Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri grek Aleksis Cipras e pranoi dorëheqjen e ministrit të Punëve të jashtme, Nikos Koxias dhe i shprehu falënderim për kontributin e tij në Qeveri dhe për vendin në 3,5 vitet e gjysmë, kumtoi Kabineti i kryetarit të Qeverisë greke. Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Ministrinë e Punëve të Jashtme do ta ndërmarrë kryeministri i Greqisë “që të ndihmojë me të gjitha forcat në përfundimin me sukses të Marrëveshjes së Prespës”. MIA paraprakisht publikoi se Koxias sot ia ka dorëzuar dorëheqjen e tij kryeministrit Cipras.

Lexo më Shumë

Në vitin 2006 në Maqedoni u soll ligj nga Ministria e atëhershme e Shëndetësisë me të cilin disa motra medicinale u detyruan të transferohen nëpër firma private. Ligji parashihte kthimin e tyre serish në institucionet shtetërore shëndetësore, nëse ordinancat në të cilat punojnë do të mbyllen. Në vitin 2017 kur ligji u shfuqizua, këto motra medicinale mbetën pa punë, ndonëse me përvojë disavjeçare. Të tillë ka edhe mjek të rinj të cilët largohen nga puna për arsye të mbylljes së ordinancave në të cilat punojnë, tha kryetarja e unionit të infermiereve. TV21 kërkoi qëndrim nga ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe…

Lexo më Shumë

Derisa pjesa tjetër e rajonit dhe Evropës janë larg nesh, Republika e Maqedonisë shënon regres si në planin ekonomik ashtu edhe në atë shoqëror, thuhet në reagimin e Qendrës për komunikime të VMRO-DPMNE-së. “500 mijë qytetarë në Republikën e Maqedonisë jetojnë në varfëri. LSDM është fajtore e drejtpërdrejt për këtë gjendje, pasi mbi një vit e gjysmë nuk bën asgjë në drejtim të përmirësimit të jetës së qytetarëve, por gjithçka bën vetëm e përkeqëson situatën në shtet”, thuhet në kumtesë. Vërtetim, shtohet më tej, për paaftësinë e qeverisë mbërriti edhe nga Forumi Ekonomik Botëror, i cili e rangoi shtetin në…

Lexo më Shumë

Maqedonia i fillon negociatat me NATO-n, deputetët ta sigurojnë anëtarësimin përmes miratimit të ndryshimeve kushtetuese, theksojnë nga LSDM. Republika e Maqedonisë i filloi negociatat inkuadruese për anëtarësim në Aleancën e NATO-s. Fjala është fjalë, nga një shtet i robëruar deri para dy vitesh, sot Maqedonia fillon një proces për anëtarësim të plotë në NATO, kurse me vendosmëri hapëron edhe drejtë BE-së nëpërmjet procesit të filluar të skriningut. Suksesi i procesit të reformave i filluar nga Qeveria e udhëhequr nga  LSDM është njohur nga të gjitha vendet anëtare të Aleancës si plotësim i standardeve të nevojshme për integrimin e plotë në NATO. Maqedonia hyn në…

Lexo më Shumë

Këshilli i Gjykatës Penale për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka refuzuar ankesën e PSP-së kundër vendimit të gjyqtarit të procedurës së mëhershme për përcaktimin e masë së kujdesit për ish-kryetarin e Komunës së Koçanit, Ratko Dimitrov dhe pronarit të “Noel eksport import” Tome Glavçev, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Këshilli Penal i Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Gjykatën Themelore Shkupi 1, duke vepruar sipas ankesës së Prokurorisë Speciale Publike të ngritur kundër vendimit të gjyqtarit nga procedura paraprake, ka marr vendim sipas të cilës ankesën e Prokurorisë e ka refuzuar, ndërsa e konfirmon vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake”, thuhet…

Lexo më Shumë

Deputetja e Partisë Socialiste e cila është në koalicion me VMRO-DPMNE-në, Vlladanka Aviroviq do të votojnë për ndryshimet kushtetuese me qëllim që t’i japë mundësi procesit për anëtarësim në BE dhe NATO, mëson “Makfax”, nga burimet e afërta me deputeten, njofton Portalb.mk. Ajo nuk do të heq dorë nga e drejta për diskutim në Kuvend, ashtu siç e kanë bërë grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Pritet që gjatë ditës së sotme, ajo zyrtarisht ta sqarojë qëndrimin e saj. Djali i deputetes, Vasilie Aviroviq u dënua në rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Trust”. Ai duhet që të mbajë burg 3 vjet, pasi…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme debatoi për iniciativën e ngritur për nenin 8-a, paragrafi 1, alineja 4 në pjesën :”ose procedurë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës” nga Kodi Zgjedhor, ndërsa do të vendoset në seancën e ardhshme. Neni kontestues parasheh “që nga dita e sjelljes së vendimit për shpalljen e zgjedhjeve në Kuvend deri në përfundimin e zgjedhjeve, domethënë përderisa vazhdon procesi zgjedhor, nuk mund të fillojë procedurë për punësimin e personave të rinj ose procedurë për ndërprerje të marrëdhënies së punës në institucione shtetërore dhe publike, ndërsa procedurat e filluara pezullohen përveç se në raste urgjente”. Propozues…

Lexo më Shumë

Deputetët e VMRO-DPMNE-së të ndarë për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Disa pranojnë se nuk do të votojnë e disa të tjerë heshtin deri në ditën e votimit. Deputetja opozitare Daniella Rangellova tha se nuk do të votojë dhe se ky është vendim i saj personal. Mendoj se 100 herë e kam thënë a duhet përsëri ta përsëris. Unë ju tregova se nuk do të votojë. Nuk kam presion për votim por kam kërcënime nëpër rrjetet sociale”. – u shpreh Daniella Rangellova – Deputet e VMRO-DPMNE-së Deputetë Pance Minov dhe Emil Dimitriev si duket ende nuk e kanë ndarë mendjen nëse do…

Lexo më Shumë

Prokuroria dhe mbrojtja sot e morën në pyetje dëshmitarin e mbrojtur në gjyqin për dhunën në Kuvend më 27 prill. Ajo se çfarë është përgjigjur nuk mund të dihet ose të përcillet sepse trupi gjykues edhe sot vendosi ta përjashtojë publikun nga seanca. Përjashtim u bë vetëm për misionin vëzhgues të OSBE-së, për shkak të statusit të veçantë dhe protokollet e sigurisë sipas të cilëve vepron organizata. Vendimi për përjashtimin e publikut nuk u prit mirë as nga gazetarët, por as nga organizatat që i ndjekin raste gjyqësore të profilit të lartë. “Kur bëhet fjalë për dëshmitar të mbrojtur, ka…

Lexo më Shumë

NATO do të nisë formalisht bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë më 18 tetor. Ky veprim vjen edhe pse referendumi i 30 shtatorit për ndryshimin e emrit të Maqedonisë – kusht i vënë nga Greqia për të mos e bllokuar rrugën e Shkupit drejt aleancës – nuk e ka kaluar pragun prej 50% për të qenë i vlefshëm. Megjithatë, mbi 90% e atyre që kanë dalë në referendum, kanë votuar për ndryshimin e emrit në Maqedoni e Veriut. Këtë marrëveshje, Maqedonia dhe Greqia e kanë arritur në qershor, në përpjekje për t’i dhënë fund kontestit 27-vjeçar. Qysh në vitin 1991, kur…

Lexo më Shumë

NTP -Shkup kumtoi se prej të premtes (19.10.2018) hiqen linjat sezonale 58 (Qendra transportuese – Jabollc, Breznica e Re) dhe 69 (Qendra transportuese – Dilve, Bllaca e Katllanovës, Kozhlle). Linjat 58 dhe 69 janë sezonale dhe funksionimi i tyre është përcaktuar me Vendimin për transport publik të udhëtarëve në Qytetin e Shkupit.

Lexo më Shumë

Ka dhënë dorëheqjen ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias. Mediat fqinje njoftojnë se kreu i diplomacisë greke ka paraqitur dorëheqjen ditën e sotme tek shefi i qeverisë. Mësohet se shkak për këtë vendim të papritur është bërë një mosmarrëveshje me ministrin e Mbrojtjes Panos Kammenos. Burimet i thanë “Kathimerinit” se Kotzias ishte i pakënaqur për faktin se kryeministri Alexis Tsipras nuk e mbështeti atë kundër sulmeve nga Kammenos, i cili është gjithashtu partner i vogël i koalicionit. Sipas të njëjtit burim, gjatë takimit të kabinetit të së martës Kammenos akuzoi Kotzias për keqmenaxhimin e fondeve sekretet të ministrisë së Jashtme,…

Lexo më Shumë