Në Tetovë, komuna më e madhe në Pollog, ku të drejtën e votës e kanë 83.093 persona, votimi ka nisur saktë në ora 7 në 117 vendvotimet. Për momentin është duke rrjedhur në një atmosferë të qetë dhe demokratike, transmeton Almakos. Edhe në komunat tjera të Pollogut votimi po realizohet qetësisht. Në rajonin e Tetovës-Gostivarit ku të drejt vote kanë 294.700 votues votohet në 9 komuna. Pas Tetovës, numri më i madh i votuesve është shënuar në Komunën e Gostivarit, gjithsejtë 79.160 qytetar. Votimi zbatohet në 121 vendvotime. Në Komunën Mavrovë-Rostushe ka më pak votues, gjithsejtë 9.672 të cilët kanë…
Author: Hamdi Kumanova
Me kohë janë hapur të gjitha 167 vendvotimet në Kumanovë, informoi kryetari i KSHZ-së, Zvonimir Nikolovski. Për të drejtën e votimit në referendum nga Kumanova janë 92.560 votues, transmeton Almakos. Edhe në Likovë ka nisur votimi, informuan nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Sipas kryetarit të KSHZ Likovë, Lirim Shabani, të drejtën e votës e kanë 25.200 persona që do të votojnë në 36 vendvotime. Në Komunën Nagorican i Vjetër, informoi Dragan Jovanovski, kryetar i KSHZ-së, me kohë janë hapur 38 vendvotime. Në këtë komunë të drejt vote kanë 3363./Almakos/
Moti sot në Maqedoni do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa do të fryjë erë në drejtim të ndryshueshëm. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 9 deri 16 gradë, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 11 deri më 22 gradë Celsius. Në Shkup parashikohet kryesisht mot me diell me vranësira të vogla. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në 18 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë prej 11 deri më 22 gradë Celsius.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve, partive politike dhe simpatizantëve të tyre, që t’i respektojnë ligjet, të distancohen nga prishja e rendit dhe e qetësisë dhe çfarëdo lloj prishje të fshehtësisë së votimit, siç është fotografimi apo xhirimi, informon MEDIAL. “Çdo sjellje në kundërshtim me ligjet, Ministria e Brendshme nuk do ta tolerojë dhe do të veprojë në përputhje me ligjet. Ministria e Brendshme do të ndërmarrë gjithçka që është e nevojshme që të dielën më 30 shtator qytetarët në mënyrë të qetë dhe pa pengesa ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për deklarimin e lirë të…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) apelon tek të gjitha organet zgjedhore, që përfshihen në procesin e organizimit dhe zbatimit të Referendumit 2018, punën e tyre ta përfundojnë në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme, në pajtim me procedurat ligjore. Vëzhguesit e akredituar, gjatë kryerjes së vëzhgimit, siç theksojnë nga KSHZ-ja, janë të detyruar që të respektojnë rregullat dhe procedurën nga Kodeksi për vëzhgim të referendumit 2018 dhe në mënyrë konsekuente t’i zbatojnë rregulloret ligjore që dalin ka ky Kodeks. Vëzhguesit janë të detyruar t’i njohin dhe respektojnë dispozitat e Kodit Zgjedhor, Ligjit për referendum dhe forma të tjera të prononcimit të drejtpërdrejtë…
Në zyrën e Avokatit të Popullit nesër, në ditën mbajtjes së referendumit, nga ora 7:00 deri në ora 19:00 do të funksionojë linja telefonike falas 0800-54321, ku qytetarët mund të paraqesin çfarëdo shkelje të së drejtës së votës dhe shprehjes së lirë të mendimit të tyre. Hapur për qytetarët do të jenë edhe shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Tetovë, Kërçovë, Kumanovë, Manastir, Shtip dhe Strumicë, me qëllim që t’u ndihmohet në realizimi dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Qytetarët krahas zyrave, si dhe linjën telefonike falas, mund t’i mbrojnë të drejtat e tyre dhe të paraqiten…
KSHZ akreditoi 11.907 vrojtues, 493 vëzhgues të huaj, si dhe 83 gazetarë të huaj. KSHZ, njoftoi në konferencën e parë për shtyp që janë hapur 10 linje telefonike falas, ku votuesit mund të paraqesin shqetësimet e tyre. 0800 555 44 është numri falas telefonit ku qytetarët mund të drejtohen.
Në orën 7:00 janë hapur zyrtarisht kutitë e votimit për referendumin për çështjen e emrit të shtetit, të cilat do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Të drejtë vote anë 1.806.336 votues, të regjistruar në Listën Zgjedhore. Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka akredituar 11.907 vëzhgues vendor, 493 vëzhgues dhe 194 përkthyes të huaj. Përveç vëzhguesve dhe gazetarëve vendor, KSHZ njoftoi se ka akredituar edhe 83 gazetarë nga 32 media ndërkombëtare, ndërsa shumë te tjerë janë refuzuar pasi kanë aplikuar jashtë afatit ligjor. Nga organizatat vendore, referendumin do ta vëzhgojnë Shoqata për iniciativa dhe politika qytetare, Lidhja e Shoqatave të…
Komisioni i përkohshëm i formuar nga Prokuroria Publike e R.M. do t`i ndjek parregullsitë e mundshme gjatë organizimit dhe zbatimit të referendumit, transmeton Almakos. Në Komision janë të anëtarësuar nga një prokuror publik nga katër prokuroritë e larta dhe një prokuror nga Prokuroria Themelore Publike Shkup. Qëllimi i këtij komisioni është që të potencohet lufta kundër veprave penale të lidhura me procesin zgjedhor dhe votimin dhe të jap kontribut në parandalimin e parregullsive. Nga ky Komision thuan se nëse opinioni sheh parregullsi gjatë votimit t`i dërgojnë ankesat në adresën [email protected]/Almakos/
Ministria e punëve të brendshme i njofton qytetarët se në të gjitha repartet për punë administrative do të punojnë edhe sot ( 30 shtator 2018), transmeton Almakos. Të gjitha kërkesat për lëshimin e letërnjoftimeve, sipas procedurës ligjore do të miratohen urgjentisht në të gjitha repartet regjionale për punë administrative në ministrinë e punëve të brendshme, vetëm nëse bartësi nuk posedon dokument biometrik. “Sot në ditën e referendumit, repartet për punë administrative do të punojnë vetëm për dhënien e letërnjoftimeve nga ora 7 në mëngjes deri në ora 19 në mbrëmje”, informuan nga MPB-ja./Almakos/
Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski i thirri qytetarët që të paraqiten në numrin 192 nëse hetojnë se persona të paautorizuar fotografojnë gjatë votimit në referendum, transmeton Almakos. Ai apeloi që nëse qytetarët hetojnë se fotografia e tyre publikohet në rrjetet sociale ta paraqesin në adresën [email protected] Në rast të thyerjes së lirisë së përcaktimit të votuesve, vepra e përshkruar në nenin 160 nga Kodi Penal, është paraparë dënim me burg deri në një vit. Në rast të shkeljes së fshehtësisë së votimit, sipas nenit 163, është paraparë dënim deri në gjashtë muaj. Nëse veprën e kryen anëtari i…
Ngjarja e fundit me vdekjen e zjarrfikësit Goran Janevski i cili gjatë intervenimit për shuarjen e flakëve në komunën e Gazi Babës ndërroi jetë, ka tronditur jo vetëm familjarët por edhe kolegët e tij, shkruan gazeta KOHA. Intervenimi kirurgjik paraprak dhe sëmundja kronike nga e cila kishte vuajtur zjarrfikësi i ndjerë Janevski, mendohet se e kanë komplikuar edhe më shumë gjendjen e tij shëndetësore gjatë intervenimit për shuarjen e zjarrit, si pasojë e të i cilës ai ndërroi jetë. Komandanti i togut të zjarrfikësve, Bashkim Miftari për gazetën Koha kishte deklaruar se është tepër i revoltuar me statusin e tyre…

