Author: Hamdi Kumanova

Kryetrari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhafei, sot realizoi takim me ambasadori e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Federatës Ruse, Sergei Bazdnikin, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kryetari Xhaferi, njoftojnë nga zyra e shtypit, i ka dëshiruar mirëseardhje ambasadorit të sapoemëruar Bazdnikin dhe suksese në gjatë kryerjes së punës në këtë funksion me përgjegjësi. Ambasadori Sergei Bazdinkin, thuhen në deklaratë, theksoi se gjatë mandatit qëllimi i tij do të jetë përmirësimi i marrëdhënieve në bashkëpunimin në me Federatës Ruse dhe Republikës së Maqedonisë në fusha të ndryshme me interes të përbashkët dhe tregoi në nevojë për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik dhe…

Lexo më Shumë

Partia Socialdemokrate nga Kosova, i fton të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, që të marrin pjesë në referendumin konsultativ për miratimin e Marrëveshjes së Prespës. Sipas tyre, zbatimi i kësaj marrëveshje midis Maqedonisë dhe Greqisë ka një rëndësi të veçantë për bashkëpunimin e domosdoshëm rajonal, në kushte barazie dhe sipas parimeve të fqinjësisë së mirë. “Dita e 30 shtatorit duhet të jetë një kundërpërgjigje popullore edhe ndaj elitave shoviniste e shtypëse në të dy vendet, të cilat e përdorin që gati 30 vjet çështjen e emrit të Maqedonisë për t’i fshehur dhe legjitimuar politikat e tyre përjashtuese, eksploatuese dhe…

Lexo më Shumë

Për një vit, Maqedonia ka bërë hap serioz në të ardhmen e saj euroatlantike, ka deklaruar profesori Vllado Buçkovski, ish kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes në emisionin në “TV Blumberg” të Bullgarisë. “Referendumi për emrin është moment historik për Maqedoninë, i orientuar në zgjedhjen e inkuadrimit drejt BE-së. Marrëveshja me Greqinë ka qenë mundësia e vetme që të hapim derën e BE-së. E qartë është se mbi 700 mijë qytetarë të Maqedonisë do të votojnë ‘për’, por tani për tani nuk dihet nëse do të bashkohen edhe ata që janë kundër”, ka thënë Buçkovski, transmeton MEDIAL. Ai ka thënë se…

Lexo më Shumë

Në vitin 2016, 38 për qind e qytetarëve të Maqedonisë, midis 25 dhe 64 vjeç, kanë thënë se kanë njohur nga një gjuhë e huaj. Kur bëhet fjalë për njohje të dy gjuhëve të huaja ky numër pëson rënie në 20 për qind, ndërsa vetëm nëntë për qind e qytetarëve të Maqedonisë kanë njohur nga tre ose më shumë gjuhë të huaja, tregojnë të dhënat e fundit të Institutit Evropian për Statistikë, Eurostat, të publikuara me rastin e Ditës Evropiane të Gjuhëve. Maqedonia shënon rezultate më të këqija nga BE-ja në tërësi, por më të mira nga disa vende-anëtare të…

Lexo më Shumë

Pas disa muajsh pune intensive në terren, përfunduan aktivitetet ndërtimore për rregullimin e shtratit të lumit të Likovës në komunën e Likovës. Përfundimi i suksesshëm i punimeve u shënua sot me një vizitë të lokacionit nga Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Luiza Vinton dhe kryetari i komunës së Likovës Erkan Arifi. “Bëhet fjalë për një nga projektet e shumta, të suksesshme, të cilat janë rezultat i bashkëpunimit të frytshëm që Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka me Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në fushën e menaxhimit…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras, në fjalimin e tij në samitin vjetër “Concordia” në New York mes tjerash ka folur edhe për iniciativat në Ballkan, duke përmendur çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Kryeministri grek tha se kontestit të emrit pas pothuajse 3 dekadave po i vjen fundi, ndërsa shtoi se vizioni i Greqisë është që të vendos stabilitet, bashkëpunim dhe prosperitet në rajon, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Kemi marrë iniciativa të rëndësishme që Ballkanin ta bëjmë më stabil, të sigurt dhe pjesë të Evropës. Kemi parë se ekziston mundësi që të tejkalohet kontesti që ishte ferrë për Greqinë dhe…

Lexo më Shumë

Numër rekord i vëzhguesve vendorë dhe të huaj do të jenë në vendvotime të dielën më 30 shtator që ta ndjekin procesin e prononcimit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për çështjen e referendumit. Numri zyrtar nga KSHZ-ja e vëzhguesve vendorë është 11.907, ndërsa vëzhguesve të huaj është 493, ndërsa organizatat ndërkombëtare kanë akredituar edhe 194 përkthyes. Krahas gazetarëve vendorë, referendumin do ta ndjekin edhe gazetarë të huaj. KSHZ ka akredituar 83 gazetarë nga 32 media, por, siç informojnë nga atje, disa gazetarë janë refuzuar për shkak të asaj që kanë parashtruar kërkesë për kreditime pas skadimit të afatit i…

Lexo më Shumë

Situata me referendumin është bardhë e zi. Nuk ka balancë. Vendimi është për standard më të mirë ekonomik dhe për klimë më të mirë biznesi ose stagnim, këtë e tha zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në takim me Odën Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç njoftoi pas takimit vendimi më 30 shtator do të jetë pozitivisht dramatike ose negativisht dramatike për biznesin. “Vendimi që do ta marrim do të jetë pozitivisht dramatike nëse referendumi është i suksesshëm, sepse anëtarësimi në NATO do të thotë stabilitet politik dhe largpamësi, anëtarësimi në BE treg i mbi…

Lexo më Shumë

Fushata për referendumin në Maqedoni po vjen drejt fundit, derisa partitë kanë në dispozicion të mërkurën dhe të enjten për të mbrojtur qëndrimet e tyre para qytetarëve. Derisa partitë e koalicionit “Bashkë për Maqedoninë Evropiane” janë në vlugun e fushatës për të bindur qytetarët për të dalë në votimin “historik’ të së dielës, opozita maqedonase nga ana tjetër edhe pse nuk ka bërë thirrje për dalje apo mosdalje në votime, fushatën e saj po e përmbyll me konferenca për media, me propagandë në rrjetet sociale dhe ndonjë tubim të rrallë ndërsa në epiqendër ka sulmet ndaj marrëveshjes “kapitulluese” me Greqinë.…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate informon qytetarët se gjitha departamentet e punëve administrative do të punojnë edhe të shtunën dhe dielën (29 dhe 30 shtator). Nga MPB thonë se gjitha kërkesat për marrje të letërnjoftimeve (e dëmtuar, vjedhur ose humbur) sipas procedurave ligjore do të miratohen urgjentisht. “Kërkesat për letërnjoftime do të pranohen dhe miratohen urgjentisht duke përfshirë të shtunën (29 shtator) deri në orën 16:30. Menjëherë pas pranimit të aplikimit për letërnjoftim, Departamenti për informatikë do ta përpunojë dhe dorëzojë në sektorin kompetent për distribuim në kohë deri tek Departamenti për punë administrative. Ditën e referendumit…

Lexo më Shumë

Gjykimi për sulmin në Kuvendi më 27 prill vitin e kaluar, ku 33 persona janë të akuzuar për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë, vazhdoi me dëshmimin e polices së Kuvendit Aleksandara Bogoevska – Krstanovska. Ajo tha se me urdhër të shefit të sigurisë së brendshme, pas orës 14:00 ka mbyllur derën e hyrjes. Pas pak kohe, shefi i saj Aleksandar Jankoviq e kanë sjell të lënduar dhe ajo ka mbetur vet në vend të punës, për shkak se të gjithë kolegët tjerë kanë qenë në dhomën e konferencës për shtyp te deputetët e lënduar. Në ora 20:00 e…

Lexo më Shumë

Delegacion i përbërë nga presidenti Gjorge Ivanov dhe zëvendësministri për Punë të Jashtme, Andrej Zhernovski këto ditë marrin pjesë në seancën e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB në Njujork. Edhe pse në një delegacion, Zhernovski është ankuar se ka qenë i injoruar nga Ivanovi. Në profilin e tij në Fejsbuk, ai madje ka thënë se dje në sallën e Asamblesë së Përgjithshme janë ulur në tavolinën e njëjtë me presidentin, por nuk kanë ndarë asnjë fjalë. Ivanov të enjten do të ketë fjalim të vetin para AP-së të KB-së. “President Ivanov, e ardhmja e Maqedonisë është përgjegjësi e…

Lexo më Shumë