Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, nëpërmjet në postimi në Tuitter, ka përshëndetur votimin e mbrëmshëm për fillimin e procedurës për hapjen e ndryshimeve kushtetuese. “Një vendim shumë i rëndësishëm i Kuvendit dhe një porosi e qartë i orientimit euro-atlantik. Sllovenia mbështet fuqishëm fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s”, thuhet në reagim. MFA SLOVENIA ✔@MZZRS #Macedonia: a very important decision of the Parliament #Sobranie and a clear message of the Euro-Atlantic orientation. #Slovenia strongly supports the beginning of the accession negotiations of #Macedonia on the #EU and #NATO path. @govSlovenia @SLOinMK @SobranieMK @VladaMK…

Lexo më Shumë

Ne jemi larg nga ajo ku duam të jemi. Por ne e dimë rrugën, shkruajti mbrëmë në rrjetin social “Twitter”, shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov. “Ne jemi larg nga ajo ku duam të jemi. Por ne e dimë rrugën. Çdo hap është dhe do të jetë një sfidë e madhe. Për të gjithë ne. Por Maqedonia vendosi të qëndrojë në këmbë, të rregullojë kokën dhe të ecë përpara. Në fund, do të bëhet! Dhe kur të shikojmë prapa, do të jemi krenarë”, shkruajti Dimitrovi në “Twitter”.

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur votimin në parlamentin maqedonas i cili i hap rrugë ndryshimeve kushtetuese. “Përzemërsisht përshëndes këtë hap dhe ndryshimet e pritshme kushtetuese, proces që do të na bashkojë edhe si aleatë rreth vlerave të përbashkëta euroatlantike.” shkruan Basha në një postim në twitter “Mbrëmë parlamenti i Maqedonisë i hapi rrugën ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë anëtarësimin e saj në NATO. Përzemërsisht përshëndes këtë hap dhe ndryshimet e pritshme kushtetuese, proces që do të na bashkojë edhe si aleatë rreth vlerave të përbashkëta euroatlantike”. Me 80 vota pro Kuvendi i Maqedonisë miratoi mbrëmjen e së premtes,…

Lexo më Shumë

Ministri shtetëror për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Roth e ka përshëndetur votimin e mbrëmshëm në Kuvend për nisjen e procedurës për ndryshimet kushtetuese, njofton Portalb.mk. “Lajme të mrekullueshme. Shtetësia përpara lojërave partiake! Kuvendi i Maqedonisë me dy të tretat ka votuar për Marrëveshjen e Prespës. Hap i madh përpara drejt BE-së dhe NATO-s. Përgëzime deri te Zoran Zaev, Nikolla Dimitrov, Bujar Osmani dhe të gjithë miqtë nga Maqedonia”, shkruajti Roth.

Lexo më Shumë

Ish ministri i Punëve të jashtme, Nikos Koxias ka deklaruar se është i lumtur për vendimin e Kuvendit të Maqedonisë që të fillojë procedurën për ndryshimin e Kushtetutës, njofton Portalb.mk. “Përjetoj paradoks. Japë dorëheqje, ndërkaq njëkohësisht ndjehem i gëzuar”, ka deklaruar Koxias gjatë dorëzimit të sotëm të funksionit kryeministrit Aleksis Cipras, i cili prej tani do të udhëheq me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Lexo më Shumë

Ndërmjetësuesi për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic e ka përshëndetur vendimin e Kuvendit për fillimin e procedurës për ndryshimet kushtetuese në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës, njofton Portalb.mk. Në deklaratë për VOA, Nimic thotë se veçmas ka qenë i impresionuar nga fryma demokratike e qytetarëve, por edhe nga ajo, siç sqaron, sistemi demokratik ka funksionuar në mënyrë efektive dhe të përgjegjshme. “Shpresoj se hapat e ardhshëm do të zhvillohen lehtë që të mbarojë ky proces. I inkurajoj të gjithë liderët partiakë që bashkë në mënyrë konstruktive që ta finalizojnë marrëveshjen dhe të vazhdojnë me implementimin e së njëjtës”, thha…

Lexo më Shumë

Mbrëmë Kuvendi i Maqedonisë me 80 vota “për” dhe 39 “kundër” e ka miratuar vendimin për hapjen e ndryshimeve kushtetuese për të implementuar Marrëveshjen e Prespës dhe me 75 vota “për” ka vendosur që Qeveria si propozues i ndryshimeve më së voni në afat prej 15 ditëve të përgatit propozim amendamente të Kushtetutës dhe t’i dorëzojë deri te Kuvendi. Vendi do të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe hyn në fuqi menjëherë, njofton Portalb.mk. Paraprakisht, ndihmës-sekretari shtetëror i SHBA-së Methju Palmer, nga Forumi i Sigurisë në Beograd dërgoi porosi deri te liderët e Maqedonisë se patjetër duhet të ngritën mbi ndarjet politike, pasi që,…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas votimit për ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë. Ai e ka quajtur një hap të rëndësishëm shprese për rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s e Bashkimit Europian. Në një status në Facebook, kreu i shtetit shqiptar përgëzoi kryeministrin Zaev për përpjekjet në këtë drejtim. “Votimi në Kuvendin e Maqedonisë pro nismës për ndryshimet kushtetuese është një hap i rëndësishëm, shprese e besimi se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE është në rrugën e duhur. E përgëzoj qeverinë e Kryeministrit Zaev për përpjekjet e vendosura në këtë drejtim dhe të gjithë…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski shumë shpejt pritet të jetë prapa grilave, kjo pasi Gjykata e Apelit në Shkup ka konfirmuar dënimin prej dy vitesh për keqpërdorim të detyrës zyrtare për blerjen e një “Mercedesi” për Qeverinë. Apeli konfirmimin për dënimin ndaj Gruevskit e dërgoi në Gjykatën Penale, e cila ka autorizuar që i njëjti të dërgohet në burg pas tetë ditës (27 tetor, e shtune). Ish-kryeministri pritet që dënimin prej dy vitesh ta vuaj në një burg i cili cilësohet me të burgosur të tmerrshëm. Bëhet fjalë për burgun e Shutkës (Shkup) lagje e komunitetit rom, transmeton Indeksonline Vlen…

Lexo më Shumë

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgël, e ka përshëndetur unitetin e Kuvendit të Maqedonisë i cili hap rrugën drejt BE-së dhe NATO-s. Vajgël theksoi se pa dyshim se rruga drejt vendimit të anëtarëve të Kuvendit ishte “dramatik” dhe i “ngushtë”, por deputetët i “mbrojtën interesat vitale të qytetarëve të Maqedonisë”. “Njohje e veçantë shkon për përfaqësuesit e opozitës të cilët ndërmorën përgjegjësi dhe të cilët, pavarësisht presionit dhe kërcënimeve ndaj partisë së tyre, e mbështetën ardhmërinë evropiane dhe euroatlantike të shtetit të tyre”, shkroi Vajgël. Raportuesi kujtoi se pesë vite me radhë e mbështetë Maqedoninë dhe konsideron se…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Fqinjësi të Mirë, Federika Mogerini dhe eurokomesari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johanes Han, nëpërmjet deklaratës së përbashkët e kanë përshëndetur vendimin e mbrëmshëm të Kuvendit për hapjen e procedurës për ndryshimet e Kushtetutës, njofton Portalb.mk. “Kuvendi i IRJ Maqedoni ka bërë shumë hap të rëndësishëm drejt zbatimit të Marrëveshjes së Prespës nëpërmjet votimit për fillimin e procedurës për ndryshime kushtetuese. Tani presim procedurat nacionale për zbatimin e Marrëveshjes që të vazhdojnë pa anulime, drejt miratimit të ndryshimeve kushtetuese”, thuhet në deklaratë.

Lexo më Shumë

Ambasadori i SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë, Jess Baily ka përshëndetur votimin e mbrëmshëm për fillimin e ndryshimeve kushtetuese siç kërkohet me marrëveshjen e Prespës. “Urime për Kuvendin e Maqedonisë për votimin e iniciativës për ndryshimet kushtetuese siç kërkohet me marrëveshjen e Prespës. Deputetët që kaluan partitë treguan kurajo dhe lidership për te siguruar pjesëmarrjen e Maqedonisë ne perëndim, në NATO dhe BE”, shkruan ambasadori Baily.

Lexo më Shumë