“Bisedimet parainkuadruese për hyrjen e Maqedonisë në NATO fillojnë zyrtarisht të enjten dhe të premten në Bruksel, me vizitën e anëtarëve të Komitetit për integrim në NATO dhe të Komitetit punues për integrim në selinë e Aleancës ku do të takohen me përfaqësues të saj, të cilat do të jenë të kyçura në procesin e vërtetimit të harmonizimit të vendit me standardet e NATO-s. Me këtë sesion të bisedimeve në Bruksel, Maqedonia de fakto e hap fazën e fundit në raportet me NATO-n para anëtarësimit në Aleancë për çka vendit mori ftesë në Samitin në korrik në Bruksel këtë vit”.…
Author: Hamdi Kumanova
Ministrat e kabinetit qeveritar në Maqedoni i kanë hedhur poshtë raportet në shtypin vendas sipas të cilave kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev është shprehur i gatshëm për kompromise të dhimbshëm siç do të ishte falja e sulmit të 27 prillit ndaj ligjvënësve në Parlament. Mediat i kanë keqkuptuar fjalët e tij deklaroi ministri pa portofol përgjegjës për diasporën, Edmond Ademi. Thirrja e Zaevit për pajtim kombëtar sipas Ademit nuk nënkupton në asnjë mënyrë një aministi. “Gjyqet që përfshijnë episodin e dhunshëm të prillit të kaluar nuk kanë lidhje me apelin për pajtim, deklaroi ministri.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Sasho Vasilevski si i dyshuar për përfshirje në dhunën e 27 prillit në Kuvend, me vendim të Këshillit Penal do të mbrohet në liri. Për ta shfuqizuar masën e burgut shtëpiak Vasilevski si garanci ka ofruar rreth 400 mijë euro dhe pronë të patundshme njofton Portalb.mk. “Këshilli Penal për krim të organizuar dhe korrupsion në kuadër të Gjykatës Themelore Shkupi 1 –Shkup, me vendim në kuadër të propozimit të S.V i akuzuar në lëndën KOK nr. 40/18 lidhur me ngjarjet nga 27.04.2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ka sjellë vendim me të cilën e ka miratuar ofertën…
Për shkak të mungesës së të pandehurit Aleksandar Brajkovski gjykimi për lëndën e PSP-së “Dhuna në Qendër” është anuluar për më 29 tetor. I pandehuri në gjykatë ka dorëzuar parashtresë me të cilën i njofton se në atë periudhë ka pasur të caktuar seancë në Komunën e Gazi Babës, në të cilën ai është këshilltar. Prokurorja Fatime Fetai, tha se shkaqet për mungesë të Aleksandrit nuk janë të justifikuara dhe janë me qëllim të zvarritet gjykimi. Ajo propozoi që gjykatësi të urdhërojë arrestim të detyrueshëm edhe atë menjëherë. Avokati Boro Tasevski, tha se kërkesa e PSP-së është e pabazë sepse…
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ka refuzuar kërkesën e VMRO-DPMNE-së që t’i mundësojë fjalim para deputetëve liderit të kësaj partie, Hristian Mickoski, transmeton Portalb.mk. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev e lexoi kërkesën e partisë, por Xhaferi tha se nuk ekziston mundësi e tillë në Rregullore që do të mund ta ftojë Mickoskin. Përveç kësaj, Xhaferi reagoi edhe për faktin që letra nuk është dërguar te kryetari i Kuvendit. “Nëse keni ndonjë kërkesë ose ndonjë letër për Xhaferin dorëzojeni në adresën në fshatin Forinë ku jeton ai. Këtë që po e flisni ju nuk ka lidhje me Rregulloren. Së pari,…
Me qëllim të mbrojtjes së dëshmitarit të rrezikuar S1 dhe identitetit të tij kryetarja e këshillit gjyqësor, Dobrila Kacarska e përjashtoi publikun nga seanca e sotme për ngjarjet në Kuvend më 27 prill. Gjykatësja Kacarska në seancën e stome lejoi praninë vetëm të OSBE-së dhe një përfaqësuesi të Ambasadës së SHBA-së. Para fillimit të seancës gjykata e pranoi kërkesën e Prokurorisë Publike për mënyrën e posaçme të marrjes në pyetje të dëshmitarit të rrezikuar, si dhe kërkesën e mbrojtjes të mundësohet pauzë pas marrjes së drejtpërdrejtë në pyetje nga Prokuroria Publike për përgatitjen më të mirë të mbrojtjes për marrjen…
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me Karl Johan Hedberg dhe Edin Çollak, përfaqësues të “Suedisë së Biznesit”, roli i të cilëve është të eksplorojë dhe promovojë potencialet e biznesit për kompanitë suedeze. “Maqedonia dhe Suedia kanë marrëdhënie jashtëzakonisht pozitive dhe miqësore politike, që paraqet potencial të gjerë për bashkëpunim të dy ekonomive”, theksoi Osmani në takim, duke theksuar aktivitetet e shtetit suedez si në progresin e integrimit evropian dhe euroatlantik të vendit, ashtu dhe në ndihmën e drejtpërdrejtë bilaterale që Suedia siguron për Maqedoninë. “Maqedonia është në fillim të fazës së fundit të anëtarësimit të plotë në Bashkimin…
Ka vazhduar trendi negativ në tregun e telefonisë celulare. Me 1.98 milionë përdorues aktiv në fund të çerekut të parë të vitit 2018, është shënuar rënie prej 0.98 deri 1.78 për qind në periudhën brenda një viti. Sipas të dhënave të Agjencisë për Komunikime Elektronike, depërtimi është 95.81 për qind e popullsisë, që paraqet rënie prej 1.85 për qind për një vit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga numri i përgjithshëm, 953.963 kanë qenë përdorues me parapagesë (-6.15%), 779.811 kanë qenë përdorues me kontratë (+4.58%) dhe 254.603 kanë qenë përdorues afarist me kontratë (-3.60%). Numri i linjave fikse është 366.436, që është…
Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së Mitko Jançev, në një intervistë për “Deutsche Welle” ka ftuar deputetët e Kuvendit që të amnistojnë të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit. Ai thotë se me ngritjen e dorës (votë) mund të lirohen personat të cilët sipas tij, më 27 prill në eufori dhe pa qëllim kanë bërë marrëzira. “Thirrjen e Zaevit unë e kuptova si amnisti. Dhe hajde ta bëjmë atë amnisti. T’i lirojmë njerëzit, të cilët në eufori të 27 prillit, pa qëllim ose organizim, bënë marrëzira. Kjo punë duhet të përfundojë në Parlament, me ngritjen e dorës për amnisti të të gjithëve. Unë kështu do…
“Pas referendumit të pasuksesshëm rreth 15 miq të mi deputetë, mes të cilëve edhe unë janë ftuar nga ana e PSP-së për lëndë të ndryshme dhe mendoj se me këtë tregohet se Prokuroria Speciale ka qëllimin e saj politik, gjegjësisht gjithë këto raste dhe procedura kanë për qëllim të shtyjnë disa deputetë të votojnë kundër vullnetit të popullit, “pro” ndryshimeve kushtetuese”. Këtë e deklaroi deputeti Antonio Milloshoski, pasi është marrë në pyetje nga ana e PSP-së për rastin “I fuqishmi”, duke shtuar se më e rëndësishme se gjithçka është të respektohet vullneti i popullit. “Lëndët nuk do t’i komentoj, por…
Drejtorja ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut Uranija Pirovksa, duke komentuar deklaratën e mbrëmshme të kryeministrit Zoran Zaev, thotë se duke marrë parasysh nevojën për të siguruar dy të tretën e shumicës parlamentare për ndryshimet kushtetuese, kryeministri në deklaratën e tij qartë ofron amnisti për pjesëmarrësit në dhunën në Kuvend më 27 prill, njofton Portalb.mk. “Unë nuk e di çka domethënë pajtim nacional, në kushte kur të gjithë e dimë se po zgjidhet çështje në mes deputetëve e cila do të thotë ose shkuarje në zgjedhje ose votim të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend. Nuk e di, ne…
Përmes sekretarit të përgjithshëm të partisë, Igor Janushev, OBRM-PDUKM-ja e ka hedhur poshtë ofertën për amnesti, të cilën kryeministri Zoran Zaev e ka ofruar nga Kuvendi i Maqedonisë. Sipas tij, para se gjithash kërkohet drejtësi për rastet gjyqësore të ish-funksionarëve të kësaj partie politike. Janushev shprehet se në bazë të argumenteve do dëshmive, paanshëm institucionet duhet të sjellin vendim të drejtë për të akuzuarit. Me vendosmëri, Janushev tha se nuk bëhet fjalë për amnesti, dhe se kërkohet drejtësi për raste të fabrikuara dhe të montuara. https://www.facebook.com/a1onmk/videos/273367139953917/

