Për një vit e gjysmë (nga viti 2017 deri në qershor të vitit 2018), në Gjykatën Penale të Shkupit janë anuluar gjithsej 672 gjykime, prej të cilave 650 u anuluan në Njësitin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për shkak të mungesës së prokurorëve, tregojnë të dhënat e publikuara për “Makfax” të cilat i mori nëpërmjet qasjes së lirë deri tek informacionet me karakter publik. Nga Njësia e Shkupit thonë se, “ju informojmë se pas kontrollimeve të kryera në sistemin AKMIS është konstatuar se në periudhën e sipërpërmendur për shkak të mungesës së prokurorëve publik në Njësinë e Krimit të…
Author: Hamdi Kumanova
Rusia nuk e pranon ndryshimin e emrit. Pas votimit në Kuvendin e Maqedonisë, nëpërmjet profit në rrjetin social “Twitter” të ambasadës ruse, Rusia dërgoi një mesazh ku thotë se e pranon Maqedoninë nën emrin e saj kushtetues dhe se këtë qëndrim nuk do ta ndryshoj. “Rusia e ka njohur Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues më shumë se para 26 vjetësh dhe nuk do ta ndryshon qëndrimin e saj”, shkruan në profilin e ambasadës ruse në Shkup.
hefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti e ka cilësuar si vendim të rëndësishëm votimin pro ndryshimeve Kushtetuese në Maqedoni, për të cilin thotë se është një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkim Evropian. Hoti po ashtu ka thënë se Maqedonia është duke u bërë një vend i qëndrueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon. “Si në Maqedoni, ashtu edhe në Malin e Zi, shqiptarët po e ruajnë kursin pro evropian të këtyre dy vendeve”, ka shkruar Hoti në Facebook. Postimi i plotë: Maqedonia në rrugë të mbarë Kuvendi i Maqedonisë dje ka bërë një votim…
Pas votimi dje në Kuvend ku 80 deputetë votuan për pranimin e propozimit të qeverisë për aderim në ndryshimet kushtetuese në përputhje me marrëveshjen me Greqinë, pritet që pastaj, secila nga katër amendamentet që do të ndërhyhet në Kushtetutën e Maqedonisë, të përgatitura nga Qeveria, do të kontrollohen nëpërmjet dy komisioneve në Kuvendi, ku seancat debatuese për secilën prej tyre mund të zgjasë deri në tri ditë. Sapo Kuvendi të konfirmoj një draft për çdo amendament, hapet diskutim publik në të cilin deputetët mund të paraqesin ndryshimet në amendamentet. Gjithashtu, kërkesa e ndryshimeve kushtetuese kryhet në dy komisione, pas së…
Ish ministri Xhevdet Hajredini ka shprehur habinë e tij me ish drejtuesit shqiptar që përkrahnin Nikolla Gruevskin në largim nga NATO dhe BE-ja se si sot gëzohen për ndryshimet kushtetuese, transmeton Almakos. “Ai i cili plotë tetë vite me radhë e dëgjoi dhe e ndihmoi ish-kryeministrin Nikolla Gruevskin, që Maqedoninë ta largojë nga perëndimi e t’ia afrojë Rusisë,pastaj ta robërojë shtetin, t’i partizojë të gjithë institucionet shtetrore, të mos zbatohet regjistrimi i popullsisë, të lulzojë krimi dhe korrupsioni si gati askund në Evropë, nga buxheti i shtetit në kundërshtim me çfardo ligji, me paratë e popullit, të paguhen mijëra votues…
LSDM paralajmëron se nga dita e hënë do të fillojnë me procedurat dhe përgatitjet për formimin e komisionit parlamentar për pajtim nacional, që ishte edhe një nga kërkesat e grupit të deputetëve nga VMRO-DPMNE të cilët mbështetën nevojën për ndryshime kushtetuese. Deputeti i LSDM-së, Kostandin Kostandinov në konferencën e parë pas votimit të mbrëmshëm vetëm konfirmoi fillimin e procedurës nga fillimi i javës së ardhshme, por nuk shpalosi detaje duke thënë se duhet pritur zhvillimin e gjithë procesit. Kostandin Kostandinov, LSDM “Presim që nga e hëna ti qasesmi formimit të një trupi të tillë që do të çojë deri te…
Mbrëmë, qeveria hyri në një aventurë të rrezikshme që të shkojë kundër vullnetit të popullit të saj të shprehur në referendumin më 30 shtator, thotë Janko Baçev nga partia “Maqedonia e Vetme”, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Populli maqedonas dhe shumica e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë më 30 shtator kanë deklaruar qartë se nuk duan anëtarësimin në NATO dhe nuk duan të ndryshojnë emrin, identitetin, historinë dhe traditën e popullit maqedonas”, tha Baçev. Ai tha se partia “Maqedonia e Vetme” në një deklaratë publike më 2 tetor, paralajmëroi se janë në lojë 2 milionë euro për deputet. “Për fat të keq,…
Vota “për” u solli policinë në derë. Shtëpitë e deputetëve nga Ohri, Sasho Vasilevski dhe Luben Arnaudov janë nën mbrojtje të rreptë nga policia. Edhe në Vevçan të Strugës policia e mbikëqyr shtëpinë e Krsto Mukjovski. Nga MPB kanë vlerësuar se deputetët janë nën kërcënim, pasi dje votuan dhe i mbështetën ndryshimet kushtetuese. Rastësi apo jo, pjesa më e madhe e deputetëve që dolën kundër qëndrimit partiak të VMRO-DPMNE-së dhe nuk votuan kundër, janë nën akuzë serioze dhe kundër tyre ka procese aktive në Prokurorinë e rregullt por edhe në Prokurorinë speciale. https://youtu.be/OfKYPw7t20I
Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti ka komentuar vendimin e Kuvendit për ti hapur rrugë ndryshimeve kushtetuese dhe integrimit të vendit në NATO dhe BE. “Përtej antagonizmave dhe ndarjeve politike, përkushtimi ynë i përbashkët politik dhe strategjik sapo hapi një rrugë drejt kauzës europiane, drejt ndërtimit të vlerave perëndimore, për një të ardhme më të sigurtë të kësaj gjenerate dhe të gjeneratave pas nesh përkrah BE dhe NATO-s. Ta gëzojmë fillimin e një kapitulli të ri, ku shqiptarët ishin dhe do mbeten faktor kyç të këtij procesi, ata meritojnë të trajtohen të barabartë në të gjitha segmentet dhe vendimarrjet…
Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos mbrëmë në rrjetin social “Twittet” ka shkruar në lidhje ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë. “Kush do ta mendonte se në sistemin evropian të vlerave dhe demokracisë ata që nuk votuan sipas urdhrave janë të burgosur, ndërsa të dëgjuarit fitojnë bonuse nga dy milionë euro para të zeza. Jam i turpëruar”, shkruan Kammenos në Twitter.
Kuvendi e solli vendimin historik me të cilin Maqedonia zgjodhi ardhmëri në vend të izolimit. Rruga drejt NATO-s dhe BE-së është e pastër, ndërsa për atë meritë më të madhe kanë qytetarët, por edhe 80 deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të cilët me procedurë demokratike u thanë stop ndarjeve dhe e çuan Maqedoninë drejtë unifikimit kombëtar, thekson LSDM. Mickoski, Gruevski dhe udhëheqja e VMRO-DPMNE-së mbrëmë edhe njëherë dëshmuan se janë figura anti-perëndimore dhe anti-maqedonase të cilët Maqedonisë i sjellin vetëm të këqija, kriminalitet dhe varfëri. Qytetarët dhe shumica parlamentare i kthyen shpinën të keqes të udhëhequr nga Mickoski. Maqedonia zgjodhi…
Votimi tregoi se Maqedonia mund të gjejë forca të mjaftueshme për të vazhduar procesin e zbatimit të marrëveshjes së Prespës, e cila është kusht për integrimin tonë, tha Bllagoja Zashov, diplomat, ish-ambasador dhe nënkryetar i Kuvendit në intervistë për “Faktor”. Ai thotë se opozita e tanishme është e ngurtë dhe mendon vetëm për interesat e saj dhe si të fitojë pushtet. “Më duhet të them se pamja që pashë në Kuvend ishte dëshmi se ka forca në partinë e OBRM-PDUKM-së që duan të ndalojnë procesin demokratik dhe me presion dhe shantazh të ndalojnë parlamentarët që të deklarohen lirshëm. Kjo, nga…

