Seanca e sotme e rastit “Dhuna në Komunën Qendër” është shtyrë për shkak se i akuzuari Mitko Pecov është sëmurë dhe nuk ka marrë pjesë në seancë, ndërsa prokurorja Fatime Fetai ka urdhëruar që të arrestohet dhe të sillet në Gjykatë me policë seancën e ardhshme, transmeton Portalb.mk. Në gjykim duhej të dëshmojë ish-kryesuesi i Këshillit të Komunës Qendër, Mirosllav Shipoviq, i cili gjithashtu nuk u paraqit në seancë. Ish-kryeministri, Nikolla Gruevski vonoi 15 minuta në gjykim. Në këtë rast për një të akuzuar inspektori ka konstatuar se mjekët kanë bërë lëshime në dhënien e vërtetimit të pushimit mjekësor. Ndryshe, në…
Author: Hamdi Kumanova
Grup i ri me një numër rekord prej 55 amerikanëve të dielën do të arrijnë në Maqedoni ku do të shërbejnë si vullnetarë të Korpusit të Paqes. Ata do ta ndajnë përvojën dhe njohuritë e tyre duke shërbyer si vullnetarë nëpër shkolla dhe organizata nëpër Maqedoni. Vullnetarët do të priten në aeroport nga Drejtori i Korpusit të Paqes në Maqedoni, Mark Hannafin dhe stafi i Korpusit të Paqes. Gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoni, ata do të punojnë si arsimtarë dhe profesorë të gjuhës angleze, si edukatorë specialë me persona me nevoja të veçanta, në fushën e zhvillimit të bashkësive në…
Në javët e kaluara, parada e zyrtarëve të lartë perëndimor ka kaluar nëpërmjet Shkupit, kryeqytetin modest të Republikës së Maqedonisë, e cila është më e vogël se Merilendi dhe ka popullsi prej dy milionë banorësh, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ditën e hënë, “vipi” më i ri, ishte Sekretari për mbrojte James Mattis, i cili tha se Maqedonia “është partner i besueshëm i sigurisë dhe vlerësohet si kontribues për paqen dhe sigurinë globale”. Ajo çka jep përshtypje është dallimi në taktik: Derisa vendet perëndimore përpiqen t’i fitojnë qytetarët e Maqedonisë me fjalime sikur ajo e Mattis dhe kancelares gjemane Angela Merkel, Rusia…
Ekspertja Pavllina Stojanova do të duhet të paguajë 1000 euro dënim, ndërsa 2000 euro Shoqata për Ekspertizë “Forenzik ekspert”, transmeton Portalb.mk. Shkaku është se nuk janë paraqitur në seancën e rastit “Treqind”, konfirmojnë për “Makfaks” nga Gjykata Penale e Shkupit. Ekspertja Stojanova është ekspert gjyqësor për punë materiale, financiare e angazhuar nga avokati i të akuzuarit
Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë ka formuar komision për ndjekjen eventuale kundër parregullësive në prag të organizimit të referendumit dhe zbatimit të referendumit më 30 shtator, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç informojnë nga Prokuroria Publike, për kryetar të Komisionit të përkohshëm është zgjedhur Xhelal Bajrami, ndërsa në të do të marrin pjesë edhe një prokuror nga katër zyrat e Prokurorive të Larta Publike. Komisioni ka për detyrë që në bazë ditore t’i ndjek të gjitha ngjarjet lidhur me procesin e organizimit të referendumit. “veprim aktiv dhe parandalues i Prokurorisë Publike me formimin e Komisionit të përkohshëm është përgjigje e ngjarjeve…
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në fjalimin e tij para nxënësve të “George Marshall – Forumi i sigurisë” tha se “kriza me emigrantët që u përballëm para tri viteve tregoi se sa thelbësore është bashkëpunimi, partneriteti dhe komunikimi, për shkak se secili nuk mund të menaxhoj me valë të tillë që e pamë”. Spasovski i cili foli në temën “Qasja rajonale drejt migrimit – nga humanitar deri në kanosje sigurie – mit ose realitet”, theksoi se tendencat aktuale rreth politikë së migrimit tregojnë se rajoni dhe Evropa janë të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e bashkëpunimi në menaxhimit e sfidave,…
Pas referendumit të suksesshëm pritet të avancohen hetimet e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) lidhur me rastin “Regjistrimi”, ku të dyshuar kryesorë janë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Ekspertët juridikë mendojnë se me vetë faktin që lënda për këtë rast ka kaluar nga faza parahetimoire, në fazë hetimore, tregon se së shpejti do të hapet proces gjyqësor dhe se Ahmetin e Gruevskin do t’i shohim bashkë në bankën e të akuzuarëve. “Pas referendumit të suksesshëm, do të ulet ndikimi i Rusisë në Maqedoni dhe do të krijohen kushte më të volitshme për…
Marrëveshja në mes Maqedonisë dhe Greqisë ndikon edhe në atmosferën në të cilën po udhëhiqen bisedimet në mes Beogradit dhe Prishtinës. Tani rrethanat janë më ndryshe dhe ndryshon klimën në tërë rajonin, deklaroi për AIM, kryetari i Partisë Liberale të Serbisë, Çedomir Jovanoviq. “Me marrëveshjen në mes Shkupit dhe Athinës është zgjidhur një problem i madh. Në lidhje me atë se sa kjo ndikon në bisedimet në mes Beogradit dhe Prishtinës, nuk mund të them se situata është e relaksuar, por shumë lehtë është të bisedosh kur ke afër Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev, të cilët janë shok bashkëpunëtor të…
“Për momentin, sipas të gjitha gjasave skenar është që referendumi do të kalojë, kështu duket, por nuk jam banore e IRJM-së ta di”, thotë ish ministrja e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dora Bakojani, njofton Portalb.mk. Ajo ka thënë se “marrëveshja e Prespës tanimë po prodhon rezultate”, ndërkaq duke i komentuar deklaratat e panos Kamenos tha se “serioziteti dhe Kamenos janë dy fjalë të cilat rëndë shkojnë bashkë”. “Kamenos nuk e shfrytëzoi mundësinë e vetme që iu dha kur Demokracia e Re të dorëzojë propozim për votëbesim të Qeverisë për çështjen e Shkupit, kur në Kuvend në mënyrë të detajuar u…
I punësuari në Parlamentin e Maqedonisë te sistemi për votim elektronik, Sashko Kocevski, i cili ka qenë i angazhuar për kyçjen e mikrofonave dhe dhënien e fjalës deputetëve, ka dëshmuar para Gjykatës penale për rastin e 27 prillit. Ai tha se është aktivist i VMRO-DPMNE-së që nga vitet e 90-ta dhe se deri më 20 mars ka marrë pjesë në protestat para Parlamentit, transmeton gazeta Lajm. “Ne si parti punojmë si ushtri, kemi marrë koordinata nga komiteti komunal dhe nga kryetarët e komiteteve lokale për prezencë në protestat e ‘Për Maqedoni të përbashkët’ si përkrahje kundër Platformës së Tiranës. Kemi…
Mjekët specialist dhe stomatologët janë mbledhur për një protestë para Ministrisë së Shëndetësisë për shkak, siç thonë, të shprehin revoltën e tyre për mos plotësimin e kërkesave që i paraqitën para këtij institucioni. Sipas stomatologëve, është dashur që edhe këta të gjenden në grupin e mjekëve në të cilën Qeveria e Republikës së Maqedonisë iu ka caktuar rritjen e pagave. Ndërsa më herët Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se nga shtatori pagat e punëtorëve të shëndetësisë do të rriten për pesë për qind.
Të punësuarit në çerdhet për fëmijë pagën e shtatorit do e marrin me 5% rritje. Kështu është vendosur në seancën e fundit të Qeverisë, e cila e ka detyruar Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale që të ndajë rreth 15 milion denarë, që në mënyrë lineare t’i rris pagat e mbi 4 mijë personave të punësuar nëpër çerdhe. Rritja e pagave të punonjësve në çerdhe vjen pas rritjes së pagave në arsim dhe shëndetësi, gjithashtu me nga 5%. Qeveria e ka obliguar Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale që nga muaji shtator i viti 2018, në mënyrë lineare të gjithë…

