Author: Hamdi Kumanova

Në prag të referendumit të 30-shtatorit, nënpresidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, duke deklaruar se do të bëjë tifo për qytetarët, ka uruar Maqedoninë, transmeton Portalb.mk. “Besoj se do të dëshironi të sillni vendim me të cilën Maqedonisë do t’i hapen dyert drejt ardhmërisë. Bëjmë tifo për juve, shpresojmë për më të mirën. Urime Maqedoni”, ka thënë Pahor. Sot për referendumin është deklaruar edhe sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, kurse dje edhe kryeministri i Francës, Emanuel Makron. Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të…

Lexo më Shumë

Sot rreth orës  13. 30 në fshatin Strimnicë të komunës së Zhelinës, zjarri ka djegur dy dhi në një fermë të vogël. Komandanti i NJTKZ, për TetovSot thotë se ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar shpejtë dhe kanë paralandluar një katastrofë më të madhe. “Nè Strimnicè sot zjarri ka djegur  dy dhi në një mini ferme. Nga ana e ekipeve tè NJTKZ TETOVÈ kemi intervenuar me 2 automjete dhe 6 zjarrfikësa  duke shuar zjarrin dhe duke bèrè parandalimin e flakève tè zjarrit mos tè perhapen mè tej” thotë Uka Aliti për TS. Ai apleon që të ketë më shumë kujdes më…

Lexo më Shumë

Në kuadër të fushatë së referendumit të 30-shtatorit, Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) mbrëmë organizoi takim me qytetarët e Komunës së Dollnenit për t’i informuar rreth rëndësisë së votimit, me çka kryetari Vesel Memedi ftoi qytetarët: “Në mënyrë masive të votojnë, që t’i japin drejtimin e duhur këtij shteti, drejtimin drejt NATO-s dhe BE”, transmeton Portalb.mk. “Maqedonia është dëshmitare e tri marrëveshjeve jetike për vendin, Marrëveshjen e Ohrit, Marrëveshja e Fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, dhe së fundmi, Marrëveshja e Prespës. Këto marrëveshje kanë pasur kundërshtarë të ashpër, njashtu si ndodh së fundmi me Marrëveshjen e Prespës. Këta njerëz dhe grupacione nuk ka marrëveshje…

Lexo më Shumë

Tani është koha që të dëgjohet zëri juaj. Kjo është një mundësi që jepet njëherë në jetë. Dera e NATO-s është e hapur. Por, vetëm qytetarët e vendit tuaj mund të vendosim për ta kaluar. Prandaj, ardhmëria juaj është në duart tuaja. Ju presim në NATO, porositi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Sërish treguat guxim, thotë në video fjalimin Stoltenberg, për ta kaluar rrugën tuaj personale drejt pavarësisë, paqes dhe sigurisë. Marrëveshja historike për kontestin me emrin e hap mundësinë për anëtarësim të barabartë në bashkësinë ndërkombëtare, duke e përfshirë anëtarësimin e barabartë në NATO. “Anëtarësimi në…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në kuadër të përgatitjeve për zbatimin e referendumit deklaroi se policia e vendit është në krye të detyrës për të mundësuar ambient demokratik zgjedhor. Spasovski tërhoqi vërejtjen se do të sanksionohet çdo përpjekje për të penguar të drejtën për të votuar. Po ashtu MPB do të dënojë edhe për aktivitete në internet që kanë të bëjnë me ndalimin e të drejtës së votës. Ai gjithashtu rikujtoi se e drejta për të votuar është e paprekshme duke theksuar se fshehtësia e votës është e garantuar. Policia është në detyrë që t’u mundësojë ambient demokratik…

Lexo më Shumë

Enti Hidrometeorologjik i Maqedonisë (EHM) paralajmëron një ndryshim të dukshëm të motit të hënën me ulje të temperaturave dhe erëra të forta, transmeton Anadolu Agency (AA). Siç bën të ditur EHM, në pjesën e parë të ditës së hënë moti do të jetë i ngrohtë, por nga shkaku i një mase të ajrit të ftohtë nga veriu në pjesën e dytë të ditës, do të ketë rritje të vranësirave me kushte për shi të shkurtër në veri dhe perëndim të vendit. Pasditen e së hënës, duke filluar nga veriu i vendit do të fillojë të fryej një erë e fortë…

Lexo më Shumë

Vetëm një javë para mbajtjes së referendumit, në bazë të atmosferës së krijuar, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se një pjesë e elektoratit të partisë opozitare VMRO-DPMNE do të dalë të votojë në referendum edhe pse janë kundër marrëveshjes Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit. Megjithatë, mbetet e paqartë se nëse ky numër i votuesve do të jetë i mjaftueshëm që referendumi të dalë i suksesshëm. “Një pjesë e madhe e tyre (anëtarësisë së VMRO-DPMNE-së) e kanë të qartë rëndësinë e këtij momenti, e kanë të qartë se bëhet fjalë për një çështje shumë serioze që përcakton ardhmërinë e vetë shtetit dhe gjithë…

Lexo më Shumë

Deputeti i partisë qeveritare SYRIZA, Konstantínos Séltsas tha se marrëveshja është pozitive dhe në interes të dy popujve. Në një intervistë për AIM, aj shpreson se të dyja palët suksesshëm do t’i mbarojnë obligimet dhe marrëveshja do të zbatohet, sepse shtetet fqinje duhet të jenë shtete mike. “Marrëveshja e Prespës është avangardë dhe marrëveshje në interes të dy popujve, ka kjo marrëveshje do të kenë përfitimi që të dy shtetet dhe dy popujt në progres të përbashkët në Bashkimin Evropian. Do ta karakterizoja këtë si shumë pozitive dhe personalisht ju uroj dy kryeministrave që kontribuuan në këtë drejtim”, tha deputeti…

Lexo më Shumë

Grup i ri me një numër rekord prej 55 amerikanëve sot do të arrijnë në Maqedoni ku do të shërbejnë si vullnetarë të Korpusit të Paqes do të arrijë sot në vend. Ata do ta ndajnë përvojën dhe njohuritë e tyre duke shërbyer si vullnetarë nëpër shkolla dhe organizata nëpër Maqedoni. Vullnetarët do të priten në aeroport nga Drejtori i Korpusit të Paqes në Maqedoni, Mark Hannafin dhe stafi i Korpusit të Paqes. Gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoni, ata do të punojnë si arsimtarë dhe profesorë të gjuhës angleze, si edukatorë specialë me persona me nevoja të veçanta, në fushën…

Lexo më Shumë

Ljubço Georgievski, ish-kryeministri i Maqedonisë, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë tha se dikur donte të zgjidhte çështjen e emrit me Greqinë dhe nisi një iniciativë, por erdhi në një rezistencë të ashpër prej nga LSDM-ja  e atëhershme opozitare. “Dëshiroj të rikujtoj se unë jam politikan i cili i pari e hapi këtë çështje, me guxim në mënyrë sikurse sot e zgjidh zotëri Zaev. Do të rikujtoj që nga viti 2000, kur isha kryeministër, kishte përpjekje më Simitisin pikërisht këtë emër Perëndimore apo Maqedonia e Epërme ta zgjedhim problemin. Për fat ajo ishte vetëm përdorim ndërkombëtar, nuk duhej…

Lexo më Shumë

Vjeshta në Maqedoni dhe në hemisferën veriore të Tokës fillon sot në orën  03:54 minuta. Në të njëjtën kohë, në hemisferën jugore të Tokës do të fillojë pranvera. Në ditën e parë të vjeshtës, dita do të zgjasë 12 orë e 12 minuta.  Dielli në Shkup do të linë në orën 6 e 20 minuta, ndërsa do të perëndojë në orën 18 e 32 minuta. Për sot meteorologët paralajmërojnë mot me diell dhe të ngrohtë me vranësira mesatare dhe erë të dobët nga drejtim të ndryshueshëm. Temperatura minimale prej 7 deri në 16 gradë, ndërsa temperatura më e lartë do…

Lexo më Shumë

“Më në fund askush në botë nuk do të na kontestojë, nuk do të na ofendojë dhe nuk do të na nënçmojë. Asnjëherë më FYROM. Tashmë jemi maqedonas me popull maqedonas, gjuhë maqedonase”, theksoi Kryeministri dhe Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në tribunën e djeshme të koalicionit “Dil për Maqedoni evropiane” që u mbajt në Radovish. Ai shtoi se ende ekziston debati se a është identiteti i kërcënuar. Ta se gënjeshtrat shkojnë deri në fund. “Nuk dinë çfarë të mendojnë. Disa thonë maqedonas veriorë. Gënjeshtra. Neni 7, pika 2 thuhet se identiteti maqedonas është i vërtetuar me gjuhën, kulturën, kufijtë…

Lexo më Shumë