish-presidenti i SHBA-së në fjalimin drejtuar qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Në letrën drejtuar popullit të Maqedonisë, që e publikoi Këshilli atlantik në Uashington, Bush thekson se që nga dita e parë e pavarësisë së Maqedonisë, SHBA-ja është mike e përhershme e vendit dhe qytetarëve. “Populli amerikan mahnitej me…

Lexo më Shumë

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, , lider i grupit të sapoformuar joformal “Grupi i Ohrit” për mbështetje të Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE, sot në mbrëmje do të qëndroj në Manastir, ku do të marr pjesë në debatin publik “Dil “për” Maqedoninë Evropiane”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç është e njohur, politikani britanik Robertson, ka qenë sekretari i dhjetë i përgjithshëm i NATO-s, i cili funksionin se njeri i parë i NATO-s e ka kryer gjatë periudhës 1999-2004. Organizatori njoftoi se në debatin publik do të marr pjesë edhe koordinatori i Maqedonisë për NATO, Stevo Pendarovski, ndërsa nikoqir i…

Lexo më Shumë