Të burgosurit e burgut në burgun e Shutkës do të bëjnë voluntarizëm te Kopshti zoologjik. Drejtorët e Kopshtit zoologjik dhe Entit ndëshkimor-përmirësues “Shkupi”, Gjorgji Galletanovski dhe Gjoko Kotevski, sot nënshkruan memorandum për bashkëpunim. “Me këtë e fillojmë projektin për risocializimin dhe edukimin e personave të dënuar për vepra penale më të lehta. Të burgosurit do të voluntojnë në mirëmbajtjen e higjienës, pastrimit, rregullimin dhe renovimin e strofullave. Kopshti zoologjik është i hapur për bashkëpunim me të gjithë entet shtetërore dhe institucionet”, thotë drejtori i Kopshtit zoologjik, Gjorgji Galletanovski. Nga Kopshti zoologjik shtojëse gjatë muajve të kaluar është rritur numri i…
Author: Hamdi Kumanova
Përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë morën pjesë në grupin e punës për ndryshime dhe plotësime të Kodit Penal, ku u shqyrtuan rekomandimet e SHGM-së për ndryshime të Kodit Penal në pjesën për mbrojtje të gazetarëve dhe punëtorëve mediatik gjatë kryerjes së obligimeve të tyre profesionale. Drejtori i SHGM-së, Dragan Sekullovski kërkoi futjen e veprave të reja penale në Kodin Penal siç janë: “Parandalimi i gazetarëve në kryerjen e detyrave të tyre profesionale” dhe “Sulmi mbi gazetarëve gjatë kryerjes së obligimeve të tyre profesionale”, gjegjësisht plotësimin e dispozitave ekzistuese në ligjin që kanë të bëjnë me kërcënime dhe sulme…
Angazhohemi që t’i përmirësojmë kushtet për punë në Armatë, tha sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cila mori pjesë në stërvitjen “Shkëlqimi i Maqedonisë 14” në poligonin e armatës, Krivollak, së bashku me shefin e SHM të ARM-së, gjeneral majori Vasko Gjurçinovski. “Edhe krahas asaj se edhe armata e jonë ballafaqohet me shumë sfida, realisht, sipas vlerësimeve të të gjithëve në NATO, kjo ishte pjesa për të cilën ishim mirë të përgatitur, për të cilin kishim edhe rezultate dhe për çka kemi krijuar besim. Kjo është rezultat i angazhimit shumëvjeçar të të gjithë juve nga Shtatëmadhoria, deri te të…
Pasi u largua nga Kuvendi për rreth një orë, ish kryeminsitri Nikolla Gruevski është kthyer sërish dhe pritet të merr pjesë në seancën për ndryshimet kushtetuese. Gruevski, njëherësh edhe deputet i Kuvendit, lëshoi ambientet e shtëpisë ligjvënëse, pa u përshëndetur me asnjë nga kolegët. Kjo shihet në inçizimet e TV21.
Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Serbëve, Ivan Stoilkoviq tha se “Kuvendi ngjan si treg kafshës”. Këtë ai e shkroi në profilin e tij në “Facebook” duke përshkruar situatën në Kuvend, përderisa pritet të bëhet votimi për fillimin e procedurës për ndryshimet kushtetuese. Stoilkoviq është deputet në koalicionin e OBRM-PDUKM-së. Përndryshe, zyrtarisht nga Kuvendi njoftuan se seanca do të fillojë në orën 15:00, por e njëjta akoma nuk ka nisur dhe deputetët nuk janë të pranishëm në sallë./Telegrafi/
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale sot e prezantoi reformën në mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve në Maqedoni. Nevoja për reformën si dhe efektet e pritura nga zbatimi i saj që duhet të fillojë nga viti i ardhshëm, Carovska e elaboroi para ekspertëve nga 42 vende-anëtare të AD HOK Komitetit për romë. “Me reformën vendosim program për të ardhura të garantuara minimale, që do të mundësojë mbështetje financiare për të gjithë personat që jetojnë nën linjën e varfërisë. Qëllimi i kësaj të ardhure është që t’u sigurojmë mjete të mjaftueshme për jetë dinjitoze, t’i inkuadrojmë në shoqëri, por edhe të…
Gjergj Dedaj tashmë edhe zyrtarisht është ambasador i Kosovës në Maqedoni. Lajmin se presidenti maqedonas Gjorge Ivanov ka nënshkruar dekretin për misionin diplomatik të Dedajt në Shkup e ka bërë të ditur ky i fundit me anë të një postimi në Facebook, transmeton Alsat M. “Do jem Ambasador i devotshëm dhe dinjitoz, i Kosovës në Maqedoni! Falënderoj Presidentin Thaçi, për dekretimin tim, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplote i Republikës se Kosovës ne Shkup, si dhe një falënderim për Presidentin e Republikës së Maqedonisë Ivanov, për nënshkrimin e dekretimit tim, në këtë mision të rëndësishëm shtetëror”, ka shkruar Dedaj.
Bashkë me kryeministrin grek, Aleksis Cipras, ne mbetemi plotësisht të vendosur për perspektivën e një Ballkani të ri të shekullit XXI, ku miqësia do të rritet, bashkëpunimi do të zgjerohet dhe ne do të kontribuojmë në një përmirësim të rritjes ekonomike dhe të zhvillimit të vendeve tona, deklaroi kryeministri maqedonas, Zoran Zaev. “Kjo do të rritë prosperitetin dhe lumturinë e qytetarëve grekë dhe maqedonas, çka do të çojë në zgjerimin e transaksioneve tregtare, investimeve të reja dhe të standardeve më të larta ekonomike”, theksoi Zaev. Zaev tha se në një bisedë telefonike homologu i tij grek e kishte përditësuar për…
Eurokomesari Johanes Han në vazhdën e seancës plenare, ka deklaruar se këto ditë janë vendimtare për ardhmërinë e Maqedonisë, dhe se deputetët duhet të votojnë “për” ndryshimet kushtetuese, që parashihen me marrëveshjes e Prespës, transmeton Portalb.mk. “Këto janë ditë vendimtare për Maqedoninë. Deputetët të votojnë “për” marrëveshjen historike të Prespës, e cila i hap dyert e shtetit për integrim euroatlantik. Ky është votim për ardhmërinë e shtetit, dhe perspektivave pozitive për qytetarët”, tha Han.
Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot në rend dite e kanë pasur pikën për të vendosur rreth marrëveshjes me Greqinë, të nënshkruar më 17 qershor të këtij viti, marrëveshje kjo që duhet të ndryshojë emrin e vendit në Maqedonia e veriut. Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, njëherësh edhe deputet i Kuvendit, ka lëshuar ambientet e shtëpisë ligjvënëese e ndërkohë nuk është përshëndetur me asnjë nga kolegët, shihet në inçizimet e TV21. Në Kuvendin e Maqedonisë të pranishëm janë pjesa më e madhe e deputetëve, si dhe kryeministri Zoran Zaev. Në sallë ku mbahet seanca plenare në vendet e tyre janë…
Gjykata e Apelit sot ka dorëzuar vendim në Gjykatën Themelore Shkupi 1, përmes të cilit ka pranuar ankesën e Krsto Mukoskit për të dalur nga burgu shtëpiak dhe të gjykohet në liri. Ndaj Mukoskit, i cili është mesin e të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, Gjykata e Apelit i ka vendosur vetëm masat e përkujdesit, gjegjësisht marrjen e pasaportës dhe detyrim që rregullisht të paraqitet në gjykatë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Më herët edhe dy deputetët tjerë të OBRM-PDUKM-së, Sasho Vasilevski dhe Ljuben Arnaudov u liruan nga burgu shtëpiak duke ofruar garanci në para, që të…
Ministria e Ekonomisë dhe Universiteti “Nëna Terezë” nga Shkupi prej sot do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëfinancim për park teknologjik në kuadër të universitetit. Marrëveshjen do ta nënshkruajnë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe rektori i Universitetit “Nëna Terezë”, Azis Pollozhani. Bashkëfinancimi i parkut teknologjik të Universitetit “Nëna Terezë” është në pajtim me masën për mbështetje financiare për themelim të parkut të ri teknologjik në kuadër të universiteteve në Maqedoni si pjesë e Programit për konkurrencë, inovacione dhe sipërmarrësi 2018.

