Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe tha sot në Kongresin e partisë se të tjerët e shohin Maqedoninë si pre, si territor për të sunduar, teksa ne e shohim si shtëpi. “Ne ofrojmë diçka tjetër, nivel, ndryshe. Duhet të ofrojmë strehim nga kjo çmenduri. Platforma dhe programi ynë është një marrëveshje me çdo qytetar. Ne ofrojmë një ekonomi dinjitoze, patriotizëm ekonomik, një model ekonomik në të cilin figura qendrore është personi dhe nevojat e tij. Një strategji ekonomike që përqendrohet në atë se si paratë që paguani në buxhet mund t’ju kthehen përsëri, përmes pagave më të larta, arsimit më të…
Author: Hamdi Kumanova
Projektligji i ri për mbrojtje nga duhani parasheh masa për rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe mbështetje për ndërprerjen e varësisë. Mesazhi që po e dërgojmë është se sistemi u ndihmon duhanpirësve të heqin dorë nga duhani, pa u stigmatizuar, shpjegon ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu. Parashihen obligime ligjore për zbatimin e programeve parandaluese për lënien e duhanit, këshillime dhe edukime, si dhe mbështetje e gjithanshme gjatë procesit të largimit nga kjo varësi. “Varësia nga nikotina paraqet problem mjekësor dhe të shëndetit publik. Është e dëshmuar se parandalimi është më efektiv dhe më pak i kushtueshëm se trajtimi, prandaj…
Ministri i Drejtësisë Igor Filkov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me Kodin Zgjedhor, deklaroi se në Ministrinë e Drejtësisë ende nuk kanë arritur nominime për formimin e grupit punues. “Janë dërguar dy shkresa zyrtare drejt Kuvendit. Njëra më 31 dhjetor 2025 dhe tjetra më 20 janar. Presim që Kuvendi t’i përgjigjet kërkesës sonë, me të cilën kërkojmë të nominohen nga dy përfaqësues të partive parlamentare dhe deputetëve të pavarur, pas çka do të formohet grupi punues që do t’i qaset përgatitjes së Kodit Zgjedhor”, theksoi ministri Filkov. Ai shtoi se Kodi Zgjedhor është një zgjidhje ligjore…
Më 23.01.2026 në ora 16:40 në SP Tetovë, një banore 40-vjeçare e Tetovës ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj I.A.(50), i cili pas sulmit i ka drejtuar kërcënime për jetën, i ka marrë para, telefonin celular dhe dokumentin e udhëtimit, pas së cilës është larguar nga shtëpia. Ndaj personit është shpallur kërkim për shkak të dyshimit për lëndim trupor dhe rrezikim të sigurisë.
Arsimi është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë. Pa arsim cilësor nuk mund të zhvillohemi si shoqëri dhe të forcohemi si shtet. Prandaj po i rrisim mjetet që i investojmë në shkolla të reja dhe salla sportive, në pajisje dhe mjete teknike, në digjitalizim dhe në mundësi për shfrytëzimin e teknologjive bashkëkohore në mësimdhënie. Magjia vërtet qëndron në dije, veçanërisht në një kohë kur po rriten sfidat globale. Përgjigjja më e mirë është t’i kthehemi arsimit dhe të theksojmë se secili mund të kontribuojë që ai të jetë më cilësor, qoftë si mësimdhënës, prind, kompani me përgjegjësi shoqërore apo organizatë…
Ushtria amerikane njoftoi të premten se kishte kryer një sulm vdekjeprurës ndaj një mjeti lundrues të akuzuar për kontrabandë droge në Paqësorin lindor, duke shënuar sulmin e parë të njohur që nga arrestimi i presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro gjatë një operacioni në fillim të këtij muaji. Komanda Jugore e ushtrisë amerikane (U.S. Southern Command) bëri të ditur në rrjetet sociale se anija ishte “e përfshirë në operacione të trafikut të drogës” dhe se në sulm u vranë dy persona, ndërsa një tjetër mbijetoi. U theksua se Roja Bregdetare është njoftuar për të nisur një operacion kërkimi dhe shpëtimi…
Më 23.01.2023, rreth orës 05:55, në rrugën rajonale Sveti Nikollë – Probishtip, zyrtarë policorë nga Sveti Nikollë ndaluan një automjet të drejtuar nga M.P. (32) nga Probishtipi, pas informacioneve operative të mëparshme se ai po lëvizte drejt Sveti Nikollës me qëllim kryerjen e një vepre penale. Pas ndalimit të automjetit, M.P. doli nga mjeti dhe filloi të sillej në mënyrë agresive dhe të papërshtatshme ndaj zyrtarëve policorë, duke sulmuar fizikisht njërin prej tyre. Ndaj tij u krye testimi i alkoolit, me ç’rast u konstatua se kishte 2,38 promil alkool në gjak. Në koordinim me prokurorin publik, ndaj…
Pas katër ditësh debat, Gjykata e Krimeve të Rënda e Meurthe-et-Moselle e dënoi sërish Liridon Berishën, 27-vjeç, me burgim të përjetshëm për vrasjen e partneres së tij, Stephanie Di Vincenzo, e cila u godit me thikë në mes të rrugës në Hayange (Moselle), natën mes 23 dhe 24 majit të vitit 2021. Dënimi u shoqërua me një periudhë pa të drejtë lirimi me kusht prej 18 vitesh. Në vitin 2024, në shkallë të parë, dënimi ishte shoqëruar me një periudhë pa të drejtë lirimi me kusht prej 22 vitesh, maksimumi i paraparë, raporton AFP, transmeton Klankosova.tv. Viktima u…
Një shofer është privuar nga liria në rrugën rajonale Shën Nikollë – Probishtip, pasi ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor dhe ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Siç informojnë nga MPB, dje (23.01.2023), rreth orës 05:55, zyrtarë policorë nga Sveti Nikolla ndaluan një automjet të drejtuar nga M.P. (32) nga Probishtipi, pas informatave operative se i njëjti po lëvizte drejt Sveti Nikollës me qëllim për të kryer një vepër penale. Pas ndalimit të automjetit, M.P. doli nga mjeti dhe filloi të sillet në mënyrë të pahijshme dhe agresive ndaj zyrtarëve policorë, me ç’rast sulmoi fizikisht njërin prej tyre. M.P.…
Lidhja Social Demokratike sot do ta mbajë Kongresin e 31-të në Shkup në hotelin Aleksandar Pallas. Sipas informacioneve nga LSDM-ja, Kongresi do të ketë një pjesë të hapur dhe një pjesë pune. Në fillim, do të ketë një pjesë të hapur të Kongresit, pas së cilës do të pasojë edhe fjalimi i kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe. Pas kësaj do të vijojë një pjesë pune e Kongresit. Kujtojmë se ditë më parë Filipçe theksoi se kritikat aktuale ndaj tij dhe partisë vijnë nga, siç tha ai, “individë që janë shantazhuar ose blerë”, duke shtuar se anëtarët dhe mbështetësit e…
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me mjegull në disa lugina në mëngjes. Gjatë natës do të ketë reshje lokale shiu dhe në male borë. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa përgjatë lumit Vardar erë mesatare nga juglindja.
Drejtori i Librave Amë, Faton Fazliu, ka njoftuar se një pjesë e shërbimeve më të kërkuara të Librave Amë tani mund të kryhen online, duke shmangur pritjet dhe radhët në sportele. “Një ndryshim që prek përditshmërinë e secilit qytetar. Qytetarët nuk duhet të humbin kohë për dokumente bazë”, ka theksuar Fazliu. Përmes portalit uslugi.gov.mk, qytetarët mund të marrin lehtësisht dokumente si: Certifikata e lindjes, Certifikata e martesës, Certifikata e vdekjes, Vërtetim për gjendje martesore të lirë. Drejtori Fazliu nënvizon se ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një administrate më funksionale, më afër qytetarëve, ku stresi…

